E enjte, 19 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Autoriteti Portual s’ka para për ndërtimin e Portit të Ri

Korrieri nga Korrieri
20.09.2023
në Aktualitet
A A
Autoriteti Portual s’ka para për ndërtimin e Portit të Ri
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Esmeralda Topi, Faktoje.al

Porti i ri tregtar në Porto Romano, i trumpetuar si një nga projektet më të rëndësishme kombëtare, nuk do të ndërtohet me vetëfinancim, sikurse deklaroi vjet drejtori Piro Vëngu. Verifikimi i Faktoje zbuloi të dhëna që vërtetojnë se kostoja për buxhetin e shtetit mund të arrijë 390 milionë euro, ku 180 milionë parashikohen si pjesë e PPP-së dhe 210 milionë si garanci sovrane. Kjo shumë do rëndojë në xhepin e taksapaguesve, ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë një skenar edhe më serioz, shndërrimin e projektit në një aferë korruptive, si ajo e inceneratorëve.

‘Mund t’ju jap një vlerë paraprake që fillon nga 320-440 milionë euro për fazën 1.2, që na çon deri tek faza e dytë. Mund t’ju duket kosto e konsiderueshme, por është kosto që do të përballohet nga të ardhurat që gjenerohen përmes këtij projekti dhe Autoritetit Portual, jo buxhetit të shtetit.’, deklaroi në 2022, gjatë një emisioni televiziv drejtori i Autoriteti Portual të Durrësit Piro Vëngu vitin e kaluar, ku sqaronte mënyrën e financimit për ndërtimin e Portit të Ri në Porto Romano.

Një muaj më pas, në një ceremoni zyrtare, qeveria së bashku me studion holandeze “Royal Haskoning DHV” prezantuan projektin e Portit të ri në Porto Romano. Ndryshe nga sa deklaroi Vëngu, financimi i portit të ri tregtar do të jetë përmes Partneritetit Publik Privat pasi Autoriteti Portual nuk ka para për vetëfinancim.

“Ndodhur në kushte ku burimet financiare të Autoriteti Portual Durrës janë të pamjaftueshme për të siguruar plotësisht zbatimin e këtij projekti me vetëfinancim, në bashkëpunim me konsulencën e kosorciumit ndërkombëtar të drejtuar nga Royal Haskoning DHV, kemi vlerësuar modele të ndryshme të financimit të këtij investimi kaq të rëndësishëm kombëtar.”- shkruhet në një shkresë zyrtare që Autoriteti Portual i Durrësit i ka drejtuar Ministrisë së Financave më 10 maj 2023.

Projekti për ndërtimin e Portit të ri tregtar në Porto Romano kërkon 390 milionë euro (pa TVSH) në fazën e parë, nga të cilat 46% do t’i mbulojë qeveria dhe 54% kompania private. Konkretisht, buxheti i shtetit pritet të japë 180 milionë, ndërsa kompania private 210 milionë eurot e tjera.

Por krahas kësaj mbështetjeje të drejtëpërdrejtë buxhetore, Autoriteti Portual i Durrësit kërkon nga buxheti i shtetit edhe 210 milionë euro të tjera në formën e një garancie sovrane për realizimin e projektit.

“Për të mundësuar një tender të suksesshëm, duhet të ekzistojnë garanci të mjaftueshme që ofertuesit të rregullojnë/ofrojnë kredinë e kërkuar koorporative. Në këtë kontekst kërkojmë nga Ministria e Financave të sigurojë një garanci sovrane për një minimum prej 210 milionë euro për marrëveshjen e kredisë koorporative.”, argumenton Autoriteti Portual në kërkesën drejtuar Ministrisë së Financave.

Thënë ndryshë, i gjithë risku i financimit të Portit të ri në Porto Romano pritet të kalojë në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

Çfarë thonë ekspertet?
Garancia sovrane është një instrument përmes të cilit qeveria garanton kreditë e ndërmarrjeve publike. Në rast mospagimi nga këto të fundit, garancia shndërrohet automatikisht në borxh publik dhe detyrimi për të shlyer kredinë i kalon qeverisë. Por a ka hapësirë buxheti i shtetit për ta miratuar këtë garanci?

