E premte, 9 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Jeta e luksit e Dritan Gjikës, si e “kamuflohej” bosi i mafies shqiptare në Ekuador!

Korrieri nga Korrieri
27.05.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Jeta e luksit e Dritan Gjikës, si e “kamuflohej” bosi i mafies shqiptare në Ekuador!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Dritan Gjika, 47-vjeçari shqiptar i identifikuar si kreu i një organizate kriminale me bazë në Ekuador, është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol për trafik droge, pastrim parash dhe përfshirje në organizatë kriminale.

Sipas të dhënave zyrtare të migracionit, Gjika hyri për herë të parë në Ekuador në vitin 2009 me vizë turistike.

Në vitet në vijim, ai u paraqit si një biznesmen i suksesshëm, ndërkohë që autoritetet zbuluan se aktivitetet e tij të vërteta ishin të lidhura me botën e krimit, veçanërisht në zonën bregdetare të vendit.

Ai jetonte në luks, me makina të shtrenjta e të blinduara dhe prona banimi, duke u përpjekur të maskonte aktivitetin kriminal përmes fasadës së një jete normale dhe të suksesshme, raporton media ekuadorian El Universo

Gjika kishte ndërtuar një rrjet të mirëorganizuar që trafikonte drogë nga Lugina e Kaukës në Kolumbi drejt Ekuadorit, ku lënda narkotike depozitohej në ferma dhe më pas dërgohej në porte për t’u futur në kontejnerë.

Kompanitë e përdorura për këtë proces paraqiteshin si biznese të ligjshme, ndërsa rruga e trafikimit përfshinte Ekuadorin dhe Spanjën, me destinacion përfundimtar Belgjikën, Holandën, Turqinë dhe Shqipërinë.

Sipas autoriteteve, Gjika kishte ngritur një strukturë të ndërlikuar bashkëpunëtorësh që mbulonin logjistikën, pagesat dhe transferimet e pasurive në emër të palëve të treta, për të fshehur burimin e të ardhurave.

Ai ishte nën mbikëqyrje për shkak të lidhjeve të dyshuara me Rubén Cherres, një figurë e njohur në Ekuador për ndikimin e tij në ndërmarrjet publike dhe për përpjekjet për të ndikuar në emërime politike. Cherres u vra më pas në rrethana misterioze.

Gjika, që posedonte gjithashtu dokumente ekuadoriane, drejtonte biznese nga qyteti Guayaquil, përfshirë një kompani importi.

Në vitin 2024, një operacion i përbashkët mes autoriteteve të Ekuadorit dhe Spanjës çoi në shpërbërjen e rrjetit të tij kriminal. Gjatë këtij operacioni, u arrestuan 30 persona në provincat Guayas, Los Ríos, Cotopaxi, Azuay, Santa Elena dhe El Oro. Të arrestuarit ishin shtetas nga Ekuadori, Spanja, Argjentina, Kolumbia dhe Kina.

Gjithsej u zhvilluan 57 kontrolle të befasishme 40 në Ekuador dhe 17 në Spanjë me pjesëmarrjen e rreth 750 oficerëve të rendit.

Hetimet zbuluan se rrjeti trafikonte drogë përmes ngarkesave të ligjshme, si bananet, të cilat shërbenin për të maskuar drogën në kontejnerë. Përmes 10 kompanive të dyshuara për pastrim parash gjashtë në Ekuador dhe katër në Spanjë ishin përfituar dhe pastruar mbi 32 milionë dollarë.

Policia deklaroi gjithashtu se organizata përdorte kartëmonedha të koduara për të identifikuar transaksionet, ndërsa një shtetas kinez ishte përgjegjës për qarkullimin e parave brenda territorit ekuadorian.

Kapja e Dritan Gjikës u bë e mundur falë bashkëpunimit mes njësisë së Interpolit në Ekuador dhe partnerëve të saj në Abu Dhabi, në kuadër të projektit ndërkombëtar PAcCTO 2.0, i cili mundësoi shkëmbimin e informacionit për arrestimin dhe procedurat e ekstradimit.

Në shkurt të vitit 2024, Prokuroria e Përgjithshme e Ekuadorit e identifikoi zyrtarisht Gjikën si drejtuesin e rrjetit të mafies shqiptare në vend, pas një kontrolli të zhvilluar në një banesë luksoze në Guayaquil.

Para

Kthehuni në fshat! Maqedonia jep 100 mijë euro për çiftet e reja

Pas

EMRI/ SPAK kontrollon banesën e deputetit të PS-së në Elbasan, i sekuestrohet celulari

Nga Kategoria

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese
Aktualitet

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese

09.10.2026
10.3k
Dosja e “bujshme” nga Italia në ‘dorën’ e SPAK, perveç Artan Gaçit pritet të tjerë “peshq drejtues” të bien në rrjetën e drejtësisë!
Aktualitet

Dosja e “bujshme” nga Italia në ‘dorën’ e SPAK, perveç Artan Gaçit pritet të tjerë “peshq drejtues” të bien në rrjetën e drejtësisë!

09.10.2026
10.3k
Mori zarfin me 4 milionë lekë ryshfet, GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit!
Aktualitet

Mori zarfin me 4 milionë lekë ryshfet, GJKKO liron nga qelia administratorin e Inceneratorit të Elbasanit!

09.10.2026
10.3k
Nga 61 bashki Shqipëria bëhet me 46! Ja të gjitha ndryshimet, cilat shkrihen dhe me cilat bashkohen
Aktualitet

Nga 61 bashki Shqipëria bëhet me 46! Ja të gjitha ndryshimet, cilat shkrihen dhe me cilat bashkohen

09.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?

03.10.2026
10.4k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.4k
Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

08.10.2026
10.3k
SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese

E-mail kërcënues në të gjitha institucionet shtetërore, Policia e Shtetit: S’është evidentuar asnjë rast i vendosjes së lëndëve shpërthyese

09.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.4k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.