E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kush e rrëmbeu ‘Koçolen’ dhe Sulovarin? Artan Hoxha publikon foton: I njëjti grup kriminal që vrau Sadikajn!

Korrieri nga Korrieri
01.05.2023
në Aktualitet, Slider
A A
Kush e rrëmbeu ‘Koçolen’ dhe Sulovarin? Artan Hoxha publikon foton: I njëjti grup kriminal që vrau Sadikajn!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kush e rrëmbeu ‘Koçolen’ dhe Sulovarin? Artan Hoxha publikon foton: I njëjti grup kriminal që vrau Sadikajn!

Kërkimet për Leonard Thodhorin i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovarin(Krasniqin) të cilët rezultojnë të zhdukur prej disa ditësh po hetohen nga organet e drejtësië.

Policia ka ngritur disa pista për këtë ngjarje, motivi kryesor mendohet të jetë shit-blerja e një toke, por nuk përjashtohet as pista për të kaluarën e tyre.

Gazetari Artan Hoxha me anë të një statusi në rrjetin e tij social facebook, shkruan se në këtë rrëmbim ka qenë i njejti grup kriminal që ekzekutoi Aleksandër Sadikajn.

Hoxha ka publikuar një foto të njërit prej personave të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit.

Postimi i gazetarit:

Nje grup i strukturuar kriminal, i specializuar kryesisht per trafikun e narkotikeve, ka organizuar rrembimin dhe me pas eleminimin fizik te Fatmir Sulovarit(Krasniqi) dhe Leonard Thodhorit, i njohur me nofken “Koçolja”, mesnaten e se enjtes se 6 prillit 2023, ne qytetin e Sarandes.

Prokuroria dhe policia nuk kane ende nje pergjigje edhe pas 25 ditesh nga momenti kur ndodhi ngjarja, por tashme kane nje panorame me te qarte te asaj çfare ka ndodhur.

Pasi jane shoqeruar me dhjetera deshmitare, jane ndaluar dhe ekspertuar te pakten 8 automjete, jane bastisur dhe kontrolluar disa banesa, jane kqyrur me dhjetera ore filmime te kamerave te sigurise dhe jane zbardhur komunikimet telefonike te personave te dyshuar, u arrit ne perfundimin se pas kesaj ngjarje qendron nje strukture e qendrueshme kriminale, e cila ka perdorur si baze operacionale te saj qytetin e Sarandes.

Kush e rrëmbeu 'Koçolen' dhe Sulovarin? Artan Hoxha publikon foton: I njëjti grup kriminal që vrau Sadikajn!
 Kush e rrëmbeu ‘Koçolen’ dhe Sulovarin? Artan Hoxha publikon foton: I njëjti grup kriminal që vrau Sadikajn!

Nga te dhenat e deritanishme, kjo strukture kriminale, rezulton te kete nje aktvitet te gjate ne trafikun e narkotikeve, fillimisht te kanabisit nga Shqiperia drejt Greqise dhe me pas ka kaluar ne trafikun e drogave te forta. Aktualisht ky grup kriminal ka siguruar nje linje te trafikut te kokaines nga Amerika Latine drejt Europes.

Saranda sherben si baze operacionale, nga ku grupi ka drejtuar aktivitetin e vete, por edhe si vend ku jane investuar parate e fituara nga narkotrafiku.

I njejti grup kriminal, dyshohet se ka organizuar dhe finalizuar atenatin me mine te telekomanduar te 11 qershorit 2022, kur afer rreth-rrotullimit te TEG-ut humbi jeten ne nje atentat mafioz, 27 vjeçari Aleksander Sadikaj.

Deri tani dy ngjarjet rezultojne te mos kene lidhje me njera tjetren, edhe pse jane kryer nga e njejta strukture kriminale.

Ne rastin e ngjarjes se 6 prillit, rezulton se ky grup kriminal ka patur ne objektiv, vetem rrembimin e shtetasit Leonard Thodhori, per shkak te nje marreveshje qe ka shkuar keq.

