E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Nga shtëpia e parë te toka bujqësore, info për taksimin e pronës do hidhet në regjistrin elektronik 

Korrieri nga Korrieri
09.07.2025
në Aktualitet
A A
Nga shtëpia e parë te toka bujqësore, info për taksimin e pronës do hidhet në regjistrin elektronik 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Në regjistrin e ri elektronik që bashkitë do të ngrenë me të dhënat për të gjitha taksat dhe tarifat vendore që paguhen sipas kategorive të taksapaguesve, do të përfshijnë të dhëna të reja për taksimi e pasurive të paluajtshme.

Përveç të dhënave që mbahen aktualisht që nga pronarët, sipërfaqja e deri te qëllimi i përdorimit për ndërtesat, truallin urban apo tokën bujqësore, për herë të parë do të përfshihen edhe të dhënat për bashkëpronarët.

Në udhëzimin e publikuar më herët nga Ministria e Financave për krijimin e regjistrave elektronike me të dhënat e taksapaguesve për taksat dhe tarifat e pushtetit vendor, specifikisht për taksën e pasurive të paluajtshme përcaktonte se prej Njësive të Qeverisjes Vendore (NJQV), do të përfshihen të dhëna për llojin e kategorisë të pronës, si: ndërtesë, truall urban apo tokë bujqësore, pronarin, adresën dhe zonën kadastrale të pronës, sipërfaqja në metër katror, lloji i përdorimit për banesë apo për qëllime aktiviteti tregtar etj.

Për të dhënat e pasurive të paluajtshme në Regjistrin Elektronik, Ministria e Financave sqaron se bashkitë do të vijojnë të jenë përgjegjëse vetëm për popullimin dhe përditësimin e tyre, si një detyrim i përcaktuar në ligjin aktual për taksat vendore.

“Këto janë edhe sot që flasim si detyrë e njësive të qeverisjes vendore, të parashikuara në Ligjin nr. 9632/2006, për të bërë popullimin e të dhënave. Ato kanë të bëjnë vetëm me popullimin e të dhënave”, pohuan nga Ministria e Financave.

Udhëzimi i Ministrisë së Financave përcaktonte krijimin dhe përditësimin e regjistrave elektronik nga bashkitë që do të përmbajnë të dhëna për të gjithë taksapaguesit, qofshin individë, të vetëpunësuar apo persona juridikë. Llojet e taksave dhe tarifave vendore, bazën e taksës, nivelin e tyre, sipas kategorive të taksapaguesve, përfshirë të ardhurat e planifikuara dhe të mbledhura, si dhe detyrimet e papaguara. Të paktën 1 herë në vit të dhënat e regjistrit do të raportohen nga bashkitë në Ministrinë e Financave.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Bashkive të Shqipërisë Agron Haxhimali thotë se në tërësi krijimi i regjistrit elektronik është një hap i domosdoshëm për të përmirësuar transparencën dhe të ardhurat lokale, përfshirë edhe mirëadminsitrimin e taksës së pasurive të paluajtshme.

“Udhëzimi Nr. 13, datë 25.6.2025 sjell një risi të rëndësishme për njësitë e vetëqeverisjes vendore (NJQV): krijimin e një regjistri elektronik të unifikuar për të gjithë taksapaguesit, përfshirë taksën mbi pasurinë e paluajtshme, tarifat vendore dhe çdo lehtësim apo përjashtim fiskal. Kjo nismë synon të standardizojë mënyrën se si grumbullohen dhe përpunohen të dhënat tatimore në nivel vendor”, pohon ai.

Për sa i përket të dhënave për pasuritë e paluajtshme në regjistrin elektronik, Haxhimali pohon se përveçse pasurohet me element të rinj, siç është deklarimi i bashkëpronarëve krijon një databaze të unifikuar me qëllimin mirëadminsitrimin e taksës.

“Regjistri elektronik i ndihmon NJQV-të të krijojnë një bazë të saktë dhe të përditësuar të pasurive të paluajtshme të tatueshme. Reduktojnë informalitetin dhe evazionin fiskal. Përmirësojnë efikasitetin në evidentimin dhe ndjekjen e detyrimeve të papaguara. Kombinojnë të dhëna të pasurisë me identitetin tatimor të individëve apo bizneseve për politika më të drejta fiskale”.

Por Haxhimali paralajmëron se bashkitë më të vogla përballen me mungesë stafi dhe teknologjie, dhe kanë nevojë për mbështetje nga qeveria qendrore.

“Por në praktikë, sfida qëndron te kapacitetet teknologjik i bashkive, që ndryshojnë ndjeshëm. Mungesa e stafit të specializuar për administrim fiskal dhe IT në bashkitë e vogla. Nevoja për ndërveprim të pandërprerë me regjistra qendrorë si ASHK, DPT, QKB, etj.

Për këtë arsye, zbatimi kërkon mbështetje teknike dhe financiare nga qeveria qendrore, si dhe trajnime të vazhdueshme për administratat vendore. Përfundimisht, regjistri elektronik është një hap i nevojshëm drejt modernizimit të administrimit vendor, dhe nëse zbatohet me kujdes, do të rrisë ndjeshëm efikasitetin, transparencën dhe të ardhurat nga taksa mbi pasurinë”.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Bashkive të Shqipërisë rekomandon marrjen parasysh të disa masave për zhvillimin e procesit, si: 1.Ministria e Financave duhet të zhvillojë një platformë kombëtare të unifikuar, të aksesueshme nga të gjitha bashkitë. 2.Të alokohen fonde specifike për dixhitalizimin dhe përditësimin e të dhënave në bashkitë me kapacitete të ulëta. 3.Të krijohen protokolle bashkëpunimi ndërinstitucional për ndarjen automatike të të dhënave (me ASHK, QKB, DPT). 4.Këshillat bashkiakë të kërkojnë raportime periodike mbi gjendjen e regjistrit dhe efektet në të ardhurat vendore./Monitor

Para

Manisë së kullave në Tiranë nuk i shpëtojnë as religjionet, kullë e re te “Rruga e Kavajës” nga Kisha Ortodokse! 

Pas

Ermal Mamaqi rrëfen arsyet e largimit nga televizioni: “E pashë që isha në rënie”

Nga Kategoria

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan
Aktualitet

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan

08.10.2026
10.3k
Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka
Aktualitet

Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka

08.10.2026
10.3k
“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim
Aktualitet

“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim

08.10.2026
10.3k
E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq
Aktualitet

E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.4k
BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

07.10.2026
10.3k
Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka

Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka

08.10.2026
10.3k
“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.4k
KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

06.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.