E premte, 9 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Në Shqipëri vijnë më “koprracët”! Sa shpenzojnë turistët evropianë në një natë? 

Korrieri nga Korrieri
07.07.2025
në Aktualitet, Fokus
A A
Në Shqipëri vijnë më “koprracët”! Sa shpenzojnë turistët evropianë në një natë? 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një europian shpenzon mesatarisht rreth 91 euro kur udhëton në një shtet tjetër të Europës, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe që i përkasin vitit 2023. Monitor shkruan se për mesataren e eurozonës ky tregues rritet në 93 euro. Ky tregues përfshin fjetjen, ushqimin dhe pijet, transportin lokal, biletat e muzeve, aktiviteteve rekreative, etj.

Të dhënat më të fundit të Eurostat mbi shpenzimet mesatare për natë të turistëve europianë tregojnë një rritje të ndjeshme të buxheteve të dedikuara për udhëtime në vitin 2023, pas një rimëkëmbjeje të fortë të turizmit në të gjithë kontinentin.

Në vitin 2022 shpenzimi ishte rreth 84 euro dhe në 2019-n rreth 77 euro. Ky indikator, shpenzimi mesatar për natë në udhëtimet ndërkombëtare, ofron një pasqyrë të rëndësishme për të parë se cili është niveli i turistëve për nga aftësia e fuqisë blerëse që viziton Shqipërinë.

Italianët janë grupi i dytë më i madh i turistëve që vijnë në Shqipëri, pas Kosovës, me rreth 11% të totalit të hyrjeve, sipas të dhënave të INSTAT. Italianët etiketohen nga operatorët e tregut si më “koprracët”, që nuk shpenzojnë dhe bëjnë pazar për çdo gjë. Edhe të dhënat e Eurostat tregojnë se italianët janë më dorështrënguar se të tjerët në Evropë. Ata shpenzojnë mesatarisht në udhëtimet e tyre 78 euro në natë, ose 14% më pak se mesatarja europiane. Pak a shumë në të njëjtin nivel janë edhe francezët (79 euro), spanjollët (75 euro) dhe holandezët (75 euro).

Ndonëse italianëve u ka dalë “nami” që janë dorështrënguar, ka një kategori tjetër që vjen në Shqipëri që duket se e zgjedhin vendin për çmimet e lira, për të cilat është reklamuar aq shumë në rrjetet sociale. Polakët dhe çekët janë ata që shpenzojnë më pak në udhëtimet e tyre në Europë, me rreth 50 euro/natë, gati sa gjysma e mesatares së Europës, sipas të dhënave të Eurostat. Edhe polakët janë konstatuar nga operatorët në vend si turistë që nuk shpenzojnë shumë. Turistët më të mirë për momentin në vend rezultojnë se janë gjermanët.

Sipas Eurostat, ata shpenzojnë mesatarisht 117 euro në natë kur udhëtojnë nëpër Europë. Ndërsa austriakët janë turistët që shpenzojnë më shumë kur udhëtojnë në Europë, sipas Eurostat, me 155 euro në natë. Në Shqipëri ata zunë 0.6% të hyrjeve totale për 5 mujorin e parë 2025.

Në vend të dytë janë maltezët (138 euro), të ndjekur nga Islanda (131 euro). Në listën e shpenzuesve më të mëdhenj janë dhe shtetet nordike, ku kryeson Norvegjia, me 127 euro/natë dhe Suedia me 108 euro, duke reflektuar fuqinë e lartë blerëse dhe prirjen për udhëtime me cilësi më të lartë (akomodim më i mirë, shërbime më të kushtueshme, restorante etj.).

Tendenca të përgjithshme tregojnë se vendet me shërbime të zhvilluara, akomodim të standardeve të larta dhe infrastrukturë cilësore tërheqin një profil turistësh me buxhet më të lartë. Ndërkohë, vendet më të lira janë kryesisht destinacione për turizëm sezonal me turistë që nuk janë të gatshëm të paguajnë shtrenjtë për shërbimet që marrin. /korrieri

Para

E rëndë në Kolonjë, gjendet i dekompozuar trupi i një personi pranë një stacionit elektrik! 

Pas

Në burg apo liri me kusht? Fati i Veliajt vendoset nesër 

Nga Kategoria

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska
Aktualitet

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

08.10.2026
10.3k
Konflikti për pronën, 93 vjeçari plagos kushëririn 61-vjeçar në Gjirokastër
Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përket

08.10.2026
10.3k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!
Aktualitet

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti
Aktualitet

Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parëForumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtartë Aeroporteve për Evropën

02.10.2026
10.4k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Padia e Monika Lubonjës ndaj Adi Hilës, avokati: Ai nuk rrezikon asnjë ditë burg, maksimumi një gjobë

Padia e Monika Lubonjës ndaj Adi Hilës, avokati: Ai nuk rrezikon asnjë ditë burg, maksimumi një gjobë

07.10.2026
10.3k
Kryeministri Rama bën lëvizje në qeveri, miratohen 4 zv.ministra të rinj, shkarkohen 3 të tjerë (EMRAT)

Nga kriptoasetet te kanabis mjekësor: Vendimet që miratoi Këshilli i Ministrave këtë të premte

03.10.2026
10.4k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.