E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

SKANDALI/ Prokuroria fle mbi kontenierët e ‘mbetjeve të rrezikshme’ në Durrës, dyshime për ndërhyrje korruptive të “Kurum”! 

Korrieri nga Korrieri
30.06.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Mbetjet TOKSIKE të ‘KURUM’, VOA: Firma “Sokolaj” i shkarkoi në një mjedis të hapur! 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Mëngjesin e 28 tetorit 2024, anija “Molivia” me flamur turk uli spirancën në radën e jashtme të portit të Durrësit, duke i kthyer mbrapsht Shqipërisë 102 kontenierët me mbetjet e dyshuara, që më herët shkaktuan një alarm global mjedisor.

Ngarkesa e padëshiruar kishte dalë nga i njëjti port në drejtim të Tajlandës, por mbeti për muaj me radhë në det, pasi organizata mjedisore “Basel Action Network”, BAN, ngriti shqetësimin se brenda saj mund të fshiheshin tonelata me mbetje të rrezikshme me burim hirin e oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD).

Konteinerët u sekuestruan me urdhër të Prokurorisë së Durrësit dhe u depozituan në Porto Romano si pjesë e një procedimi të nisur për veprat penale “kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “transportim i mbetjeve dhe shpërdorim i detyrës”.

Por tetë muaj më vonë, përmbajtja e mbetjeve është ende e paqartë dhe fati i hetimit është vendosur në pikëpyetje, pasi Prokuroria e Durrësit pretendon se nuk ka gjetur ende një laborator për testimin e mbetjeve, edhe pse më 5 mars deklaroi publikisht të kundërtën.

E pyetur për këto kontradikta dhe zvarritjen e hetimit, Prokuroria e Durrësit i tha BIRN përmes një përgjigje me shkrim se nuk kishin arritur dakordësi me laboratorin e parë dhe kishin vijuar me gjetjen e një laboratori tjetër jashtë vendit.

“…për këtë arsye është vijuar me gjetjen e një laboratori tjetër jashtë vendit, verifikimin e plotësimit e të gjitha e protokolleve dhe standardeve ndërkombëtare nga ky laborator si dhe negocimin, proces i cili po kryhet edhe me ndihmën e partnerëve të huaj,” deklaroi Prokuroria e Durrësit.

Edhe drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Suela Beluli, njëherazi pjesë e grupit hetimor, i tha BIRN përmes telefonit se testimet ishin vonuar për shkak të vështirësve në gjetjen e laboratorit dhe kostove të larta.

Por aktivistët mjedisorë të huaj edhe vendas ngrejnë dyshime për një strategji të qëllimtë për zvarritjen e hetimit dhe shmangien e personave përgjegjës nga drejtësia.

“Vonesa është e papranueshme dhe skandaloze,” tha Jim Puckett, drejtori ekzekutiv i BAN, organizatës që e denoncoi fillimisht skandalin.

“Ky është një turp për çdo institucion qeveritar kompetent dhe tani po shfaqet qartë si një fshehje apo strategji e qëllimshme për të vonuar rezultatet dhe rrjedhimisht gjetjet e prokurorisë,” shtoi Puckett, duke theksuar se çështja “mban erën e përzierjes politike”.

Tonelatat e mbetjeve të dyshuara e kanë origjinën nga filtrat e oxhaqeve të kompanisë turke “Kurum International” që operon në mjediset e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, ndërsa Prokuroria identifikoi kompaninë “Sokolaj” në pronësi të Gjovana Sokolajt si eksportuese të konteinerëve.

BIRN zbuloi në një investigim të mëparshëm se sasia e bllokuar ishte vetëm një prej shumë ngarkesave të ekportuara në mënyrë të paligjshme jashtë Shqipërisë.

Mes viteve 2020-2023, një sasi prej rreth 20 mijë ton mbetje të gjeneruara nga “Kurum” u eksportuan jashtë Shqipërisë nga kompania “Sokolaj”, në shkelje të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Laboratorët e akredituar që analizojnë metalet e rënda nuk mungojnë në Shqipëri; BIRN ishte në gjendje që të kontaktonte brenda një ore dy prej tyre si dhe të merrte një ofertë. Analiza e një mostre sipas njërit prej laboratorëve kushtonte 306 euro.

Megjithatë, Puckett nga BAN sugjeron që për shkak të rëndësisë së çështjes, Shqipëria duhet të angazhojë një laborator në Gjermani apo në ndonjë vend tjetër të Bashkimit Europian, që sipas tij kanë përvojë në kampionimin e pluhurit të furrave elektike me hard (EAFD).

 Ai vlerëson madje që çmimi për një kampionim gjithëpërfshirës të materialeve organike, përfshirë dioksinat dhe metalet për rreth 24 mostra do të kushtojë nga 6 mijë deri në 10 mijë euro.

“Unë i kam dhënë më herët zyrës së Prokurorisë emrin e laboratorit.  Më pas dëgjova se ata donin ta bënin këtë punë në Shqipëri. Pse? Kjo nuk bën sens,” i tha ai BIRN, duke shtuar se personalisht nuk kishte besim që ndonjë laborator në Shqipëri do të ishte i lirë nga “ndikimi politik”.

Edhe aktivisti mjedisor, Lavdosh Feruni mendon se zvarritja e testimeve laboratorike nuk është një çështje kostosh, por neglizhence.

“Mbaj mend që pas shpërthimit në Gërdec janë bërë analiza të kësaj natyre për metalet e rënda dhe nuk më kujtohet të jetë bërë çështje kostoja,” tha Feruni.

“Është një zvarritje për ta lënë [në harresë] si çështje, për ta bërë të parëndësishme,” përfundoi ai./Reporter

Para

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat 

Pas

Arbër Hajdari përdor historinë tragjike të Elsës në garën për kandidat i PS në Bashkinë e Tiranës?

Nga Kategoria

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë
Aktualitet

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë
Aktualitet

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi
Aktualitet

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK
Aktualitet

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.