E enjte, 26 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

DINAMIKA e konfliktit për PRONËN që mori një jetë në Has/ Motra rrahu brutalisht fqinjët, i biri kthehet nga Anglia e i vret vëllanë! 

Korrieri nga Korrieri
08.05.2025
në Aktualitet, Slider
A A
DINAMIKA e konfliktit për PRONËN që mori një jetë në Has/ Motra rrahu brutalisht fqinjët, i biri kthehet nga Anglia e i vret vëllanë! 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Detaje nga krimi i rëndë në një fshat të Hasit që ndodhi pasditen e djeshme, ku Ylber Jaku, 41 vjeç, i ka marrë jetën fqinjit të tij, Reshit Sallahu, 34 vjeç, në afërsi të shtëpisë së tij.

Prita fatale që iu zu 34- vjeçarit erdhi nga një konflikt i përshkallëzuar prej të paktën 20 vjetësh, për të cilin janë në dijeni të gjitha institucionet dhe askush nuk ka ndërhyrë ta zgjidhë dhe as ta shuajë.

Mirëpo agravimi i ashpër ndodhi dy ditë më parë, kur motra e viktimës sulmon më sëpatë një çift të moshuarish, duke i plagosur rëndë.

Policia shkoi në fshatin e largët dhe vuri në pranga vajzën dhunuese, ndërsa bashkë me marrjen e autores së sulmit brutal dhe nisjen për në spital të çiftit të të plagosurve, e braktisi vendin e ngjarjes.

Dje, pas mesditës, djali i çiftit ka mbërritur në fshatin Pla duke e pritur Reshit Sallahun të kthehet në banesë. Me një pushkë, që nuk dihet se ku e ka gjetur, ai ka qëlluar mbi të 8 herë duke i marrë jetën në vend.

Autori Ylber Jaku i ka pritur policinë në shtëpinë e tij bashkë me armën e krimit, ndërkohë që para se sa të mbërrinte në shtëpinë e tij, ai ka vizituar të atin e të ëmën në spitalin Ushtarak.

Kur ka parë gjendjen e rënduar të tyre, ai është nisur për në Has duke kryer edhe krimin e rëndë.

Mirëpo ngjarja bëhet edhe më e rëndë, kur u mësua se Ylberi ishte nisur ditën e djeshme nga Anglia dhe se rrugës kishte paralajmëruar edhe krimin e rëndë me anë të një fotoje që kishte hedhur në rrjetet sociale.

Po ashtu mësohet se konflikti mes dy familjeve fqinje është denoncuar me dhjetëra herë dhe askush nuk ka reaguar për të ardhur në ngjarjen e rëndë të dy ditëve të njëpasnjëshme, me një të vrarë, dy të plagosur dhe dy persona të arrestuar. Policia dha dje të dhënat për aktin e rëndë dhe tha se prokuroria ka nisur hetimet.

Hetimet për ngjarjen

Nga të dhënat e para që kanë dalë nga hetimet intensive rezulton se autori Ylber Jaku ka ardhur nga Anglia për të kryer krimin, kurse viktima kishte qenë në qytetin e Kukësit dhe po kthehej me makinë, kur u sulmua në pritë.

Policia tha se ngjarja ka lidhje me konfliktin e raportuar më 6 maj, ku dy bashkëshortët përfunduan në spital pas përleshjes për shkak të sherrit për pronat, teksa kishin nisur hetimet për të dyja palët.

Madje sipas informacioneve paraprake, kishte pasur edhe ankesa e denoncime nga palët për këto konflikte pronësie prej më shumë se dy dekadash.

Për plagosjen e së martës u mor nën akuzë dhe arrestua vajza 21-vjeçare, e dyshuar për sulmin me një mjet të fortë, me sëpatë.

Por dinamika nuk përfundoi me kaq. Pasi dje, rreth orës 16:40, Policia raportoi se Ylber Jaku 41- vjeç, ka qëlluar për vdekje me armë Reshit Sallahun, 34 vjeç, i cili është vëllai i vajzës së dyshuar që plagosi bashkëshortët pas sherrit.

Sipas dinamikës rezulton se Artjola Sallahi, pas konfliktit për pronësi, sulmoi çiftin e bashkëshortëve duke i plagosur rëndë.

Konflikti

Policia ende nuk ka bërë me dije detajet konkrete nga konflikti mes dy familjeve, por ajo që është mësuar që prej së martës e deri mbrëmë është se një nga familjet ka hapur një rrugë kalimi vite më parë nëpër pronë.

