E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Gjermania bëhet gati për luftë

Radi Kalb nga Radi Kalb
01.04.2025
në Botë
A A
Gjermania bëhet gati për luftë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Stërvitjet ushtarake në qytetin e vogël të Munster-it në Gjermani janë aq të shpeshta saqë banorët vendas nuk po i vënë më re.

Ushtria gjermane, ose siç njihet atje Bundeswehr, mori dritën jeshile për rritje masive të investimeve pasi parlamenti vendosi të përjashtojë shpenzimet për mbrojtjen nga rregullat strikte mbi borxhin.

Gjenerali më i lartë në vend, tha për BBC, se rritja e investimeve është e nevojshme pasi beson se agresioni rus nuk do të ndalet në Ukrainë.

“Kërcënohemi nga Rusia. Kërcënohemi nga Putini. Na duhet të bëjmë çdo gjë të nevojshme për ta frenuar”, thotë gjenerali Carsten Breuer. Ai paralajmëron se NATO-ja duhet të shtrëngohet për një sulm të mundshëm në më pak se katër vite.

“Nuk ka të bëjë me se sa kohë më nevojitet mua, por sa kohë na jep Putin për t’u përgatitur. Dhe sa më shpejt të jemi të përgatitur, aq më mirë”,thotë shefi i mbrojtjes gjermane.

Pushtimi i Rusisë në Ukrainë ka ndryshuar thellësisht mënyrën e të menduarit në Gjermani. Për dekada, njerëzit e kanë refuzuar rritjen e ushtrisë, kjo për shkak edhe të rolit në të kaluarën të Gjermanisë si agresor në Europë.

“Nisëm dy luftëra botërore. Edhe pse kanë kaluar 80 vite nga Lufta e Dytë Botërore, ideja se gjermanët duhet të qëndrojnë jashtë konfliktit është në ADN-në e shumë njerëzve”, shpjegon Markus Ziener nga Fondi gjerman i Marshallit në Berlin.

Por të gjitha këto janë duke u vënë në pikëpyetje tani.

Kur vjen puna te Rusia, Gjermania ka patur një qasje të veçantë. Teksa vende si Polonia, apo shtetet Baltike paralajmëronin për të mos u afruar shumë me Moskën dhe ndërkohë rritën shpenzimet për mbrojtjen e tyre, Berlini zyrtar nën drejtimin e ish-kancelares Angela Merkel besonte se mund të bënte biznes me Kremlinin.

Gjermania mendonte se po e demokratizonte vendin nëpërmjet “osmozës”. Por Rusia mori paratë dhe e pushtoi Ukrainën pavarësisht kësaj. Kështu në Shkurt të vitit 2022, kur të gjithë u shokuan me nisjen e luftës kancelari Gjerman Olaf Scholz mori një vendim.

Ai vendosi 100 miliardë Euro për të rritur ushtrinë e vendit dhe për të kontrolluar “luftëtarët si Putin”. Por për gjeneralin Breuer kjo nuk është e mjaftueshme.

“I mbushëm pak gropat, por situata është keq”,tha ai.

Gjenerali bën krahasimin me shpenzimet e Rusisë në armë dhe pajisje, për stoqet si dhe për vijën e frontit në Ukrainë. Po ashtu ai thekson edhe luftën hibride të Rusisë, që nga sulmet kibernetike te sabotazhet dhe dronët e paidentifikuar mbi sitet ushtarake gjermane.

Duke i shtuar edhe retorikën agresive Putinit, gjenerali Breuer shikon “një përzierje shumë të rrezikshme”.

“Ndryshe nga bota perëndimore, Rusia nuk mendon brenda kornizave. Nuk ka të bëjë me kohë paqeje dhe luftë, është një vazhdimësi: le të fillojmë me luftën hibride, pastaj të përshkallëzojmë, pastaj kthehemi sërish mbrapsht. Kjo është ajo që më bën të mendoj se po përballemi me një kërcënim të vërtetë”, thotë gjenerali, sipas të cilit Gjermania duhet të veprojë shpejt.

Vlerësimi i tij i ashpër për gjendjen e ushtrisë u lexua edhe në parlamentin gjerman. Bundeswehr doli në një konkluzion që përmbante “shumë pak nga gjithçka”.

Autorja e raportit, komisionerja e forcave të armatosura, Eva Hogl, zbuloi se ka mungesa të theksuara që nga municionet për ushtarët deri te kazermat e shkatërruara. Ajo përllogariti se buxheti për punën rinovuese shkon deri në 67 miliardë Euro.

Gjenerali Breuer thotë se duke hequr kufirin e borxhit, do ta lejojë ushtrinë që të marrë hua, në teori pa limit, për të krijuar një linjë të qëndrueshme të financimeve për të adresuar shqetësimet. Lëvizja historike u mor nga pasuesi i Scholz, Friedrich Merz. Ai futi propozimin në parlament para se të shpërbëhej si pasojë e zgjedhjeve të Shkurtit. Parlamenti i ri, me një të majtë kundër ushtrisë dhe një të djathtë ekstreme që simpatizon Rusinë, mund ta shihte këtë lëvizje të tij të rrëzohej.

