E diel, 23 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Tharje të lëkurës, ushqime të ngrohta: Jeta brenda avionëve që bombarduan Iranin 

Korrieri nga Korrieri
26.06.2025
në Botë
A A
Tharje të lëkurës, ushqime të ngrohta: Jeta brenda avionëve që bombarduan Iranin 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Me aftësinë që të mbushet me karburant gjatë fluturimit, koha e fluturimit e avionit bombardues B-2 Spirit kufizohet vetëm nga qëndrueshmëria fizike e pilotëve të tij. Gjatë misionit 37-orësh për të goditur ndërtesat bërthamore të Iranit më 22 qershor, ky limit njerëzor u çua në ekstrem.

“Pilotët e bombarduesit B-2 mund të shtrihen dhe të bëjnë një sy gjumë. Megjithatë, ata mund të pushojnë në një hapësirë të vogël që gjendet prapa karrigeve të pilotëve, mbi një sipërfaqe metalike, që nuk është komode”, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i bazës ajrore Whiteman, në Misuri, ku këta bombardues janë të stacionuar.

Po ashtu, zëdhënësi i forcave ajrore tha se “aeroplani prodhon oksigjen vet – do të thotë, e nxjerrë atë nga atmosfera – që rezulton me pothuajse fare lagështi brenda aeroplanit, që nga ana tjetër duhet që pilotët të hidratohen vazhdimisht, megjithëse ende përballen me probleme sikurse është tharja e lëkurës dhe çarje të lëkurës”.

B-2 u krijua nga SHBA-ja gjatë Luftës së Ftohtë si bombardues i aftë që të bartte armë bërthamore dhe të ishte i padukshëm për mijëra stacione radarësh të Bashkimit Sovjetik si dhe që të evitonte flotën e fuqishme të avionëve dhe të raketave tokë-ajër të këtij shteti. Dizajni i bombarduesit B-2, që duket si “krah fluturues”, por edhe materiali me të cilin është ndërtuar që është top-sekret, i cili përthith valët e radarit dhe teknologjitë e tjera të avancuara, bëjnë që ky bombardues – me një gjerësi prej 52 metrash – të duket në radar si një insekt i madh. Fluturimi i parë i këtij bombarduesi u realizua në korrik të vitit 1989.

Gjenerallejtënanti Mark E. Weatherington është zëvendëskomandant i Komandës globale të sulmeve ajrore të Forcave Ajrore të SHBA-së. Ai tha për Radion Evropa e Lirë se një nga aspektet më stresuese të një misioni në distancë të gjatë, sikurse operacioni “Çekani i Mesnatës”, përkatësisht sulmet ndaj Iranit, është furnizimi me karburant gjatë fluturimit përmes një avioni tjetër cisternë. Një B-2 duhet të furnizohet me karburant çdo gjashtë orë.

“Furnizimi me karburant në ajër është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe nëse është errësirë, ka re apo turbulenca, ky operacion kërkon shumë përqendrim”, tha ai.

Pilotët kanë thënë se kur përfundojnë operacionin delikat të furnizimit me karburant, që kërkon rreth 30 minuta të përqendrimit të madh, bëhen ujë me djers. Dhe në këtë bombardues nuk ka dushe e as vende ku pilotët do të mund të ndërronin rrobat. Ekipet e bombarduesve B-2 veshin rrip sigurie, jelek shpëtimi mbi kostumet e fluturimit, gjë që do ta bënte ndryshimin e rrobave një proces shumë të ndërlikuar gjatë një misioni luftarak.

Numër minimal i ekuipazhit

Ushqimi për njerëzit brenda bombarduesit B-2 është proces më pak intensiv. Bombarduesi B-2 është i pajisur me mikrovalë dhe pilotët marrin me vete ushqimet që pëlqejnë.

“Ne punojmë me pilotët për t’iu ofruar sugjerime se çfarë dhe kur të hanë, por secili sjell atë që dëshiron”, tha Weatherington, duke shtuar “hidratimi është kyç për një mision kaq të gjatë”.

B-2 është projektuar që të ketë ulëse për një ekuipazh deri në tre persona, por zakonisht fluturohet vetëm nga dy pilotë, njëri nga të cilët shërben edhe si komandant i misionit. Ky ekuipazh në numër kaq të vogël është pjesërisht për të ulur kostot. Njerëzit e trajnuar në mënyrë të specializuar janë një nga komponentët më të kushtueshëm të sistemeve të avancuara të armëve, dhe B-2 është kritikuar për çmimin e lartë që nga fillimi. Çdo B-2 kushton rreth 2 miliardë dollarë dhe 21 bombardues të tillë janë ndërtuar deri tani.

Trajnim për gjumë

Një nga të metat e fluturimit me një ekuipazh kaq të vogël është se pilotët kanë shumë pak kohë për të pushuar. Gjenerali Weatherington tha se pilotët e B-2, të përzgjedhur për një mision luftarak, kalojnë disa ditë duke punuar me një “fiziolog aeronautik” për të përshtatur orarin e gjumit me atë të misionit që i pret. Megjithatë, ai shtoi: Sa shumë dhe sa mirë flenë pilotët varet nga individi.

Nuk dihet saktësisht kur ka nisur të aplikohet trajnimi për gjumë për pilotët e bombarduesit B-2, por mund të ketë ndodhur pas luftës në Kosovë, kur aviatorët amerikanë raportuan se ndiheshin aq të mbushur me adrenalinë për shkak të tensionit të luftimeve, saqë rraskapiteshin, por nuk arrinin të flinin edhe gjatë misioneve të gjata.

Pilotët e B-2 që kanë marrë pjesë në misione luftarake të mëparshme kanë përdorur edhe pilula amfetamine për të qëndruar zgjuar. Pas disa furnizimeve me karburant dhe pushimeve të herëpashershme gjatë fluturimit sekret drejt Teheranit, momenti më i tensionuar për pilotët ka qenë vetë goditjet, sipas gjeneralit Weatherington.

“Zbatimi i misionit në zonën e shënjestruar është, me shumë gjasa, pjesa më stresuese në këtë rast”, deklaroi ai.

Me shtatë bombarduesit B-2 që hodhën 14 bomba të fuqishme për shkatërrimin e bunkerëve mbi një shtet që më parë ka rrëzuar aeroplanë amerikanë pa pilot, “operimi pothuajse në mënyrë të pavarur në zonën që ishte në shënjestër, por i sinkronizuar për të arritur rezultatet, e bën këtë një mision jashtëzakonisht kërkues”, shtoi Weatherington./REL

Para

Zohran Mamdani: Ish-reperi mysliman që kandidon për kryetar bashkie të Nju Jorkut 

Pas

Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla, ç’ka ndodhur në Iran? 

Nga Kategoria

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete
Botë

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.4k
Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit
Botë

Pentagoni: Më shumë se 750 ushtarë amerikanë të plagosur gjatë operacioneve kundër Iranit

21.08.2026
10.3k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme
Botë

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.4k
Rumania mbyll centralin e vetëm bërthamor për shkak të rënies së nivelit të ujit të Danubit
Botë

Rumania mbyll centralin e vetëm bërthamor për shkak të rënies së nivelit të ujit të Danubit

13.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.4k
Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

Presidentja sllovake nën akuza për lidhje me rrjetet ruse, kërkohet t’i hiqet qasja në informacionet sekrete

21.08.2026
10.4k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Tmerri i temperaturave të larta: Mbi 1 mijë viktima brenda pak ditëve (dhe e keqja sa ka filluar)

El Nino drejt rekordit historik? 2027 mund të jetë viti më i nxehtë i regjistruar

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.