E premte, 21 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

ÇMIMET e LARTA/ Shqipëria nuk po preferohet as nga shtetasit e saj, 50% ikin për pushime jashtë!

Korrieri nga Korrieri
03.08.2025
në Aktualitet, Slider
A A
ÇMIMET e LARTA/ Shqipëria nuk po preferohet as nga shtetasit e saj, 50% ikin për pushime jashtë!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Të paktën 84% e personave që plotësuan një sondazh të “Monitor thanë se do të pushojnë apo kishin pushuar këtë verë. 

Pakica prej 16% përmendi arsye të ndryshme se pse nuk do të bënte pushime, ku në 73% të rasteve shkak ishte pamundësia ekonomike.

Pjesa më e madhe prej 57% parashikonin që pushimet të ishin mes 1-2 javë.

Lidhur me destinacionin, 50% kanë zgjedhur të qëndrojnë brenda Shqipërisë dhe pjesa tjetër jashtë, ku e preferuara është Greqia.

Akomodimi i parapëlqyer mbeten hotelet dhe apartamentet në platforma si Booking dhe Airbnb me përkatësisht 40% dhe 38% të përgjigjeve.

Këtë verë vihet re rritja e peshës së shpenzimeve në buxhetin ditor 50-100 euro dita, e cila i takon 52% të përgjigjeve e lidhur kjo me kostot e rritura të aktiviteteve, transportit apo ushqimeve.

Vera e këtij viti ka shfaqur një dinamikë më të ndryshme se ajo e vitit të shkuar. Interesi i të huajve sërish ka qenë më i lartë se viti paraardhës por ritmi i rritjes është ngadalësuar.

Operatorët turistikë thanë se ndoshta kjo verë do të ketë më pak turistë individualë sesa vera e një viti më parë nisur nga rezervimet paraprake gjatë qershorit për muajt pasardhës që ishin disi më të ulëta për korrikun dhe gushtin, kryesisht për rajonin e Vlorës dhe Sarandës.

Pavarësisht kësaj, kompensimin e bën deri diku ecuria më e mirë e Durrësit, por edhe pjesës më në Veri të vendit, ku Shëngjini dhe Velipoja kanë pasur më shumë vizitorë nisur edhe nga çmimet më ekonomike.

Por bregdeti shqiptar nuk është vetëm i përzgjedhuri i të huajve për pushimet verore, pavarësisht se theksi i viteve të fundit vihet aty.

Në fakt, një pjesë jo e vogël e vendasve zgjedhin këtë bregdet jo vetëm për fundjava, por edhe për pushime më të gjata verore.

Për të kuptuar më shumë rreth tendencave të pushimit të vendasve, kostove, preferencave të akomodimit, plazheve apo aktiviteteve plotësuese, “Monitor” zhvilloi edhe këtë verë një sondazh përmes aplikacionit ECR (Engaged Citizens Reporting), ku u përgjigjën 266 persona duke dhënë kështu një panoramë të përgjithshme mbi pushimet e shqiptarëve, kohëzgjatjen dhe problematikat që ata konstatojnë këtë sezon.

84% e të anketuarve do të bëjnë pushime, tek ata që nuk do të pushojnë dominon pamundësia ekonomike

Ende pa gjetur shkëlqimin e saj turistik, pushimet e verës dominoheshin kryesisht nga vendasit, por edhe nga shqiptarët e Kosovës dhe diaspora e dy vendeve që jeton jashtë kufijve.

Me promovimin ndërkombëtar dhe sidomos efektin e rrjeteve sociale, pavarësisht se vendasit dhe shqiptarët e Kosovës mbeten ende pjesa dominuese e atyre që frekuentojnë bregdetin, pesha e grupeve të tjera është rritur dukshëm.

Në sy bien italianët, gjermanët apo francezët me rritje nga viti në vit, por edhe grupet e organizuara ku mbizotërojnë polakët e çekët dhe më pak spanjollët apo vendet e tjera baltike.

Por teksa sytë janë te të huajt, sa prej vendasve parashikojnë të pushojnë këtë verë?

Ajo që bie në sy është se shumica e të anketuarve kanë planifikuar të kenë pushime verore këtë vit. Të paktën 84% e tyre janë përgjigjur me po në pyetjen: A keni planifikuar që të bëni pushime verore këtë vit? Por një përqindje jo e vogël, 16% janë përgjigjur se këtë verë nuk parashikojnë të bëjnë pushime.

Arsyet janë nga më të ndryshmet, por në 73% të rasteve kur janë përgjigjur me “jo”, arsyeja lidhet me pamundësinë ekonomike.

Në të tjera raste, shkak për të mos pushuar gjatë verës kanë qenë: arsyet personale, fakti që ende ishin të pavendosur mbi atë që do të bënin, pamundësia për t’u shkëputur nga puna apo edhe vendimi për të udhëtuar në periudha të tjera të vitit.

Një tjetër tregues i nxjerrë nga të dhënat e anketës sa u takon atyre që nuk do të pushonin këtë verë ishte ai mbi mundësinë që kishin pasur për të pushuar në pesë vitet e fundit gjatë verës. Të paktën 19% e atyre që nuk planifikonin të udhëtonin thanë se nuk kishin bërë asnjëherë pushime në pesë vitet e fundit.

