E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kush janë burrë e grua Ergest dhe Anisa Vrioni , pjesë e dosjes së SPAK që çoi në arrestimin e krerëve të “Rrugores” në Tiranë

Radi Kalb nga Radi Kalb
21.04.2025
në Aktualitet, Fokus, Slider, SPAK News
A A
DETAJET/ SPAK kishte në përgjim biznesmenin, gruaja e tij çoi në arrestimin e Roven Zekës
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kush janë burrë e grua Ergest dhe Anisa Vrioni , pjesë e dosjes së SPAK që çoi në arrestimin e krerëve të “Rrugores” në Tiranë

Gazeta Korrieri ka siguruar pjesë nga dosja hetimore dhe përgjimet që çuan në pranga disa zyrtarë të Policisë Rrugore të Tiranës, përfshirë emra të njohur si shefi i Komisariatit Rrugor Roven Zeka dhe shefi i OPGJ-ve, Sokol Novaku. Të dy do të dalin për masë sigurie të martën para Gjykatës së Posaçme, ndërsa për Edison Tabakun, oficer i Policisë Gjyqësore, u caktua “arrest me burg” për korrupsion pasiv në bashkëpunim, në vlerën e 2 mijë eurove.

Arrestimi i shefave të “Rrugores”, SPAK njoftim zyrtar: Morën 2000 Euro nga gruaja që shkaktoi aksident 

Sipas të dhënave të siguruara nga Korrieri, SPAK po zhvillonte përgjime në kuadër të një hetimi të nisur që në vitin 2023, kur gjatë transkriptimit të komunikimeve u zbuluan biseda për një shumë parash që ishte dhënë për të ndikuar në trajtimin më të lehtë të një rasti aksidenti, ku ishte përfshirë shtetasja Anisa Vrioni.

Kush janë burrë e grua Ergest dhe Anisa Vrioni , pjesë e dosjes së SPAK që çoi në arrestimin e krerëve të “Rrugores” në Tiranë

Sipas dosjes, bashkëshorti i saj, Ergest Vrioni, një emër që nuk figuron në dokumente zyrtare të bizneseve, por që rezulton i përfshirë në prapaskenat e ngjarjes, ka komunikuar me oficerin Tabaku – me të cilin kishte një njohje të hershme – dhe ka dorëzuar shumën prej 2 mijë eurosh, me qëllimin që bashkëshortja e tij të mos arrestohej pas aksidentit.

Çifti Vrioni zotëron tre biznese të njohura në Tiranë, të cilat rezultojnë të regjistruara vetëm në emrin e Anisës, ndërsa Ergesti nuk figuron “në letra”, megjithëse është ai që, sipas SPAK, ka ndërmarrë veprimet për të siguruar ndërhyrjen tek zyrtarët e policisë.

Nga përgjimet telefonike të përfshira në dosje, rezulton se Ergest Vrioni ka kërkuar para nga persona të tretë për t’ia dorëzuar më pas oficerit Tabaku. Sipas SPAK, paratë janë dhënë në orët e vona të natës pranë banesës së policit, dhe për këtë moment ka edhe pamje filmike, tashmë të administruara si provë.

Në aparatin celular të Edison Tabakut janë gjetur biseda me shefat e tij, ku rezulton se ai i ka informuar për situatën. Në një nga mesazhet e shkëmbyera me Sokol Novakun, Tabaku shkruan se “personi ka vetëm një njëshe dhe pret deri nesër, se ka ardhur nga Ksamili dhe është shok”. Shefi i kthen: “OK, mos del keq me shefin”, sipas përmbajtjes së dosjes hetimore.

SPAK nënvizon se të tre zyrtarët e përfshirë në skandalin e korrupsionit ishin transferuar kohët e fundit nga strukturat e Policisë së Elbasanit drejt Tiranës.

Nga kontrolli në banesën e Edison Tabakut, autoritetet kanë sekuestruar 2.5 milion lekë dhe 26 mijë euro, ndërsa shefat e tij kanë mohuar çdo dijeni për veprimet e vartësit. Para agjentëve të BKH-së, ata kanë deklaruar se kanë ndjekur procedurat standarde dhe se rasti i Anisa Vrionit është referuar në prokurori, duke u hetuar në gjendje të lirë.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur më 16 prill, ku janë lënduar lehtë pesë persona, të cilët pas trajtimit mjekësor janë larguar në shtëpi.

Hetimet pritet të thellohen për të zbuluar jo vetëm përgjegjësitë penale të zyrtarëve të policisë, por edhe lidhjet e mundshme të biznesit të çiftit Vrioni me strukturat e shtetit./korrieri

Etiketat: anisaanisa vrioniergest vrioniroven zekaSPAK
Para

TRONDIT Artan Hoxha, nxjerr informacionet “BOMBE” për atentatin në Tiranë

Pas

PASTRIM PARASH/ Kush ishte shqiptarja që e bleu truallin 90 000 euro dhe ia shiti 2.2 mln euro kompanisë së ndërtimit

Nga Kategoria

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet
Aktualitet

SPAK aksion në Elbasan, arrestohet drejtori i “ECO-ELB”, dyshohet se mori 400 mijë lekë ryshfet

05.10.2026
10.3k
Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k
BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

30.09.2026
10.4k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.3k
Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02.10.2026
10.4k
Ilirjan Celibashi e lëshon pa frena, 1 mld lekë TENDER pa GARË

Dy tenderë, të njëjtat pikëpyetje/ KQZ zgjedh “InfoSoft System”, anashkalohet oferta 1 milion lekë më e lirë

29.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.