E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

“Më telefonoi Flamur Noka, i thashë…”, Dash Sula zbulon pse dështuan negociatat me PD dhe Lapajn 

Korrieri nga Korrieri
18.03.2025
në Aktualitet
A A
“Më telefonoi Flamur Noka, i thashë…”, Dash Sula zbulon pse dështuan negociatat me PD dhe Lapajn 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka rrëfyer në emisionin ‘Debat’ në A2 CNN, se përse dështuan negociatat për të qenë kandidat i koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ në zgjedhjet e 11 majit.

Sula tha se fillimisht nuk ka qenë kurrë në listën e PD-së, as në atë të mbyllur dhe as në të hapurën.

Ai shtoi se pasi nuk pa emrin në listën e PD, shkoi te koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ i drejtuar nga Adriatik Lapaj, me të cilin sipas Sulës, nuk ranë dakord pasi ai kërkonte garanci që personat e vendosur në listë të mbyllur do të tërhiqeshin.

Sula tha se pas këtij vendimi është telefonuar nga Flamur Noka, i cili i ka kërkuar që të garojë në listën e hapur të PD-së. Ai tha se i kishte kërkuar Nokës që të krijohej një vend i lirë në listë, në mënyrë që të kishte hapësirë edhe për një të afërm të tij, të cilët sipas Sulës, janë edhe makinerie e votave që ai siguron në Elbasan.

Kjo kërkesë sipas Sulës nuk është pranuar nga Noka dhe ditën e djeshme janë mbyllur negociatat për të qenë kandidat i PD në zgjedhjet e 11 majit.

“Unë nuk kam qenë fare në listën e PD, as të mbyllur, as të hapur. Zero. Le të dali Sali Berisha i pari dhe gjithë të tjerët dhe ta kundërshtojnë këtë me prova me fakte. Ditën e enjte më ka telefonuar Flamur Noka, sekretari, numri 2 i PD, i cili pasi u mor vesh që unë nuk do duhet të kandidoj, se e thashë që ka qenë në nxitim e sipër edhe qëndrimi im në raport me atë, edhe duke pasur parasysh që ishin 2 orët e fundit, njeriu emocional, etj, etj, pavarësisht që është parti opozitare Nisma Shqipëria Bëhet, dhe kur nuk mu dha garancie teknike, sepse në listat e mbyllura kishin vënë tezet, xhajat, baballarët dhe për mua Lapaj ka humbur shansin e jetës së tij politike.

Mandatin e parë do e merrte në Elbasan nga ana ime, sepse 80 % do votonin demokratët dhe 20 % mbështetësit e tij, gjë të cilën e refuzova sepse kërkoja garanci, sepse më tha që janë njerëz kot në listat e mbyllura e tërhiqen në çdo moment. Noka më kërkoi që të vazhdoj të kandidoj në listën e hapur të PD-së. Dhe unë për shkak të këmbënguljes së qindra e qindra demokratëve dhe shumë zërave, për shkak të dobësisë sime që kam për demokratët dhe për PD-në, siç jam natyrë emocionale, edhe thyhem kur duhet të bëj një shërbim e bëj.

Se s’jam nga ata, po përdor një shprehje që ia kam thënë edhe Berishës në 2008 para Grupit Parlamentar, ‘jam burrë që thyhem, jo që përkulem’. Tani pasi unë kam mbajtur një fjalim shumë të hapur e të fortë në Parlament, i kam hapur telefonin zotit Noka, i kam thënë edhe 2 fjalë që duhet t’ja thoja, që ta dëgjonte me veshët e vet, nuk e kam ofenduar padiskutim.

Pastaj i thashë ‘për ça më kërkoni? Për këtë, Po do reagoj. Por kam një kusht. Fuqia ime është familja ime dhe njerëzit e mi në Peqin. Dhe makina elektorale e imja janë njerëzit e mi në Peqin. Pra kushti ishte që të largohej një person tjetër nga lista e mbyllur. Diskutuam deri ditën e djeshme, por nuk ramë dakord dhe bisedimet u mbyllën”, tha Sula. /korrieri

Para

Sulmi te CFO Pharma , Nadir Causholli mori 13 mln euro me fajde dhe nuk i ktheu pas zhdukjes së Ervis Martinajt ?

Pas

FOTO/ Banka Kombëtare Tregtare ( BKT ) kundër Berishës? Rreshtohet me PS në zgjedhje

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

29.09.2026
10.4k
Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30.09.2026
10.4k
Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

01.10.2026
10.4k
Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

03.10.2026
10.4k
Klani mafioz i Shkodrës në Livigno, pjesë e grupit një 20-vjeçar, pronar i 2 kompanive të ndërtimit në Itali 

Shqiptari tremb kalimtarët në mes të rrugës në Itali, arrestohet

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.