E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

A priten të penduar pas aksionit të bujshëm në operacionin Shqipëri-Itali? Flet prokurori i SPAK që drejtoi hetimin 

Korrieri nga Korrieri
22.05.2025
në Aktualitet, Slider
A A
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Ligji specifikon se Prokurori i Përgjithshëm ka të drejtën për të propozuar pranimin e një personi si bashkëpunëtor i drejtësisë. Ky propozim shoqërohet me përshkrimin e kushteve të bashkëpunimit. Propozimi depozitohet në Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, e cila kryen funksionet administrative dhe teknike. Marrëveshja për mbrojtjen e bashkëpunëtorëve nënshkruhet dhe zbatohet brenda një periudhe të shkurtër, jo më vonë se 10 ditë nga pranimi në program. Megjithatë, ky sistem ka sfidat e tij. Programi mund të ndërpritet nëse bashkëpunëtori i drejtësisë nuk përmbush kushtet e marrëveshjes, nëse ofron dëshmi të rreme, ose nëse përfshihet në aktivitete kriminale që nuk i ka shpallur më parë.

“Bashkëpunëtori i drejtësisë në momentin që kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë dhe nuk tregon të vërtetën apo zbulohet që nuk ka treguar të vërtetën në dëshmitë që ka dhënë ai mund të humb statusin e bashkëpunëtorit dhe ndaj tij nuk aplikohet asnjë lloj përfitimi të parashikuar nga ligji”, u shpreh Artur Prenga, zv/Kryetar i Gjykatës Elbasan.

“Dëshmitarët e drejtësisë që në momentin e lidhjes së marrveshjes, duhet të tregohen shumë korrekt me organin procedues, ashtu sikurse edhe organi procedues duhet të jetë korrekt me ta me marrëveshjet paraprake të tyre. A ka patur raste? Ka patur raste kur bashkëpunëtori i drejtësisë ka patur fillimisht një bashkëpunim me prokurorin, por gjatë hetimit është konstatuar që ata nuk kanë treguar të gjitha ngjarjet e rrethanat që dinë duke mbajtur rezerva, apo nuk janë treguar të sinqertë në dëshminë  e tyre. Për këtë fakt është prishur marrëveshja e arritur me ta”, u shpreh Vladimir Mara, prokuror i SPAK.

Siguria e personit të penduar, mbrojtja e familjarëve të tij, akomodimi në vend të sigurt apo edhe zhvendosja jashtë territorit, janë të gjitha kosto që bien mbi buxhetin e shtetit. Por ajo që pak dihet është se pagesat për bashkëpunëtorët e drejtësisë nuk përfshihen kurrë në buxhetet vjetore të qeverisë. Arsyeja? Sepse një i penduar mund të shfaqet në çdo moment dhe këtu lind nevoja e një financimi që nuk mund të parashikohej. Hetimet dhe ngjarjet janë dinamike. Në dy dekadat e fundit, kur ligji është zbatuar në praktikë, qeveritë shqiptare kanë qenë të gatshme të financojnë rastet sa herë prokuroria ka pasur një “bum” dëshmitarësh të penduar, ashtu siç ka ndodhur në 3 vitet e fundit, ku SPAK numëron të paktën 8 bashkëpunëtor drejtësie në këto vite.

“Përsa i përket bashkëpunëtorëve të drejtësisë, ne kemi një numër të konsiderueshëm aktualisht, për veprat penale të cilat janë dërguar përpara gjykatës dhe tashmë janë publike, por kemi bashkëpunëtorë për vepra penale të cilat janë nën hetim, dhe ne nuk japim detaje të mëtejshme”, u shpreh Vladimir Mara, prokuror i SPAK.

“Duke qenë se është shumë delikate situata, të penduarit nuk mund ti kalosh nga një qytet, në një qytet tjetër, sepse Shqipëria është e vogël, prandaj janë lidhur marrëveshje ndërkombëtare, të cilat të lejojnë që ti të marrësh të penduar këtyre shteteve, dhe ti çosh atyre të penduarit e tu. Të gjitha këto janë shpenzime që sigurohen nga buxheti i shtetit”, u shpreh ish-prokurori, Eugen Beci.

Ata që dikur ishin krah krimit, sot me dëshmitë e tyre zbulojnë të vërtetat e errëta. Të rrezikshëm dikur, por të vlefshëm sot që flasin. Me dëshmitë e tyre i japin mundësinë ligjit të godasë krimin. Në momentin që marrin statusin e bashkëpunëtorit, nga kriminelë kthehen në aleatin kryesor të drejtësisë. Për ta nuk ka kthim pas…/TCH

Para

“Ishte shumë i zgjuar, një vrasës i përkryer”, ish-prokurori zbërthen “ujkun e vetmuar” që tronditi Shqipërinë 

Pas

“Zhduku nga këtu!”/ Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pse e pyeti për avionin e dhuruar nga Katari (VIDEO) 

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj

Digjitalizimi në letër, kesh në ekonomi: Paraja jashtë bankave arrin në 5.8 miliardë euro

02.10.2026
10.4k
SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k
“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

02.10.2026
10.4k
Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave

Si u prangos administratori i inceneratorit të Elbasanit: Mori ryshfet, SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave

07.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.4k
Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.