E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

ALARM Global: Shpërthim murtaje? Vdiq nga një infeksion “i panjohur”, çfarë fshihet pas vdekjes së laborantes në Siberi?

Korrieri nga Korrieri
08.10.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
ALARM Global: Shpërthim murtaje? Vdiq nga një infeksion “i panjohur”, çfarë fshihet pas vdekjes së laborantes në Siberi?
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një rast i dyshimtë në një laborator kërkimor në Siberi ka ngritur shqetësime për një infeksion të mundshëm nga murtaja pneumonike, pasi një punonjëse laboratori 28-vjeçare humbi jetën pas një incidenti në vendin e punës.

Bëhet fjalë për murtajën pneumonike (pulmonare), një formë e rrallë e murtajës, që prek mushkëritë dhe transmetohet me anë të grimcave të frymëmarrjes. Simptomat shfaqe 1 deri në 3 ditë pas infektimit, vështirësi në frymëmarrje dhe kollë.

Alarmi tashmë ka kaluar kufijtë, jo vetëm në Rusi, por në Europë dhe më gjerë. 

Darya Shipilova, e cila punonte në Institutin e Kërkimeve Kundër Murtajës në Irkutsk, vdiq pasi u sëmur, ndërsa rrethanat e rastit kanë nxitur masa monitorimi për personat që kanë pasur kontakt me të.

Megjithatë, deri tani nuk ka konfirmim se gruaja ishte infektuar me murtajë. Nga ana tjetër, aurotietet ruse kanë deklaruar se nuk është identifikuar asnjë rast i murtajës te personat e ekspozuar, të cilët po mbahen nën vëzhgim dhe po kryejnë teste laboratorike.

Por, çfarë ndodhi-Ngjarja

Darya Shipilova, 28 vjeç, një punonjëse laboratori në Institutin e Kërkimeve Kundër Murtajës në Irkutsk. Ajo u shtrua në spital më 29 shtator dhe u intubua. Më 2 tetor ndërroi jetë.

Raportime të paverifikuara sugjerojnë se ajo u sëmur pas një rrjedhjeje të mundshme në laborator. Rasti tërhoqi vëmendje të madhe për shkak të vendit ku ajo punonte dhe raportimeve të pakonfirmuara se mund të ishte ekspozuar ndaj bakterit të murtajës gjatë punës.

Megjithatë, deri tani nuk ka të dhëna zyrtare që konfirmojnë se ajo ishte infektuar me Yersinia pestis, bakterin që shkakton murtajën.

Si lindën dyshimet për murtajën?

Dyshimet u shtuan pas deklaratave kontradiktore të zyrtarëve rusë. Shenja e parë e një problemi të mundshëm erdhi më 2 tetor, kur Guvernatori i Irkutskut, Igor Kobzev, postoi në Telegram se Anna Popova, kreu i Rospotrebnadzor, kishte thirrur një “takim të jashtëzakonshëm” në lidhje me një rast të dyshuar të një “infeksioni veçanërisht të rrezikshëm” tek një banor i rajonit.

Kobzev nuk e përmendi murtajën, por Alexey Tsydenov, kreu i Buryatia fqinje, e ngriti këtë mundësi kur tha në një deklaratë se gruaja “vdiq nga murtaja në rajonin e Irkutskut“. Sipas raporteve të medias ruse, deklarata e tij u redaktua më vonë për të thënë se ajo “ndoshta kishte vdekur nga murtaja”.

Pse laboratori po e studionte murtajën?

Sipas faqes së saj të internetit, Instituti Kundër Murtajës punëson rreth 95 studiues dhe është një strukturë e madhe shëndetësore publike përgjegjëse për monitorimin dhe parandalimin e shpërthimeve të infeksioneve bakteriale dhe virale me rrezik të lartë në të gjithë Siberinë dhe Lindjen e Largët të Rusisë.

Instituti u krijua në vitin 1934 për të luftuar murtajën dhe vazhdon ta studiojë sëmundjen sepse Yersinia pestis, bakteri që shkakton murtajën, ende qarkullon natyrshëm në jetën e egër në pjesë të Siberisë dhe rajoneve fqinje.

Masat që u morën

Midis 189 dhe 197 nga kontaktet e Shipilovës u vunë nën vëzhgim dhe karantinë. Testet fillestare midis këtyre kontakteve dolën negative. Më shumë se 60 anëtarë të stafit të institutit kundër murtajës u izoluan në mënyrë efektive brenda objektit për disa ditë. Kufizime karantine u vendosën gjithashtu në spitalet në Irkutsk, përfshirë një repart materniteti.

Çfarë thonë autoritetet ndërkombëtare?

Organizata Botërore e Shëndetësisë e vlerësoi rrezikun për shëndetin publik nga incidenti si të ulët deri në të moderuar për rajonin e Irkutskut, të ulët për Rusinë në tërësi dhe shumë të ulët për rajonin evropian të OBSH-së.

Autoritetet amerikane po monitorojnë gjithashtu zhvillimet, ndërsa Kazakistani dhe Kirgistani kanë forcuar kontrollet sanitare në kufijtë e tyre me Rusinë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se vdekja ishte një “problem i madh për Rusinë” dhe ofroi të ndihmonte Moskën të përballonte këtë problem.

“Ne do të ndihmojmë. Kushdo që ka një problem të tillë, ne jemi gjithmonë të gatshëm të ndihmojmë”, tha Trump.

Murtaja është endemike në Siberi, vendi i shpërthimit të parë të njohur prehistorik të njerëzimit, pasi bakteri që e shkakton atë, Yersinia pestis, është i pranishëm midis gjitarëve të vegjël të egër në shkretëtirën e saj të gjerë dhe pleshtave të tyre. Megjithatë, është e rrallë që rusët të sëmuren nga murtaja, megjithëse rastet ndodhin çdo vit në pjesë të tjera të botës – veçanërisht në Afrikë.

Murtaja shfaqet në tre forma që prekin pjesë të ndryshme të trupit. Murtaja pneumonike, një infeksion i mushkërive, e bën pacientin të kollitet me pikat infektive të ajrit. Nëse identifikohet shpejt, mund të trajtohet me antibiotikë. Por nëse nuk trajtohet, mund të jetë fatale brenda një deri në gjashtë ditësh.

Para

Vdekja e dyshuar nga murtaja në Rusi, SHBA lëshon alarmin: Amerikanët të largohen menjëherë, shmangni çdo objekt…

Pas

Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

Nga Kategoria

Konflikti për pronën, 93 vjeçari plagos kushëririn 61-vjeçar në Gjirokastër
Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përket

08.10.2026
10.3k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!
Aktualitet

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti
Aktualitet

Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

08.10.2026
10.3k
Vdekja e dyshuar nga murtaja në Rusi, SHBA lëshon alarmin: Amerikanët të largohen menjëherë, shmangni çdo objekt…
Aktualitet

Vdekja e dyshuar nga murtaja në Rusi, SHBA lëshon alarmin: Amerikanët të largohen menjëherë, shmangni çdo objekt…

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.4k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.4k
Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k
Padia e Monika Lubonjës ndaj Adi Hilës, avokati: Ai nuk rrezikon asnjë ditë burg, maksimumi një gjobë

Padia e Monika Lubonjës ndaj Adi Hilës, avokati: Ai nuk rrezikon asnjë ditë burg, maksimumi një gjobë

07.10.2026
10.3k
“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim

“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim

08.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.