E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Miliardat e çiftit Veliaj, nga fustanet e bizhutë e Ajolës te vilat dhe çantat me para te shtëpia e Mirton Likës

Korrieri nga Korrieri
10.02.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Miliardat e çiftit Veliaj, nga fustanet e bizhutë e Ajolës te vilat dhe çantat me para te shtëpia e Mirton Likës
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Nga skema e korrupsionit që çoi në burg Erjon Veliajt tërheq menjëherë vëmëndjen luksi i shfrenuar dhe shpenzimet marramendëse që ka kryer bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, si dëshmi e një standarti jetese ekstravagant ku jetojnë pushtetarët tanë. Ndër shumat e parave që tërheq vëmendjen janë gati 900 mijë euro blerje të veshjeve online dhe të bizhuterive të Ajola Xoxës në katër vitet e fundit.

Me një llogari të thjeshtë, rezulton se bashkëshortja e Veliajt shpenzonte rreth 220 mijë euro në vit vetëm bizhuteri dhe veshje, të paktën nga ato që ka zbuluar SPAK deri tani. Në njoftimin që shpërndau në media, SPAK tha se “Ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja A. X., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë, ose gati 900 mijë euro.

“Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të” shtoi Prokuroria e Posaçme. Paratë vinin nga biznesmenë, kryesisht ndërtues që duke derdhur shuma të konsiderueshme parash tek kompanitë dhe OJF e Ajola Xoxës, përfitonin leje ndërtimi nga Erjon Veliaj. Kjo skemë ryshfeti ka çuar para dyerve të SPAK edhe disa prej ndërtuesve të njohur në Tiranë, si Gent Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bejtashi etj.

Janë paratë e tyre që siguronin një nivel jetese prej sheikësh në familjen Veliaj, të cilëve u është sekuestruar edhe një vilë në Qerret të Kavajës.

Nuk janë të vogla edhe shumat që SPAK ka zbuluar në llogaritë bankare dhe paratë kesh të çiftit Veliaj-Xoxa që duket se shpenzimet e përditshme i mbanin të fshehura në një kasafortë në zyrat e kompanisë së Ajola Xoxës “Partners Law”.

Gjatë kontrollit që kryen aty, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit gjetën një shumë prej 95 mijë eurosh, shumica e tyre prerje 500 euro. Përveç eurove, janë gjetur rreth 15 mijë dollarë dhe 665 mijë lekë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar pranë zyrave të “P. L.” shpk, administruar nga shtetësja A. X., e cila është njëkohësisht dhe pronare e vetme, janë gjetur në një kasafortë dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të hollash, prej 95,350 Euro (shumica prej tyre prerje 500 euro), 14,900 USD dhe 665,000 Lekë” thuhet në njoftimin e SPAK.

Në bankë, çifti kishte edhe llogari të tjera të majme. Vetëm tek “Intesa Sanpaolo Bank” dhe “Banka Kombëtare Tregtare”, në emër të Ajola Xoxës dhe shoqërive të lidhura me të, u gjetën 869 mijë e 149 Euro, thotë SPAK

Shifrat e çmendura të blerjeve dhe paratë kesh që mbanin në kasafortë vizatojnë një dyshe tjetër nga ajo që dukej në publik. Përtej fasadë, Erjon Veliaj dhe Ajola Xoxa notonin në para korrupsioni dhe as nuk janë ruajtur fare për t’i fshehur paratë e përfituara nga ryshfeti.

Hetimet për pasurinë e Erjon Veliajt nisën nga një denoncim që bëri një person anonim i quajtur Nesti Angoni, i cili zbuloi lidhjet mes kryebashkiakut dhe skemës së pastrimit të parave të mikut të tij, Elman Abule.

Erjon Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë ankimuar në gjykatë sekuestrimet e telefonave dhe të parave.

Pak kohë më parë, pasi mësoi për provat që kishin prokurorët, Veliaj tha se kontrollet në shtëpinë e tij ishin kryer pa një vendim gjykate. Ai u ankua për “intimidim dhe dhunë agresive” që prokurorët kanë shfaqur ndaj tij dhe bashkëshortes, Ajola Xoxa.

Madje Veliaj bëri një krahasim që përdoret rëndom nga opozitarët, sipas të cilit, SPAK punon me metodat e Sigurimit të Shtetit.

“Personat e thirrur me cilësimin “persona në dijeni” janë përballur me qasje kërcënuese dhe dhunë të stilit “sigurims”, duke u detyruar përmes presioneve dhe frikësimit të dëshmojnë kundër vetes” thuhet në pikën 4 të deklaratës.

Javët e fundit, kryeministri Rama u pa në disa aktivitete të përbashkëta me Erjon Veliajn. Madje, pas kontrollit që SPAK kreu në shtëpinë e Veliajt, Rama tha se linçimi publik që po i bëhet kryebashkiakut dhe familjes së tij është i neveritshëm. /korrieri

Para

Arrestimi i Veliajt, mblidhet me urgjencë grupi parlamentar i Partisë Socialiste

Pas

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Nga Kategoria

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Çmimet rriten sërish, goditja më e fortë në dy vitet e fundit

Leku forcon peshën në banka, “kalon” euron! BSH: Rriten depozitat, dominon monedha vendase

30.09.2026
10.4k
“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

01.10.2026
10.4k
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

02.10.2026
10.4k
Largohet Topi/ Spahiu emëron bashkëshorten e Vangjel Tavos në krye të FSDKSH

Largohet Topi/ Spahiu emëron bashkëshorten e Vangjel Tavos në krye të FSDKSH

29.09.2026
10.4k
Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

Albgaz, paraziti që tret përfitimet e Shqipërisë nga TAP në rroga militantësh

01.10.2026
10.4k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.