E diel, 23 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Konflikt interesi? Albpetrol i jep tender koncesionarit të naftës së Sokol Meqemes, për të riparuar pusin e një ish-koncesionari offshore 

Korrieri nga Korrieri
07.07.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Konflikt interesi? Albpetrol i jep tender koncesionarit të naftës së Sokol Meqemes, për të riparuar pusin e një ish-koncesionari offshore 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Vendburimet e hidrokarbureve në Shqipëri kanë një histori aspak të lavdishme, sidomos pas viteve ’90, ku shumica e tyre u dha me koncesion te disa firma private, të cilat i kanë zhvatur sa kanë mundur dhe duke i lënë më pas rrënoja. Madje, edhe koncesionarët e mëdhenj, ata që administrojnë Patos-Marinzën dalin gjithmonë me humbje, nje skemë e përdorur rëndom për të mos paguar taksa apo dividentë.

Ndërkohë, shoqëria shtetërore e hidrokarbureve, Albpetrol, duhet që të kishte rolin e një kontrollori për të gjetur dhe denoncuar abuzimet, por historia e ka treguar se zyrtarët e saj kanë qenë lidhur ngushtë me vetë firmat private. Madje, disa ish-drejtorë janë bërë biznesmenë të mëdhenj, ndërkohë që vendburimet kalojnë nga njëra dorë në tjetrën, kjo me qëllim humbjen e gjurmëve.

Skandalet vijojnë të ndodhin edhe në ditët apo javët e fundit, sa në zyrat e Albpetrolit në Tiranë ashtu edhe në zyrat e Patosit. Në këto radhë, redaksia e Vox News ka faktuar një tjetër rast të dyshimtë të një konflikti të pastër interesi. Një firmë koncesionare që ka marrë nga vetë shteti disa vendburime, ka fituar një tender po nga Albpetroli. Madje, kjo firma koncesionare duhet të bëjë një punë që duhet ta kishte bërë një ish-firmë koncesionare, që pasi shfrytëzoi vendburimin e la të shkatërruar.

Konflikt interesi? Albpetrol i jep tender koncesionarit të naftës

Faksimile: Vendimi i Këshillit të Ministrave për marrëveshjen për vendburimin e gazit natyror Frakull

Tre vite më parë, në datën 9 qershor 2022, Këshilli i Ministrave miratoi një marrëveshje hidrokarburesh mes kompanisë shtetërore Albpetrol dhe firmës EDG, në pronësi mazhorance të z. Sokol Meqemeja. Ky biznesmen, përveç Frakullës, shfrytëzon edhe vendburimin e gazit në Delvinë.

Sipas dokumenteve që disponon Vox News, VKM mban numrin 401 dhe me titull “Për miratimin e marrëveshjes Hidrokarbureve me ndarje prodhimi për Zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e gazit natyror Frakull, ndërmjet Albpetrol dhe EDG Naryral Gas”.

Në të njëjtën ditë, qeveria ka miratuar marrëveshjen mes Albpetrolit dhe firmës EDG edhe për vendburimin e gazit natyror Povelçë- Fier.

Konflikt interesi? Albpetrol i jep tender koncesionarit të naftës

Faksimile: Njoftimi i fituesit të tenderit të Albpetrolit për rregullimin e një pusi

Dokumenti më sipër është njoftimi i fituesit i kompanisë shtetërore Albpetrol të një tenderi. Fitues ka dalë firma EDG Service. Objekti i tenderit është “eleminimi i avarisë në pusin CA-58”.

“Me anë të këtij formulari ju informojmë se, në këtë procedurë ka marrë pjesë operatori ekonomik ‘EDG SERVICE’, firmë e cila ka ofruar për këtë tender vlerën ekonomike në total 32,410,000 lekë pa TVSH” thuhet në dokumente. Pra, ka qenë vetëm një firmë në garë e cila normalisht doli fituese.

Konflikt interesi? Albpetrol i jep tender koncesionarit të naftës

Faksimile: Pronari i firmës EDG SERVICE është z. Sokol Meqemeja

Vox News shfletoi dokumente nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ku rezulton se fituesi i tenderit për rregullimin e pusit “CA-58”, është firma EDG dhe me pronar z. Sokol Meqemeja.

I njëjti pronar ka fituar edhe koncesione në Frakull, Povelçë dhe Delvinë, ndërkohë që del fitues të një tjetër tenderi të shpallur po nga Albpetrol.

Konflikt interesi? Albpetrol i jep tender koncesionarit të naftës

Faksimile: Pusi që do të rregullojë EDG është lënë i prishur nga ish-firma koncesionare Stream Oil

Por, çfarë do të rregullojë firma EDG?!

Në dokumente shkruhet se shoqëria “Albpetrol” ka nën administrim vendburime për nxjerrjen e naftës dhe gazit. “Procedurat e remontit nëntokësor në puset e pjesës më të madhe të këtyre vendburimeve shoqëria i kryen me mjetet e saj (traktorë pastrimi, Autosonda diessel, autosonda elektrike, autongritës elektrik etj.).
Në vendburimin Cakran-Mollaj ndodhet pusi CA-58, i cili është në avari të rëndë prej muajit gusht 2014, kur vendburimi Cakran-Mollaj ka qënë nën administrimin e kompanisë Stream Oil&Gas. Natyra e avarisë është se ka mbetur i kunjosur (Packer) në thellësinë H = 2458.8 m duke bllokuar komunikimin shtresë-pus dhe duke e nxjerrë jashtë funksioni pusin. Punimet e fundit të kyera në pus për eliminimin e avarisë datojnë në periudhën nga data 08.06.2017 deri më datë 05.01.2018 duke harxhuar më shumë se 350 orë punime me autosondë ≥ 70 Ton por pa rezultat sepse pusi vazhdon të jetë i bllokuar” shkruhet në këto dokumente. 
Pra, një koncesionar do të rregullojë avarinë e lënë përgjysme nga një ish-koncesionar. A mos është kjo një manovër e Albpetrol për ti kaluar më pas Meqemes, vendburimin Cakran-Mollaj?! /voxnews.al

Para

“Të paprekshmit” Suel e Mario “VËLLEZËRIT PERANDOR” të organizatës kriminale “Çela” në RRJETËN e SPAK! 

Pas

Deklarata TRONDITËSE/ Shefi i NATO-s: Një sulm i koordinuar nga Kina dhe Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore! 

Nga Kategoria

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci
Aktualitet

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?
Aktualitet

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

21.08.2026
10.4k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët
Aktualitet

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit
Aktualitet

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.4k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k
Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.4k
Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

Vendimi i gjykatës britanike ‘bllokon’ procedurat e deportimit për shqiptarët

21.08.2026
10.3k
Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Theu xhamat e urbanit pas sherrit me shoferin, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.