“Garancia llogaritet si borxh publik në vlerën e plotë. Parlamenti e vendos nëse e rrit kufirin e borxhit, pasi objektivi është të ulet borxhi. Meqënëse euro ka rënë mund të justifikojnë hapësira në buxhet, por themelor është fakti se gjithçka ishte mashtrim dhe se autoriteti nuk ka mjete financiare vetë për investim.”, thotë Profesor Selami Xhepa për Faktoje.

Ndërsa Zef Preçi, drejtor pranë Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike shton:

“Në vendin tonë të gjitha kontratatat e llojit PPP kanë ndjekur dhe ndjekin të njëjtën procedurë formale: fillojnë me mbulimin e kostove nga autoriteti përgjegjës (Autoriteti Portual Durrës në rastin konkret), vazhdojnë me garancinë sovrane të qeverisë dhe kështu krijojnë “sifonin” e përshtatshëm prej nga rrjedhin paratë publike drejt offshore-ve, oligarkëve, politikanëve të korruptuar.”

Projektin e Portit të ri në Porto Romano, Preçi e krahason me atë të inceneratorëve.

“Sipas mendimit tim, në rastin e portit të Durrësit po përjetojmë përsëritjen e një historie korrupsioni të dëgjuar disa qindra herë gjatë dy dekadave të fundit. Gjej rastin të paralajmëroj se historia e Portit të Durrësit do të përfundojë si një ndër aferat më të mëdha të qeverisë aktuale, e krahasueshme me historinë e inceneratorëve.”

Përfundim
Nisur nga verifikimi dhe të dhënat e grumbulluara nga Faktoje, vendosëm që deklaratën e Drejtorit të Autoritetit Portual Durrës Piro Vëngu, në lidhje me mënyrën e financimit të projektit për Portin e ri në Porto Romano, ta kategorizojmë të Pavërtetë.

Para

Investigimi/ Gazetarja blen lehtësisht drogën tullumbace: Kushtonte 250 lekë

Pas

Plagosi policin, ka 20 000 euro kush tregon ku fshihet Klerent Bozhanaj

Nga Kategoria

Skandali me pensionet në Postën Shqiptare/ 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut! (Gropa financiare dyshohet se arrin në 3.6 miliardë lekë)
Aktualitet

Skandali me pensionet në Postën Shqiptare/ 700 milionët e Durrësit vetëm maja e ajsbergut! (Gropa financiare dyshohet se arrin në 3.6 miliardë lekë)

19.11.2026
10.3k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Rama i trembet Tiranës, mbledh strukturat e PS të shtunën

19.11.2026
10.3k
Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion
Aktualitet

Ndalohen 155 vajza nga Shqipëria në Kosovë, dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion

19.11.2026
10.4k
Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës
Aktualitet

Aktivistja Greta Thunberg në Tiranë: Shqiptarët, 173 ditë protestë kundër korrupsionit dhe shkatërrimit të natyrës

19.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

Aksidenti ku humbi jetën shefi i Krimeve në Vlorë, policia del me njoftim zyrtar

16.11.2026
10.4k
Gazetari zbulon detajet e Asamblesë së PS: Dy ministra mund të japin dorëheqjen, për të kandiduar për kryebashkiakë

Gazetari zbulon detajet e Asamblesë së PS: Dy ministra mund të japin dorëheqjen, për të kandiduar për kryebashkiakë

13.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai: “Napoleoni” shqiptar, Denis Matoshi dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai: “Napoleoni” shqiptar, Denis Matoshi dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

13.11.2026
10.4k
Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

Ujësjellësi i Kamzës, një “piramidë” e falimentuar: Dy në tre litra ujë nuk faturohen, Rakip Suli e ktheu në “çerdhe” punësimi

14.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

Nga SPAK te tenderi 150 milionë lekë! KLSH zbulon shkelje në Bashkinë e Majlinda Bufit dhe kërkon 31.5 milionë lekë penalitete

15.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.