Mbizotëronin edhe përgjigjet e atyre që kishin pasur mundësi të pushonin vetëm një herë në pesë vitet e fundit.

Të dhënat e përpunuara nga përgjigjet e 266 të anketuarve tregojnë se 72% e atyre që janë përgjigjur ishin meshkuj. Lidhur me grupmoshat 20% e të anketuarve ishin 20-29 vjeç, 35% ishin 30-39 vjeç, 30% ishin të grupmoshës 40-49 vjeç.

Pushimet e verës, shumica zgjedh bregdetin, 57% deri në dy javë

Alternativat e pushimeve mund të jenë të ndryshme në verë, por për shumicën ato përfshijnë detin, rërën dhe diellin. Edhe në anketën tonë 92% e atyre që kanë zgjedhur të pushojnë zgjedhin zonat bregdetare, një pakicë tjetër kanë zgjedhur zonat malore ose qytete urbane.

Kjo tregon se shqiptarët vijojnë të mbeten besnikë të pushimeve në det teksa në botë është vënë re se qasja e turistëve për verën po ndryshon.

BBC publikoi në qershor një artikull ku shkruhej se ndryshimet klimatike po ndryshojnë planet e udhëtimit.

Më së shumti, kjo i referohet një tendence të turistëve për të shmangur zonën e Mesdheut, e cila është goditur viteve të fundit nga valë ekstreme të të nxehtit, duke zgjedhur vende me klimë më të butë dhe në afatgjatë kjo tendencë mund të theksohet.

Nëse ajo do të bindë vendasit të qëndrojnë më pak te pushimet tradicionale apo jo, kjo mbetet për t’u parë.

Ndërkohë, për t’ju referuar sërish sondazhit, rreth kohëzgjatjes së pushimeve, shifrat tregojnë se të paktën 57% planifikonin që pushimet e tyre verore të ishin mes 1-2 javësh.

Në një përqindje të konsiderueshme janë edhe ata që pushimet verore i kanë parashikuar më pak se një javë, duke përfaqësuar 35% të atyre që iu përgjigjën anketës.

Të paktën 7% parashikonin që pushimet e tyre të ishin dy-tre javë, ashtu sikurse 1% thanë se kishin një muaj pushime të programuara vere.

Plazhet, shezloni shpenzim i planifikuar, shumica 1000-1500 lekë dita

Kjo verë është shoqëruar me një prani të gjerë të përfaqësuesve të qeverisë në zonat bregdetare duke vënë theksin sidomos te plazhet publike që për hir të së vërtetës janë në sipërfaqe më të mëdha sesa vitet e kaluara.

Kryeministri madje ka ndarë disa herë gjatë këtij viti pamje nga plazhet publike, apo nga ato të zëna nga privatët në mënyrë të padrejtë, të cilëve iu janë hequr shezlonet. Premtimi në fakt është që vitin e ardhshëm të ketë hapësira edhe më të shumta plazhesh publikë, duke qenë se mbarojnë një seri kontratash 5-vjeçare.

Pavarësisht kësaj, duket se kostoja e një shezloni apo qëndrimi në shezlone te subjekte private është pjesë e pandarë kur planifikojmë pushimet. Shpesh kjo lidhet me faktin që plazhet publike kanë mungesë dushesh, banjash apo pastërti dhe kujdes për rërën është minimal.

Në anketën e “Monitor”, 73.5% e atyre që do të pushojnë në bregdet thanë se zona ku planifikojnë të pushojnë ka akses në plazh publik. Pavarësisht kësaj, ata parashikojnë te shpenzimet e tyre çadrat dhe shezlonet.

Pjesa më e madhe e atyre që janë përgjigjur, pra 25%, parashikojnë një kosto 1000-1500 lekë në ditë, 22% një kosto 700-1000 lekë, 19% jo më shumë se 500-700 lekë në ditë dhe pjesa tjetër më pak se 500 lekë në ditë.

Lidhur me mënyrën e parapëlqyer të transportit për në destinacionin e pushimeve duket se shumica zgjedhin komoditetin e makinës personale me 77.78% të përgjigjeve, ndërkohë që pjesa tjetër është me transport ajror, në masën 16.2%.

Më pak përgjigje përfshijnë kamperin apo autobusin me 0.46% dhe 5.56%. Dominimi i makinës personale lidhet me faktin që një pjesë e mirë e turistëve kanë distanca të afërta për të përshkruar brenda vendit, por edhe në vende fqinjë siç është Greqia.

50% do të pushojnë jashtë Shqipërisë, kryeson Greqia, pas saj Italia dhe Turqia

Të paktën gjysma e të anketuarve që thanë se kishin planifikuar pushime verore parashikonin që t’i kalonin jashtë Shqipërisë. Destinacionet janë nga më të ndryshmet, por peshën kryesore e mban Greqia.

Ky treg po bëhet gjithmonë e më popullor për shqiptarët si efekt i ofertave me të gjitha të përfshira që janë mjaft konkurruese por edhe për alternativat që ofron vija bregdetare e këtij vendi, ku disa rajone si Halkidiki apo Korfuzi mbeten ekonomike.

