E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbardhet ekzekutimi i profesorit polak në Greqi, në pranga edhe dy shqiptarë: U organizua nga ish-gruaja 

Korrieri nga Korrieri
17.07.2025
në Aktualitet
A A
Zbardhet ekzekutimi i profesorit polak në Greqi, në pranga edhe dy shqiptarë: U organizua nga ish-gruaja 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Policia greke ka zbardhur vrasjen e profesorit 43-vjeçar Przemyslaw Jeziorski, i cili u ekzekutua me gjakftohtësi pasditen e 4 korrikut në Agia Paraskevi të Athinës. Pesë persona janë aktualisht në dispozicion të autoriteteve: dy grekë, një bullgar dhe dy shqiptarë; po ashtu në pranga është edhe ish-bashkëshortja e viktimës, e cila dyshohet se ka luajtur një rol kyç në krim, duke u akuzuar si porositëse e ekzekutimit.  Shqiptarët e arrestuar janë Andrea Sherri, 24 vjeç, dhe F. Driza, 16 vjeç. Të tjerët e përfshirë janë partneri 35-vjeçar i gruas greke, i konsideruar si autori kryesor i krimit, dhe një shtetas bullgar, i cili akuzohet për bashkëpunim në ngjarje.

Zbardhet ekzekutimi i profesorit polak në Greqi, në pranga edhe dy
Zbardhet ekzekutimi i profesorit polak në Greqi, në pranga edhe dy
Zbardhet ekzekutimi i profesorit polak në Greqi, në pranga edhe dy

Dyshohet se dy shqiptarët dhe bullgari ndihmuan autorin duke siguruar makinën e arratisjes një Porsche Cayenne dhe mbështetje të tjera logjistike. Ata i thanë policisë se nuk dinin për qëllimin për të vrarë Jeziorskin, ndërsa shqiptarët kërkuan 50,000 euro nga autori për të heshtur rreth ngjarjes.

Sipas informacioneve të mbledhura nga hetimet, 2 shqiptarët dhe partneri i të akuzuarës, përdorën më pas “Porsche Cayenne” për të ndjekur 43-vjeçarin në zonën e Haidarit. Ai kishte shkuar atje pa e ditur se çfarë do t’i ndodhte. Ish-gruaja i kishte lënë takim në orën 16.00 për të marrë fëmijët, por në fakt i kishte thurur planin për ta ekzekutuar.

Policia arriti gjithashtu të zbulojë lëvizjet e vrasësit të profesorit polak dhe përpjekjen e tij për të “turbulluar ujërat” me shpresën se do t’i shmangej arrestimit. Partneri aktual i ish-gruas së profesorit polak i kishte dhënë çelësat e makinës dhe telefonin e tij celular një personi tjetër për t’i përdorur ato ditën e vrasjes, duke shpresuar të jepte përshtypjen se nuk ndodhur në zonën e vrasjes.

Por në historikun e Policisë doli se profesori polak kishte ngritur më parë një padi kundër partnerit aktual të ish-gruas së tij për kërcënime dhe dëmtime fizike, duke raportuar incidente specifike dhune. Pra, përballja mes tyre kishte një të kaluar, ndërsa është vërtetuar se viktima kishte frikë për sigurinë e tij fizike.

Për ngjarjen, autori i dyshuar i vrasjes, gjatë rrëfimit të tij në polici, u shfaq pothuajse i penduar, duke thënë: Nuk mund ta duroja më ta shihja të dashurën time të trishtuar dhe të stresuar, dhe thashë se do ta bëja. Kam bërë gjithçka. Ai duket se është përpjekur të marrë të gjithë përgjegjësinë mbi vete, megjithatë, provat e mbetura që kanë dalë përshkruajnë një veprim të organizuar me dijeninë dhe bashkëpunimin e ish-gruas.

Siç zbulon rrëfimi i tij, autori i krimit rekrutoi tre bashkëpunëtorë – dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas bullgar – duke u thënë atyre: Do shkojmë diku për të rrahur dikë që po më shqetëson të dashurën. Në fakt, për të shuar shqetësimet e tyre, ai u siguroi se “nëse keni nevojë për avokatë, Nadia do të paguajë. Mos u shqetësoni. Nëse diçka shkon keq, jemi mirë”.

Sa i përket ish-gruas së profesorit, ajo dyshohet se është përpjekur të fshehë të gjitha gjurmët: menjëherë pas vrasjes, ajo e fiku telefonin dhe fshiu të gjitha të dhënat. Megjithatë, policia gjeti një foto të viktimës në telefonin e saj, të bërë nga pas, ditën e vrasjes, që tregonte saktësisht se çfarë kishte veshur – një fakt që, sipas autoriteteve, dokumenton rolin e saj në organizimin e krimit. Ende nuk është përcaktuar se kujt i është dërguar imazhi.

Në të njëjtën kohë, megjithëse telefoni i vrasësit nuk është gjetur, hetimet zbuluan se komunikimet e tij me ish-gruan e tij u bënë nëpërmjet aplikacionit të koduar Signal, duke përdorur një numër që i përkiste djalit të saj. Të gjitha këto prova forcojnë bindjen e autoriteteve se kjo ishte një vrasje e paramenduar. Katër burrat tashmë kanë rrëfyer, ndërsa gruaja këmbëngul të mohojë çdo përfshirje, por nuk ka shumë vlerë. Çështja tani po i paraqitet gjykatës, me aktakuzën që përfshin vrasje me dashje, nxitje dhe bashkëpunim në vrasje.

Para

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, dy të plagosur pranë stadiumit të qytetit 

Pas

Dogana në SHBA “tronditet” nga ajo që zbuluan në bagazhin e shqiptarit 

Nga Kategoria

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska
Aktualitet

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

08.10.2026
10.3k
Konflikti për pronën, 93 vjeçari plagos kushëririn 61-vjeçar në Gjirokastër
Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përket

08.10.2026
10.3k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!
Aktualitet

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti
Aktualitet

Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

ALARM Global: Shpërthim murtaje? Vdiq nga një infeksion “i panjohur”, çfarë fshihet pas vdekjes së laborantes në Siberi?

ALARM Global: Shpërthim murtaje? Vdiq nga një infeksion “i panjohur”, çfarë fshihet pas vdekjes së laborantes në Siberi?

08.10.2026
10.3k
Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka

Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka

08.10.2026
10.3k
Autoriteti i Konkurrencës flë gjumë, çmimi i naftës në Shqipëri, nuk merren parasysh ndryshimet në tregjet globale

Bordi rrit çmimet e karburanteve

08.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k
“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k
Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

07.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.