E mërkurë, 14 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Von der Leyen njofton planin “Riarmatimi i Europës” 

Korrieri nga Korrieri
04.03.2025
në Botë, Slider
A A
Von der Leyen njofton planin “Riarmatimi i Europës” 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi sot një plan, që ajo e quajti “Rarmatimi i Evropës”, të cilin ajo do ta paraqesë në takimin e udhëheqësve të vendeve të Bashkimit Europian këtë javë. Komentet e saj pasojnë përpjekjet në rritje të Bashkimit Europian për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë. Njoftimi shkaktoi një rritje të aksioneve të kompanive europiane të prodhimit të armëve.

Presidentja e Komisionit të Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen tha sot se do të informojë vendet anëtare të martën për planet për të forcuar industrinë europiane të mbrojtjes dhe aftësitë ushtarake të BE-së.

“Nesër do të informoj vendet anëtare përmes një letre për planin Riarmatimi i Europës. Nuk ka asnjë dyshim se ne kemi nevojë për një rritje masive në mbrojtje. Ne duam paqe të qëndrueshme, por paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm përmes forcës, që fillon me forcimin e vetes sonë”, tha ajo.

Udhëheqësit e Bashkimit Europian do të zhvillojnë bisedime urgjente të enjten për të siguruar mbështetje ushtarake për Kievin dhe për të përgatitur një force paqësore për dislokim të mundshëm në Ukrainë.

Njoftimet për rritjen e shpenzimeve në fushën e mbrojtjes, shkaktuan një rritje të aksioneve të kompanive të prodhimit të armëve në Evropë.

Monedha europiane Euro u forcua, duke shënuar një rritje në tregun e këmbimit të valutave kundrejt dollarit, ndërsa investitorët u dyndën në tregun europian të aksioneve, ku një indeks i kompanive të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes “.SXPARO” arriti nivele rekord.

Evropa është përballur me trysni për të shpenzuar më shumë për sigurinë e saj pas sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës tre vjet më parë dhe nevoja për të vepruar është bërë urgjente, pasi europianët, përfshirë Ukrainën, janë lënë mënjanë në bisedimet midis Uashingtonit dhe Moskës.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi të dielën se palët në bisedime për të formuar qeverinë e re të Gjermanisë po shqyrtojnë krijimin e një fondi të mbrojtjes.

Në mesditë, aksionet në kompaninë më të madhe të mbrojtjes në rajon “BAE Systems” u rritën me rreth 15%, ndërsa ato të kompanisë gjermane “Hensoldt”, e cila prodhon sisteme elektronike për avionët luftarakë “Eurofighter”, u rritën me 22%, duke arritur në një nivel rekord.

Aksionet e prodhuesit të tankeve “Leopard 2”, “Rheinmetall” u rritën me 12%, ato të kompanisë italiane të mbrojtjes “Leonardo” me 11% dhe aksionet e kompanisë më të madhe europiane të teknologjisë së mbrojtjes “Thales” u rritën me rreth 13%.

Analistët e kompanisë “JPMorgan” thonë se ngjarjet e dy javëve të fundit kanë “forcuar” tezën e tyre për një cikël riarmatimi të Evropës.

Bashkimi Europian beson se 500 miliardë euro investime janë të nevojshme gjatë dekadës së ardhshme. Por rritja e shpenzimeve të mbrojtjes në nivel 3% të prodhimit të brendshëm do të kërkonte gati 200 miliardë euro në vit më shumë./VOA

Para

Ngordhin mijëra pula, ferma e kompanisë REA’s në karantinë, nisin HETIMET

Pas

Pas përplasjes me Zelenskin, Trump pezullon të gjitha ndihmat ushtarake për Ukrainën 

Nga Kategoria

Ervin Demo sheh vetëm policët e dhunuar, por jo studentët që u përballën me dhunën e policisë
Aktualitet

Ervin Demo sheh vetëm policët e dhunuar, por jo studentët që u përballën me dhunën e policisë

13.10.2026
10.4k
Tre orë përplasje para Ministrisë së Arsimit, studentët vijojnë protestën, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion
Aktualitet

Tre orë përplasje para Ministrisë së Arsimit, studentët vijojnë protestën, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion

13.10.2026
10.4k
Investigimi i Financial Times: Si u rrëzua ish-shefi i shërbimit sekret të Gjermanisë
Aktualitet

Investigimi i Financial Times: Si u rrëzua ish-shefi i shërbimit sekret të Gjermanisë

12.10.2026
10.4k
U kap me 38 kg të “bardhë” në Francë, dëbohet me 3 vite burg violinisti shqiptar
Aktualitet

U kap me 38 kg të “bardhë” në Francë, dëbohet me 3 vite burg violinisti shqiptar

12.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese

09.10.2026
10.4k
Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

Doktor ChatGPT: Si po e ndryshon IA marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit

10.10.2026
10.4k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.4k
Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me rradhë!

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me rradhë!

09.10.2026
10.4k
“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim

“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim

08.10.2026
10.4k
Ngriti Spanjën në “këmbë” dhe “rrëzoi” qeverinë e Sanchez, ndërron jetë e moshuara që u bë simbol i protestave

Ngriti Spanjën në “këmbë” dhe “rrëzoi” qeverinë e Sanchez, ndërron jetë e moshuara që u bë simbol i protestave

08.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Nafta është kthyer në luks për shqiptarët/ Paguajmë 7 herë më shumë se holandezët dhe 2 herë më shumë se rajoni

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

10.10.2026
10.4k
Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: Ja e vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë

09.10.2026
10.4k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.4k
Ulsi Manja në delir: E patë si u bëmë dje grusht të bashkuar? Mund të bëjmë edhe 90 vota, por s’na duhen tani

Ulsi Manja në delir: E patë si u bëmë dje grusht të bashkuar? Mund të bëjmë edhe 90 vota, por s’na duhen tani

10.10.2026
10.4k
Studimi: 1 në 8 raste të kancerit në botë lidhet me infeksionet, shumë prej tyre të parandalueshme

Studimi: 1 në 8 raste të kancerit në botë lidhet me infeksionet, shumë prej tyre të parandalueshme

11.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes shkaktoi aksident nën efektin e alkoolit sipas Policisë

Si doli Martin Mane nga qelia pas aksidentit, policia: Shkaktoi aksident nën ndikimin e alkoolit. Gazetarja Klodiana Lala zbulon detajet

17.01.2025
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.