Fillimi i fluturimeve të linjave low cost me një seri destinacionesh, sidomos me Italinë, edhe me dy fluturime brenda ditës për të njëjtin destinacion, e kanë kthyer këtë vend në të preferuar.

Teksa italianët po vizitojnë gjithmonë e më shumë Shqipërinë duket se tashmë edhe shqiptarët po “i kthejnë” vizitën me më shumë udhëtime.

Në vendin e tretë është Turqia, e cila ka qenë historikisht pjesë e verës të një përqindje të konsiderueshme shqiptarësh.

Ofertat e Turqisë janë të shumta dhe çdo vit prezantohen resorte të reja dhe popullore në brigjet e këtij vendi, edhe pse çmimet gradualisht janë rritur.

Portugalia, Spanja janë gjithashtu vende që kanë marrë vëmendje dhe jo pak persona janë përgjigjur se parashikojnë që këto vende të jenë destinacionet e tyre të verës.

Të tjera shtete me kuriozitet për verën janë Kroacia, Malta por edhe Suedia.

Akomodimi, shumica parapëlqejnë hotel, 49% parashikojnë kosto mes 50-100 euro/nata

Strukturat akomoduese këtë vit u përballën me vendosjen e referencës duke kërkuar që të deklarojnë zënien që kanë gjatë vitit sipas referencave që miratoi qeveria.

Këto referenca ishin të ndara në dy periudha duke përfshirë maj-shtator dhe atë tetor-prill.

Një situatë e tillë krijoi pakënaqësi në një pjesë të mirë të rasteve lidhur kjo me faktin që sidomos në zonat bregdetare në Jug, zënia e dhomave ishte dukshëm më e ulët se referenca në sezonin jashtë pikut të verës.

Në atë kohë u nënvizua se kjo mund të ndikonte te kostot dhe një rritje të çmimeve në një pjesë të tyre. Ajo që ka ndodhur në fakt me çmimet këtë vit duket më shumë si një rregullim i tregut, ku operatorët turistikë thonë se ka një rritje të lehtë për strukturat cilësore dhe një ulje apo qëndrim në vend të atyre që nuk kanë investuar apo që u duhet të konkurrojnë me çmim.

Një pjesë agresive e këtij tregu janë bërë edhe apartamentet në Airbnb apo Booking të cilët falë ekspozimit në këto platforma janë bërë të preferuar.

Në sondazhin e “Monitor”, të paktën 40% e atyre që janë përgjigjur kanë thënë se do të zgjedhin një hotel si strukturë akomodimi për pushimet verore.

Ndërkohë 38% do të marrin një apartament me qira ditore në Airbnb apo Booking.

Të paktën 9% do të qëndrojnë tek të afërmit, 6% në resort dhe po kaq në shtëpi fshati, teksa 1% kanë zgjedhur një bujtinë. 

Edhe te shpenzimet ditore të planifikuara për një strukturë akomodimi, të paktën 49% parashikojnë një kosto ditore mes 50-100 euro/nata.

Një vit më parë, për të njëjtin sondazh përgjigjet që dominonin ishin për një buxhet deri në 50 euro/nata. 

Ndërkohë, ky grup që kërkon struktura më ekonomike këtë herë ka kaluar në vend të dytë, ku 21% parashikojnë këtë kosto për këtë verë për një natë.

Të paktën 17% parashikojnë që një natë të kushtojë 100-200 euro, ndërkohë që 9% mbi 300 euro/nata./Monitor

Para

Babëzia e oligarkëve, trafikantëve dhe barinjve që pushtuan DETIN shkatërruan turizmin në Shqipëri

Pas

Kundër lirimit të hapësirave publike/ Theu xhamat e Bashkisë së Korçës, kush është “Çekiçi 14”?

Nga Kategoria

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)
Aktualitet

Hashim Thaçi nga Haga: Shqipëria bëri atë që mundi për mua (rrëfen prapaskenat e Rambujesë)

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë
Aktualitet

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.3k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione
Aktualitet

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja
Aktualitet

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

Fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator, duan naftë pa akcizë dhe subvencione

21.08.2026
10.3k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.3k
Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.3k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.3k
Turistët nuk e “zëvendësojnë” ikjen e shqiptarëve, ngadalësohet konsumi

Kulmin e arritëm në 1991 – Paralajmërimi alarmant: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100

20.08.2026
10.3k

Boom-i Javës

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

Dyshime për një skemë të ngjashme me Bankers dhe AKSHI-n – Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK

20.08.2026
10.4k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

Ramën e bënë për ujë të ftohtë “kryebashkiakët e lodhur”

13.08.2026
10.4k
Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin/ Rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

13.08.2026
10.4k
I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është Ibrahim Lici, që të “këput” me të majtën

30.10.2024
10.4k
DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

DOSJA+FOTO/ Kryeson listen e shqiptarëve “Most Wanted” në Interpol , kush është shqiptari Bedri Noka që Belgjika e kërkon me “qiri”

31.12.2024
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.