E diel, 23 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Zohran Mamdani: Ish-reperi mysliman që kandidon për kryetar bashkie të Nju Jorkut 

Korrieri nga Korrieri
26.06.2025
në Botë
A A
Zohran Mamdani: Ish-reperi mysliman që kandidon për kryetar bashkie të Nju Jorkut 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kur Zohram Mamdani njoftoi kandidaturën e tij për kryetar bashkie në New York City, pak veta besonin se socialisti i ri mysliman nga Uganda do të ishte në gjendje ta tejkalonte ish-guvernatorin Andrew Cuomo. Disa javë dhe disa qindra mijëra vota më vonë, Mamdani është zyrtarisht kandidati demokrat për kryetar bashkie të qytetit më të populluar në Shtetet e Bashkuara. Fitorja e tij dje në zgjedhjet paraprake shënon një përparim të thellë politik dhe shoqëror: është hera e parë që një mysliman me prejardhje indo-ugandeze fiton mundësinë për të garuar për kryetar bashkie të New York City. Për më tepër, fitorja e tij erdhi në një kohë kur Donald Trump po e intensifikon retorikën e tij kundër emigrantëve, progresivëve dhe politikanëve të lidhur me të majtën.

Nga Kampala në Queens

Mamdani lindi në Ugandë, u rrit në Nju Jork dhe studioi shkenca politike në ‘Universitetin Brown’. Ai është djali i regjisores me famë ndërkombëtare Mira Nair, e njohur për filma të tillë si “Monsoon Wedding” dhe “Salaam Bombay!”, dhe intelektualit Mahmoud Mamdani, një shkencëtar politik me ndikim, puna e të cilit përqendrohet në kolonializmin dhe konfliktin në Afrikë.

Kështu, ai u rrit i rrethuar nga libra, skenarë dhe debate politike. Po ashtu, mban në bagazhin e tij një jetë midis tre botëve: Afrikës, Azisë, Amerikës.

Përpara se të zgjidhej në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut në vitin 2020, ai punoi si këshilltar, duke i ndihmuar qiramarrësit të shmangnin dëbimet nga banesat. Në të njëjtën kohë, ai ishte reper me emrin skenik “Mr. Cardamom”, duke shkruar tekste në Luganda (gjuha më e folur në Ugandë) dhe anglisht. Ai është i martuar rishtas me Rama Duazin, një artiste dhe ilustruese nga Siria, të cilin e takoi përmes aplikacionit Hinge. Ata jetojnë së bashku në Astoria.

Fushata që rrëzoi Cuomo-n

Edhe pse Cuomo kërkoi rikthimin e tij politik pas dorëheqjes së tij të detyruar për shkak të skandaleve, ai nuk arriti të heqë dorë nga imazhi i “sistemit të vjetër”. Mamdani, përkundrazi, vuri bast te brezi i ri, te punonjësit e shpërndarjes, te banorët e banesave sociale, te emigrantët që e shohin Nju Jorkun jo si një vitrinë luksoze, por si një jetë të përditshme të ashpër.

Fushata e tij u ndërtua nga poshtë lart, me sloganin “Autobusë, Foshnje dhe Bukë”, ai propozoi: – Transport falas për të gjithë; – Qendra publike të kujdesit ditor për të gjithë fëmijët nën pesë vjeç; – Dyqane ushqimore shtetërore me çmime të kontrolluara për mallrat bazë.

Një nga elementët karakteristikë të fushatës së tij është përdorimi i ushqimit si simbolikë. Slogani “Roti dhe Trëndafila” ( një variant i të famshmes “Bukë dhe Trëndafila” – që në thelb është “Ushqim dhe Dinjitet”) përmbledh nevojën për mjaftueshmëri materiale dhe kujdes emocional – me referenca nga kuzhina indiane.

Një tjetër Trumpizëm, një tjetër Nju Jork.

Ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, investon në frikë, nacionalizëm, një mysliman me rrënjë nga Uganda dhe India me një axhendë socialiste, pretendon “zemrën” e metropolit amerikan. Megjithatë, politikani 34-vjeçar nuk kërkon falje për origjinën e tij. Përkundrazi, ai e promovon atë: Unë jam mysliman, jam emigrant, jam fëmijë i Nju Jorkut. Dhe ky qytet meriton një kryetar bashkie që e di se çfarë do të thotë të jetosh në margjina.

Ndaj, rruga drejt zgjedhjeve të përgjithshme në nëntor pritet të jetë shpërthyese. Kryetari i bashkisë në largim, Eric Adams, thuhet se po shqyrton mundësinë e kandidimit si i pavarur, ndërsa republikanët po rikthejnë konservatorin Curtis Sliwa.

Mamdani nuk është thjesht një kandidat i ri – ai është një simbol politik. Dhe në Shtetet e Bashkuara të vitit 2025, simbolet kanë më shumë rëndësi se kurrë.

Para

DEBATI/ Bracë kërkon votën me penis, Braho thotë se do ta marrin parasysh në KAS nëse..

Pas

Tharje të lëkurës, ushqime të ngrohta: Jeta brenda avionëve që bombarduan Iranin 

Nga Kategoria

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete
Botë

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.4k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit
Botë

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme
Botë

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.4k
Rumania mbyll centralin e vetëm bërthamor për shkak të rënies së nivelit të ujit të Danubit
Botë

Rumania mbyll centralin e vetëm bërthamor për shkak të rënies së nivelit të ujit të Danubit

13.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.4k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.4k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.