E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Ahmetaj thotë se arrestimi i Veliajt, një teatër i orkestruar nga Rama! “Fut më shumë frikë brenda partisë”

Radi Kalb nga Radi Kalb
24.03.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Ahmetaj thotë se arrestimi i Veliajt, një teatër i orkestruar nga Rama! “Fut më shumë frikë brenda partisë”
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

“Një teatër i orkestruar nga Edi Rama” Kështu e ka konsideruar Arben Ahmetaj arrestimin e Erion Veliajt nga SPAK, në një intervistë të dhënë për gazetarin Vincent W. J. van Gerven Oei për Lapsi.al.

Ahmetaj thotë se Veliaj nuk po hetohet për çështjet për të cila duhet të hetohej, siç janë inceneratori dhe dosja “5D”, pasi sipas tij, këto çështje të çojnë tek Edi Rama.

Sipas Ahmetajt, me arrestimin e Veliajt, Edi Rama tund flamurin e reformës në drejtësi para ndërkombëtarëve dhe njëkohësisht fut edhe më shumë frikë brenda partisë, për t’i mbajtur të tijët nën trysni.

“Kjo është e gjitha një teatër i Ramës. Para së gjithash, dua të them se për mua është mesjetare që e kanë çuar Erionin në burg. Ata mund ta hetonin në gjendje të lirë, por jo duke qëndruar kryetar bashkie. Nuk mund të qëndrosh në detyrë ndërsa je duke u hetuar dhe akuzuar. Në të njëjtën kohë, nuk pajtohem me qëndrimin e Erionit për të sulmuar prokurorët dhe familjet e tyre.

Së dyti, nëse shikon arsyen pse Erioni është në burg, ajo nuk ka lidhje me çështjen e vërtetë, as me inceneratorin dhe as me aferën 5D. Pse? Sepse këto do ta çonin hetimin te Kryeministri, dhe ata nuk mund të prekin shefin e tyre. Pra, edhe një herë, ky është një teatër i madh i Ramës. Ai donte të tundte flamurin e Reformës në Drejtësi, dhe pa Erionin brenda, ky flamur do të binte.

Fatkeqësisht, Partia Socialiste ka ndaluar së shkruari programe. Praktikisht, ajo që po them është se çështja e Erionit është një teatër i Ramës për të futur më shumë frikë brenda partisë. Sepse partia duhet të qëndrojë nën frikë dhe trysni, ndërsa ai tund flamurin e Reformës në Drejtësi për burokratët evropianë. Është e gjitha një teatër, edhe rasti i Erionit, i orkestruar strategjikisht me shumë kujdes nga Rama.” – thotë Arben Ahmetaj/korrieri

Para

Rrëqeth nëna e Fabjolit: S’i bënte keq askujt, pse ma ma*akruan djalin?

Pas

Kuqezinjtë dyfishojnë avantazhin me një gol spektakolar

Nga Kategoria

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 
Aktualitet

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.3k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)
Aktualitet

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë
Aktualitet

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.