E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Si u shndërrua Agim Xhindoli i Lushnjes në një oligark të ri pas “bekimit” të Ramës!

Radi Kalb nga Radi Kalb
08.04.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Si u shndërrua Agim Xhindoli i Lushnjes në një oligark të ri pas “bekimit” të Ramës!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Dy vite më parë, kryeministri Edi Rama ftoi në podcastin e tij biznesmenin lushnjar Agim Xhindoli, një sipërmarrës deri në atë kohë lokal, i cili kishte si aktivitet punime guri dhe mermeri. Në atë kohë, Xhindoli tregoi historinë e tij, që nga emigrimi në Itali, ardhja në Shqipëri dhe cilësimi nga të gjithë si “demokrat”.

Por, që prej asaj interviste, Xhindolit i janë hapur si me “magji” dyert e institucioneve shtetërore, megjithëse u etiketua nga kryeministri si “biznesmen i djathtë”. Rama tha se Xhindoli fitoi simpatinë kur ai i hapi derën e biznesit kryeministrit të majtë, teksa që prej asaj kohe është Rama ai i cili i ka hapur “të gjitha dyert” Xhindolit.

Nga një biznesmen lokal, i cili jetonte dhe punonte në Lushnje, papritmas Xhindoli filloi të fitojë tendera me shumë zero si dhe të merrte prona të stërmëdha në Sarandë dhe Lushnje për parqe fotovoltaike. Dhe, në dokumentet e lejeve nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit është firma e vetë kryeministrit Rama.

TENDERA dhe FOTOVOLTAIKË Si u shndërrua Agim Xhindoli i Lushnjes

Faksimile: Vendimi i Këshillit të Ministrave më datë 4 maj 2023 për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Lushnje nga Xhindoli

Një javë pas intervistës përballë Ramës, sipas VoxNews, Këshilli i Ministrave miratoi lejen për parkun fotovoltaik të firmës “5GX ENERGY” në pronësi 90 % të Agim Xhindolit. Vendimi është marrë në datë 4 maj 2023, teksa u vendos “miratimi i ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni, në zonën kadastrale nr.1020, fshati Allprenaj, Njësia Administrative Golem, Bashkia Lushnjë, nga shoqëria ‘5GX ENERGY’, sh.p.k” thuhet në këtë VKM.

Sipas saj u vendos se kapaciteti i instaluar të jetë 10 MË dhe afati i vënies në punë dhe pajisja me leje ndertimi të jetë brenda 36 muajve. Afati i përdorimit është 49 vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Por, a kishte tokë kjo firmë në këtë datë?!

Në VKM thuhet se koordinatat e tokës të ishin sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Por, në realitet Bashkia e Lushnjes ende s’ia kishte dhënë pronën.

TENDERA dhe FOTOVOLTAIKË Si u shndërrua Agim Xhindoli i Lushnjes

Faksimile: Në datën 5 qershor 2023, Bashkia e Lushnjes hapi ankandin për pronën në Njësinë Golem, që ishte paracaktuar t’i jepej Xhindolit

Formalizmat pas intervistës së Xhindolit pasuan veprimet e një sërë institucionesh. Pas VKM-së, Bashkia e Lushnjes sipas VoxNews hapi formalisht një njoftim për “dhënien me qira” të disa pasurive të ndodhura në fshatin Allprenaj, Njësia Administrative Golem, në Lushnje.

Sipas saj toka ishte afërsisht 4.749 ha. “Dhënia me qira të tokave të pafrytshme, në përdorim të Bashkisë Lushnje, bëhet me qëllim per prodhimin e energjisë elektrike të rinovueshme, duke instaluar panele fotovoltaike. Konkurrimi do të zhvillohet më datë 08.06.2023, ora 11.00, në Bashkinë Lushnje. Çmimi fillestar i qirasë për fillimin e konkurrimit, të jetë në vlerën 6000 lekë për hektar në vit” thuhej në këtë njoftim.

TENDERA dhe FOTOVOLTAIKË Si u shndërrua Agim Xhindoli i Lushnjes

Faksimile: Njoftimi i fituesit të ankandit për pronën në Golem të Lushnjes

Në datën 8 qershor u mbajt ankandi dhe në datën 19 qershor u publikua fituesi i ankandit formal të hapur nga Bashkia e Lushnjes.

Fitues? Normalisht firma “5GX ENERGY” e Agim Xhindolit, e cila ishte edhe oferta e vetme në këtë ankand. Oferta e firmës ishte 28.968 lekë/ha.

Një mobilizim i gjithë shtetit, aparatit qendror por edhe lokal, vetëm për t’i plotësuar tekat kryeministrit Edi Rama, i cili pasi e intervistoi për disa minuta, i hapi edhe dyert e shtetit.

TENDERA dhe FOTOVOLTAIKË Si u shndërrua Agim Xhindoli i Lushnjes

Vendimi i KKTU i datës 4 tetor 2023 për dhënien e leje së ndërtimit

Ndërkohë, të njëjtët protagonistë të podcastit të fundprillit të vitit 2023, u “ritakuan” në datën 4 tetor po të vitit 2023. Por, kësaj herë kryeministri Edi Rama si kryetar i Këshilli Kombëtar të Territorit dhe Ujit dhe Agim Xhindoli, si pronar i firmës “5GX Energy”. Vetë Rama firmosi sërish për miratimin e lejes së ndërtimit, ku kësaj herë sipërfqaja u dyfishua.

Në hartën bashkëlidhur sipërfaqja shkoi në plot 123 mijë metra katrorë, teksa bashkia i dha vetëm 4.7 hektarë. Firma u zgjerua, teksa në foto duket se ka filluar edhe instalimin dhe është gati të prodhojë energji.

TENDERA dhe FOTOVOLTAIKË Si u shndërrua Agim Xhindoli i Lushnjes

Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes Eriselda Sefa bashkë me biznesmenin Agim Xhindoli

Një vit pasi Bashkia e Lushnjes miratoi ankandin formal, kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa doli në “shëtitje” me biznesmenin Agim Xhindoli. Në datën 7 nëntor 2024 Sefa do ta reklamonte këtë shëtitje në rrjete sociale.

“Bashkë me sipërmarrësin e njohur të qytetit tonë Agim Xhindoli pamë nga afër rehabilitimin e trotuareve në rrugën ‘Ferit Vokopola’ me gjatësi prej 480 metra dhe me gjerësi 2 metra në të dyja anët e saj. Punimet e kryera nga Shoqëria 5GX Energy Sh.P.K. është bërë në unifikim të projektit për rehabilitimin e përroit të qytetit. Investimi u realizua në zbatim të lejes së infrastrukturës marrë nga kjo Shoqëri, por veç detyrimit kontraktual dua të veçoj përgjegjësinë sociale të z. Xhindoli për të kontribuar me sipërmarrjen e tij me disa iniciativa në funksion të infrastrukturës publike” do të deklaronte Sefa, e cila tashmë e ka firmë të “preferuar”./voxnews

Para

“Ndihmova djalin të pastronte gjakun”, zbardhet dëshmia e nënës së autorit, bashkëpunoi me të birin në vrasjen e Ilaria Sulës

Pas

Vrasja e Vladimir Topjanës në Itali, shkak dyshohet të jetë një konflikt pronësie!

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.