E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Bashkitë u futën në kolaps, por Inceneratori i Tiranës kap fitime 7.4 milionë euro, me normë rekord prej 47% 

Korrieri nga Korrieri
03.02.2025
në Aktualitet
A A
Bashkitë u futën në kolaps, por Inceneratori i Tiranës kap fitime 7.4 milionë euro, me normë rekord prej 47% 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Me disa muaj vonesë, Integrated Energy BV SPV, kompania që ka koncesion inceneratorin e Tiranës ka dorëzuar bilancin e vitit 2023, ku rezulton se kompania ka arritur një fitim para taksave prej 7.4 milionë euro, me një normë fitimi (fitim para taksave/ardhurave) rekord prej 47%, ose gati gjysmën e parave që ajo ka arkëtuar, duke përpunuar mbetjet e bashkive dhe depozituar dhera e inerte nga entet private.

Nga 31 korriku 2023, inceneratori ka qenë në sekuestro Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, teksa nisi hetimi nga SPAK për abuzim dhe pastrim parash.

Nga bilanci rezulton se kompania ka realizuar të ardhura totale prej 1.57 miliardë lekësh (15.7 mln euro) në 2023, me një rënie prej 43% në krahasim me vitin e mëparshëm, kur arkëtimet totale ishin 2.7 miliardë lekë. Tkurrja i dedikohet faktit që kompania nuk ka raportuar të ardhura nga kryerja e punimeve të investimit sipas kontratës së koncesionit, që në 2022 kishin qenë 1 miliardë lekë. Sipas përshkrimit në bilanc, këto të fundit janë të ardhura nga procesi i autofaturimit të investimeve në zbatim të kontratës mëmë koncesionare.

Në 2023, ky zë ishte vetëm 109 milionë lekë. Sipas raportit të pasqyrave financiare, niveli i ulët i investimeve të realizuara lidhet me faktin se subjekti ka pasur detyrime të mbartura që kanë krijuar situata bllokuese financimi si nga fitimet e realizuara por edhe nga burime të tjera financimi, pasi statusi aktual “Sekuestro preventive” ka ngrirë marrëdhëniet me bankat si financuese të mundshme të projektit.

Të ardhurat kryesore në 2023-n inceneratori i ka gjeneruar nga “shërbimi i përpunimit të mbetjeve urbane, dhera dhe inerte” për bashkitë Tiranë, Durrës, Vorë, Kavajë, që kanë kapur vlerën e 1.16 miliardë lekë (gati 12 mln euro), të ndjekura nga “shërbimi i përpunimit të mbetjeve urbane, dhera dhe inerte për Entet private”, me vlere 257 mln lekë (2.6 mln euro).

Bashkitë u futën në kolaps, inceneratori normë fitimi 47%

Në vitin 2023 Bashkia e Kavajës dhe ajo e Durrësit çuan 27 për qind të shpenzimeve të përgjithshme për pastrimin e mbetjeve, dhe kishin peshën më të lartë të shpenzimeve për këtë zë nga të gjitha bashkitë e tjera, sipas relacioneve të buxheteve përkatëse. Bashkitë u vunë në vështirësi për shkak të shumës së lartë që duhet të paguanin për heqjen e mbeturinave, duke u detyruar të kërkonin ndihëm nga qeverisja qendrore.

Në Bashkitë e tjera, shpenzimet për mjedisin nuk zënë më shumë se 10% të totalit, me Tiranën që e ka këtë tregues në 10% dhe Elbasanin, në 3.3%, sipas të dhënave nga Co-Plan.

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen e mjedisit erdhi pas mbylljes së depozitimit të Porto Romanos dhe dërgimit të mbetjeve në inceneratorin e Sharrës në Tiranë. Bashkia e Durrësit, sipas burimeve të saj, gjeneron çdo ditë rreth 200 tonë mbetje, ose rreth 70 mijë tonë në vit. Sipas kontratës, që qeveria ka me koncesionarin e plehrave në Sharrë, kosto e depozitimit të mbetjeve është 29.05 euro/ton për të gjithë kohëzgjatjen e koncesionit. Pra çdo vit, Bashkisë së Durrësit do t’i duhen të paktën 2 milionë euro në vit vetëm për pagesën e koncesionarit.

Në kontrast me vështirësitë e bashkive, inceneratori i Tinanës, përmes tarifave të depozitimit, arrin të gjenerojë një normë fitimi të lartë nga “shërbimi i përpunimit të mbetjeve urbane, dhera dhe inerte”, që në vitin 2023 sollën 74% të të ardhurve totale të incenerarit. Fitimi para taksave në 2023 ishte 741 milionë lekë, me një normë fitimi prej 47%, që është më e larta e deklaruar ndonjëherë, që fillimi i aktivitetit.

Që nga viti 2018, kompania ka realizuara fitime para taksave në një total prej 3.2 miliardë lekësh (32 milionë euro) dhe të ardhura prej 12 miliardë lekësh (rreth 120 milionë eurosh).

Sipas vendimit për miratimin e pasqyrave financiare, në vitin 2023, fitimi i këtij viti (610 milionë lekë neto) është vendosur të qëndrojë në llogarinë fitime të pashpërndara për shkak të gjendjes së administrimit të shoqërisë sipas vendimit Nr. 95 date 28.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Inceneratori ka gati 9 mln euro kredi, probleme me borxhet

Sipas raportit të pasqyrave financiare, në 2023 u përmirësua situata me bankat për kreditë e marra, pasi janë shlyer këstet e prapambetura të kredive dhe nuk ka këste të palikuiduara. Gjithsesi, niveli i lartë i kredive, konkretisht në vlerën 887.5 milionë lekë, e ekspozon subjektin para riskut të kredive dhe flukseve monetare, thuhet në raport. Subjekti ka dhe akt marrëveshje për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura tatimore.

[1] Shoqëria për punimet dhe investimet që kryen në zbatim të kontratës së koncensionit dhe anekseve përkatëse të saj lidhur me volumetritë dhe çmimet perkatese kryen vetëfaturimin e  punimeve dhe investimeve të cilat merren në të ardhura dhe në shpenzime për koston përkatëse të tyre./BIRN

Para

Rama “dush të ftohtë” drejtuesve të qarqeve: Bindni emigrantët të marrin pjesë e të votojnë PS-në në zgjedhjet e 11 majit 

Pas

E BUJSHME/ Erzen Breçani përdori PIN-in e Nuredin Dumanit në SKY ECC

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shëndelli drejt përjashtimit nga tenderat/ Mashtroi me letrat, KPP përmbys fituesin e tenderit 2.2 mln euro për ujësjellësin e Përrenjasit

Shëndelli drejt përjashtimit nga tenderat/ Mashtroi me letrat, KPP përmbys fituesin e tenderit 2.2 mln euro për ujësjellësin e Përrenjasit

29.09.2026
10.4k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.3k
“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

03.10.2026
10.3k
“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

29.09.2026
10.4k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k
Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.