E premte, 23 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Njësia Speciale e Kosovës futet brenda Manastirit ku fshihen terroristët, vriten 3, kapen 4!

Korrieri nga Korrieri
24.09.2023
në Aktualitet, Slider
A A
Njësia Speciale e Kosovës futet brenda Manastirit ku fshihen terroristët, vriten 3, kapen 4!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Mediumi Klan Kosova ka raportuar përmes burimeve të saj se forcat speciale policore të Kosovës kanë hyrë brenda Manastirit të Banjskës ku edhe është vendnodhja e pjesëtarve të armatosur të formacionit terrorist ende të paidentifikuar.

Pas njoftimin nga Policia e Kosovës se tashmë janë eliminuar tre pjesëtarë të këtij formacioni terrorist, mediumi në fjalë thotë se në rrethinin e këtij objekti ka depërtuar njësia speciale policore e Kosovës.

“Njësia Speciale ka hyrë brenda në manastirin e Banjskës, ku është ngujuar grupi kriminal i armatosur në komunën e Zveçanit. Burime të Klan Kosovës, bëjnë me dije se ka mundësi që aksioni të përfundojë brenda orës”, ka raportuar Klani.

Nderkohë, policia e Kosovës konfirmon vrasjen e tre sulmuesve në veri. Arrestimin e një sulmuesi tjetër dhe kapjen e katër personave tjerë të  dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve. Policia njofton edhe për identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.

Policia e Kosovës vazhdon t’iu bëjë thirrje “grupeve kriminale që të dorëzohen para organeve të drejtësisë”.

Situata në zonën e fshatit Banjska vazhdon të jetë e tensionuar sipas policisë.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Në zonën e fshatit Banjska situata e sigurisë vazhdon të qëndrojë e tensionuar, po ashtu sulmet me armë zjarri ndaj njësiteve policore po vazhdojnë në intensitet të njëjtë, varësisht nga lëvizjet e grupeve kriminale.

Veprimet policore po realizohen sipas planifikimeve dhe zhvillimeve në terren, duke u përgjigjur në vetëmbrojtje ndaj sulmeve të adresuara ndaj zyrtarëve policorë, të cilëve po iu rrezikohet jeta e tyre e drejtpërdrejtë.

Sipas informatave zyrtare nga terreni gjatë shkëmbimit të zjarrit konfirmohet vrasja edhe e dy sulmuesve të tjerë, të cilët kanë qenë të maskuar, të uniformuar dhe të armatosur rëndë, e po ashtu konfirmohet edhe arrestimi i një sulmuesi të uniformuar dhe të armatosur. Si pasojë e sulmeve një zyrtar policor i PK-së ka pësuar lëndime kryesisht të lehta. 

Gjatë veprimeve policore në një lokacion banimi i cili është përdorur nga sulmuesit, janë gjetur pajisje logjistike, mjete të dyshuara ushtarake, uniforma ushtarake si arme dhe municion të  kalibrave të ndryshëm.

Po ashtu njësitet policore gjatë ushtrimit të pikë kontrollit rutinë të automjeteve, në zonën e fshatit Rudare ka ndaluar katër persona të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, të cilët dyshohet se ndërlidhen me grupet kriminale, ku të gjitha veprimet e mëtejme ndaj tyre do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. 

Informacionet zyrtare të deritanishme konfirmojnë vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.

Policia e Kosovës vazhdon t’iu bëjë thirrje grupeve kriminale që të dorëzohen para organeve të drejtësisë dhe njëkohësisht fton qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit, në interes të qetësimit të situatës dhe sigurisë së përgjithshme.

Hetimet dhe ekzaminimi i vendit të ngjarjes po vazhdon në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha institucionet relevante, përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës.

Para

Dritëhijet e një zjarri , të pathënat e flakëve në fabrikën e Deutsch Color të biznesmenit Luan Muça : Dyshime të forta mbi shkakun real 

Pas

Shkon në 4 numri i terroristëve të vrarë pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës

Nga Kategoria

A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?
Aktualitet

A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?

22.10.2026
10.4k
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për dhunën ndaj protestuesve: Hetuesit zbarkojnë te Trauma, sekuestrohen kartelat mjekësore
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

22.10.2026
10.4k
Deputeti turk kritika Erdoganit: Çove mjete për shtypjen e protestës studentore në Shqipëri
Aktualitet

Deputeti turk kritika Erdoganit: Çove mjete për shtypjen e protestës studentore në Shqipëri

22.10.2026
10.4k
“Nuk duhen fajësuar ‘duart e huaja’ për trazirat”, analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita nuk bind
Aktualitet

Protestuesit do të “rrethojnë” sot Parlamentin

22.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2.5 mijë euro për policët, 2750 policë do të marrin 7.5 miliardë lekë

Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2.5 mijë euro për policët, 2750 policë do të marrin 7.5 miliardë lekë

19.10.2026
10.4k
“Nuk duhen fajësuar ‘duart e huaja’ për trazirat”, analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita nuk bind

Sa kushton jetesa për një të ri në Tiranë, nga qiratë tek ushqimet: Si u trefishuan kostot në pak vjet

20.10.2026
10.4k
Ermal Beqiri në kërkim, KESH i dha 10 mijë euro

Shqipëria kërkon ekstradimin e Ermal Beqirit, biznesmeni synon lirinë dhe qëndrimin në Francë

21.10.2026
10.4k
“Nuk gënjehemi më!”/ Nga protestat e verës te revolta studentore, Shqipëria kërkon ndryshim rrënjësor

“Nuk gënjehemi më!”/ Nga protestat e verës te revolta studentore, Shqipëria kërkon ndryshim rrënjësor

17.10.2026
10.4k
Mes kaosit të protestave, kryeministri Rama anulon vizitën zyrtare në Vjenë

“Edi Rama nuk ka ndërmend ta japë dorëheqjen! “

20.10.2026
10.4k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Rama miraton ndryshime në qeveri

22.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si përshkallëzoi sherri mes tre vëllezërve nga Tropoja dhe ushtarakut nga Tirana!

19.10.2026
10.5k
Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte

Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte

21.10.2026
10.5k
Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

Kush është aktivistja Evanthi Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës

17.10.2026
10.4k
Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”! (Emri)

Si u “peshkua” Leli Kaja? Ku u gjetën 4 milionë lekë dhe 28 mijë euro, biznesmeni i njohur që e futi në “kurth”! (Emri)

21.10.2026
10.4k
A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?

A e shfrytëzoi Edi Rama bisedën me studentin për t’i përcjellë një mesazh Saimir Tahirit?

22.10.2026
10.4k
Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

Një mur rrethues u bë shkak? Si nisi sherri mes vëllezërve tropojanë dhe ushtarakut nga Tirana

20.10.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.