Gjurma e rrugës ka qenë burim konfliktesh prej vitesh, pasi dy familjet pretendojnë se rruga ka prekur pronat e tyre.

Policia dhe forca të shumta mbështetëse kanë shkuar në vendngjarje, duke kryer arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e armës së krimit. Hetimet për krimin janë ende aktive dhe pritet të sqarohen rrethana të tjera, shkruan panorama.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërkohë që nuk dihet se cili ka qenë roli i viktimës në atë ngjarje që shënoi dhunimin e prindërve të autorit të krimit të djeshëm.

Prokuroria pritet të hap dosjet ku gjenden kallëzimet ndër vite të sherreve mes dy familjeve Sallahi dhe Jaku për të parë se çfarë vërtet ka ndodhur mes tyre. ndërkohë ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të dhunuarve dhe po ashtu pritet të merret edhe dëshmia e autorit të krimit të rëndë, i cili udhëtoi dje nga Anglia për t’i marrë jetën vëllait të vajzës që i dhunoi brutalisht të atin dhe të ëmën./korrieri

Para

Krimet zgjedhore, SPAK bastis zyrat e PSD se Tom Doshit në Shkodër, dhjetëra të proceduar

Pas

“Rama është i dërguari i Zotit”, kandidati për deputet në Elbasan çudit me xhevahiret e tij

Nga Kategoria

A ka dorëzuar ambasadori amerikan prova në SPAK për zyrtarë shqiptarë që kanë cryptovaluta në SHBA?!
Aktualitet

A ka dorëzuar ambasadori amerikan prova në SPAK për zyrtarë shqiptarë që kanë cryptovaluta në SHBA?!

25.11.2026
10.3k
Lala shpjegon hetimet që mund të fundosin Elisa Spiropalin
Aktualitet

Lala shpjegon hetimet që mund të fundosin Elisa Spiropalin

25.11.2026
10.4k
“Do të jem ushtar i thjeshtë”/ Bylykbashi leksion Berishës, dorëzon detyrën e drejtuesit politik të Durrësit: Kështu çohet para Ripërtëritja e PD-së
Aktualitet

“Do të jem ushtar i thjeshtë”/ Bylykbashi leksion Berishës, dorëzon detyrën e drejtuesit politik të Durrësit: Kështu çohet para Ripërtëritja e PD-së

25.11.2026
10.4k
40% e shqiptarëve mendojnë se puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Aktualitet

40% e shqiptarëve mendojnë se puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit

25.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ishte dënuar me 24 vjet burg për vrasje, Shqipëria heq dorë nga ekstradimi i 60-vjeçarit që fshihej në Britani

Ishte dënuar me 24 vjet burg për vrasje, Shqipëria heq dorë nga ekstradimi i 60-vjeçarit që fshihej në Britani

24.11.2026
10.4k
Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

23.11.2026
10.4k
“Më çuan tek shefi” – Qytetarit i ndalohet dalja jashtë vendit pse mori pjesë në protestë. Ndalohet dhe Ermal Hasimja

“Më çuan tek shefi” – Qytetarit i ndalohet dalja jashtë vendit pse mori pjesë në protestë. Ndalohet dhe Ermal Hasimja

24.11.2026
10.3k
Tri dekada hasmëri me Ben Qimen, nga vrasja e Enver Isufajt te ekzekutimi i Selami Hasanit, gazetari jep detaje: E ruajtën derisa humbi vigjilencën

Tri dekada hasmëri me Ben Qimen, nga vrasja e Enver Isufajt te ekzekutimi i Selami Hasanit, gazetari jep detaje: E ruajtën derisa humbi vigjilencën

24.11.2026
10.4k
“E dashura ka varësi emocionale ndaj meje” – Justifikimi i çuditshëm i shqiptarit të dënuar për drogë, që Britania do ta dëbojë

“E dashura ka varësi emocionale ndaj meje” – Justifikimi i çuditshëm i shqiptarit të dënuar për drogë, që Britania do ta dëbojë

23.11.2026
10.4k
Katastrofa të frikshme, pesë diej në qiell dhe përbindësha, libri misterioz 470-vjeçar del në ankand për 1 milion paund

Katastrofa të frikshme, pesë diej në qiell dhe përbindësha, libri misterioz 470-vjeçar del në ankand për 1 milion paund

21.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

23.11.2026
10.4k
Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

24.11.2026
10.4k
Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

23.11.2026
10.4k
Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

23.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.