Por ky i fundit pasi ka nuhatur rrezikun, dyshohet te kete kerkuar ndihmen e pronarit te disko “El Dorado” ne Ksamil, Fatmir Sulovari, i cili ka qene i armatosur me pistolete.

Nga dinamika e deritanishme, rezulton se autoret, pasi kane terhequr ne nje takim-gracke dy viktimat, i kane rrembyer ata duke i çuar ne nje “baze te sigurte” ne periferi te Sarandes. Nga aty trupat e viktimave dyshohet te jene eleminuar fizikisht dhe te jene fshehur.

Pavarasisht operacioneve te kerkimit per dite te tera nga policia dhe familjaret e te zhdukurve, nuk jane gjetur ende trupat e viktimave.

Kerkime jane bere ne zonen e Vrines dhe Konispolit ku dyshohej se kufomat mund te ishin groposur. Me pas u bene kerkime ne zonen e kanalit Çukes, kanalit te Vivarit dhe ne liqenin e Butrintit me polumbare te forcave RENEA.

As perdorimi i droneve nga ajri nuk dha rezultat.

Deri tani, Prokuroria ka arrestuar vetem shtetasin Sofokli Andrea Baxheri, i datelindjes 7/11/1995, i cili ka sherbyer ne rol ndihmes, si dhe ne gjetjen e mjeteve apo bazes se sigurte ku kane vepruar autoret.

Nderkohe jane shpallur ne kerkim policore te pakten 5 shtetas te tjere, dy prej te cileve me rol kryesore ne grup, dyshohet te jene larguar menjehere pas ngjarjes per ne Dubai.

Mes personave te dyshuar per kete ngjarje, eshte edhe nje shtetas me origjine nga veriu i Shqiperise, por nuk eshte bere e mundur te gjendet vendodhja e tij. Ky person ka qendruar per disa kohe ne Sarande. Ai rezulton se ka qene ne qytet edhe mbremjen kur ka ndodhur ngjarja.

Me pas eshte larguar pa u lokalizuar me vendodhja e tij.

Ne foto: Nje nga personat e dyshuar, i shpallur ne kerkim per rrembimin dhe zhdukjen e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit. /Korrieri

Para

Policia shoqëron gjashtë persona për vdekjen e 22 vjeçare keniane, mes tyre dhe shoferi i kazinosë

Pas

Ka dijeni edhe pronari i kazinosë ? Policia dyshon se vajza keniane Joy Ayoko u vra sepse dha informacion

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Çmimet rriten sërish, goditja më e fortë në dy vitet e fundit

Leku forcon peshën në banka, “kalon” euron! BSH: Rriten depozitat, dominon monedha vendase

30.09.2026
10.4k
Klani mafioz i Shkodrës në Livigno, pjesë e grupit një 20-vjeçar, pronar i 2 kompanive të ndërtimit në Itali 

Shqiptari tremb kalimtarët në mes të rrugës në Itali, arrestohet

29.09.2026
10.4k
Amerikanët rikthehen në SPAK, s’ka gjumë për hajdutët e fondeve publike

Zyrtarë të lartë në hetim, përgjegjësi individuale?

30.09.2026
10.4k
ANALIZA: Putini ka “zgjuar” Gjermaninë. Një ditë Rusia do të pendohet për NATO-n 

Përshkallëzohen tensionet mes Berlinit dhe Moskës, Lavrov i përgjigjet ashpër ministrit gjerman dhe i kujton Luftën e Dytë Botërore

27.09.2026
10.4k
PARADOKSI/ Ulen kostot e ndërtimit, por rriten çmimet e apartamenteve (Kostoja e korrupsionit?)

Modeli kaotik i zhvillimit të hotelerisë, Tirana treg i maturuar, ç’do të ndodhë me kullat që u nisën për hotele?

27.09.2026
10.4k
Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.