Por “kthesa” që Gjermania nisi në vitin 2022 pati një ‘momentum’ të freskët këtë vit. Një sondazh tregoi se 79 përqind e gjermanëve e shohin ende Vladimir Putinin si shumë të rrezikshëm për paqen dhe sigurinë europiane. Tashmë 74% thonë të njëjtën gjë për Donald Trump. Vëzhgimi u bë pas një fjalimi në Mynih të zv/presidentit amerikan JD Vance.

“Kjo është një shenjë e qartë se diçka thelbësore ka ndryshuar në Shtetet e Bashkuara”, tha Markus Ziener.

Në Berlin, shqetësimi tradicional i gjermanëve për ushtrinë duket se po zbehet shpejt. 18-vjeçarja Charlotte Kreft thotë se edhe pikëpamjet e saj pacifiste kanë ndryshuar.

“Për një kohë të gjatë menduam se mënyra e vetme për të kompensuar mizoritë që kryem në Luftën e Dytë Botërore ishte që të siguroheshim që nuk do të ndodhnin më dhe menduam se për këtë nevojitej të çmilitarizoheshim. Por tani jemi në një situatë ku duhet të luftojmë për vlerat tona, demokracinë dhe lirinë. Duhet të përshtatemi”, tha ajo.

Ndërsa Ludwig Stein, pohon se shumë gjermanë ndihen çuditshëm për investimet e mëdha në ushtrinë tonë. “Por mendoj se duke konsideruar gjërat që kanë ndodhur vitet e fundit, nuk ka një opsion tjetër të vërtetë”, shtoi ai.

Bundeswehr ka vetëm një qendër të përhershme, një njësi të vogël të vendosur mes një farmacie dhe një dyqani këpucësh në Berlin. Me disa reklama ajo synon që të tërheqë gra e burra për të shërbyer, por ka vetëm pak telefonues çdo ditë.

Gjermania ka dështuar të realizojë synimin për të rritur radhët e saj me 20 mijë ushtarë dhe për ta ulur moshën mesatare në 34 vjeç. Mirëpo planet e gjeneralit Breuer janë shumë më të mëdha.

Ai tha se Gjermanisë i duhen 100 mijë trupa të tjerë për të mbrojtur veten dhe krahun lindor të NATO-s, një total prej 460 mijë ushtarësh, duke përfshirë rezervat. Ai këmbëngul se detyrimi i shërbimit ushtarak është absolutisht i nevojshëm.

“Nuk do t’i marrim këta 100 mijë ushtarë pa një model rekrutimi. Ne nuk duhet të përcaktojmë tani se çfarë modeli i afron ata me ushtrinë. Për mua është e rëndësishme që t’i fusim ushtarët në sistem”, tha ai.

Debati në Gjermani sapo ka nisur. Gjenerali Breuer e ka vendosur veten qartësisht në krye të përpjekjes për të nxitur kthesën e Gjermanisë përpara dhe shpejt.

Me mënyrën e tij, ai sfidon audiencat me një pyetje të thjeshtë: A jeni gati për luftë?

Por kjo nuk u pëlqen të gjithëve. Një grua e akuzoi se e trembi.

“I thashë, ‘nuk jam unë që të frikësoj, janë të tjerët’”, iu përgjigj ai.

Këtu po i referohej Vladimir Putinit. Alarmi, me kërcënimin rus nga njëra anë dhe politikën izoluese të SHBA në tjetrën, po bie fort për Gjermaninë dhe sipas gjeneralit nuk duhet injoruar.

“Është e kuptueshme për çdonjërin prej nesh që duhet të angazhohemi”, tha ai./korrieri

Para

Armando Duka hakmerret ndaj gazetarëve që mbështetën protestën e TKZ për biletat, si u lanë jashtë gazetarët medias së njohur

Pas

TENDERI/ 40 milion euro për të veshur policët, 2 500 euro një uniformë

Nga Kategoria

Rumania mbyll centralin e vetëm bërthamor për shkak të rënies së nivelit të ujit të Danubit
Botë

Rumania mbyll centralin e vetëm bërthamor për shkak të rënies së nivelit të ujit të Danubit

13.08.2026
10.3k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin
Botë

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
Lufta në Iran dhe frika për të mbrojtur veten: SHBA dhe Europa kufizojnë raketat “Patriot”, Ukraina në mëshirë të fatit
Aktualitet

Lufta në Iran dhe frika për të mbrojtur veten: SHBA dhe Europa kufizojnë raketat “Patriot”, Ukraina në mëshirë të fatit

12.08.2026
10.4k
Detajet e operacionit të pazakontë: Trump u largua fshehurazi nga Turqia me një avion ushtarak
Botë

Detajet e operacionit të pazakontë: Trump u largua fshehurazi nga Turqia me një avion ushtarak

11.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.