E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

MASHTRIMI/ Raiffeisen Bank pranon para gjykatës se ka ndodhur një skandal me kreditë dhe klientët e saj

Korrieri nga Korrieri
06.08.2025
në Aktualitet, Fokus, Investigim
A A
MASHTRIMI/ Raiffeisen Bank pranon para gjykatës se ka ndodhur një skandal me kreditë dhe klientët e saj
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

MASHTRIMI/ Raiffeisen Bank pranon para gjykatës se ka ndodhur një skandal me kreditë dhe klientët e saj

Raiffeisen Bank në Shqipëri pranon se është përfshirë në një spirale skandali, ku, të paktën, 20 kredi me vlerë rreth 100 milionë lekë të vjetra, janë marrë në sportelet e saj me anën e dokumentave të falsifikuara.

Ky informacion, natyrisht, nuk është bërë publik nga një prej bankave kryesore në Shqipëri. Por, përfaqëesit e saj ligjorë i kanë deklaruar këto të dhëna në një proces civil që po zhvillohet së fundmi në gjykatën e Tiranës.

“Boldnews.al” ka publikuar një vendim të togave të zeza të kryeqytetit, në të cilin, një 33-vjeçar nga kryeqyteti ka paditur “Raiffeisen Bank”, pasi i është refuzuar informacioni mbi një kredi të rreme të marrë nga dikush tjetër në emrin e tij.

“Viktima” e kredisë së rreme

Mesditën e 16 Korrikut 2025, Adem B., me banim në Tiranë, merr një telefonatë. “Jam punonjëse e bankës Raiffeisen. Ju njoftoj që duhet të kryeni pagesën e këstit të kredisë, pasi jeni me vonesë”.

I riu është ndjerë i habitur nga kjo telefonatë. Ai i ka sqaruar punonjëses se nuk ka marrë asnjëherë kredi, as tek Raiffeisen dhe as në ndonjë bankë tjetër. Në vijim, Ademi i kërkuar bashkëbisedueses më shumë të dhëna mbi këtë kredi të pretenduar, pasi kuptoi se emri i tij mund të ishte përfshirë në një skemë mashtrimi.

Në foto: Vendimi i gjykatës së Tiranë, dt. 30 Korrik 2025

Pas kësaj telefonate, ai ka kontaktuar me shërbimin e klientit të bankës Raiffeisen, në të cilën ka kërkuar sqarime më të hollësishme.

“Nuk kam aplikuar asnjëherë për kredi në Raiffeisen Bank dhe as kam numër llogarie në këtë bankë. Kur nuk kam aplikuar për kredi dhe nuk kam numër llogarie në këtë bankë, si është e mundur të kem marr kredi, dhe si është e mundur që kredia të hidhet në një numër llogarie që unë nuk e kam?!. Me sa informacion që unë kam, hapja e llogarisë bankare mund të bëhet vetëm duke u paraqitur pranë sporteleve të bankës personalisht, një gjë të tillë unë nuk e kam bërë”.

Si një person i dëmtuar, 33-vjeçari ka kërkuar informacion zyrtar nga banka, për kredinë e marrë në emrin e tij, personat që kanë miratuar borxhin, nënshkrimet e kredimarrësit, e të dhëna të tjera.

Në foto: Selia e Raiffeisen Bank në Tiranë

Banka nuk i ka kthyer përgjigje dhe ai është drejtuar gjykatës së Tiranës, në të cilën kërkon detyrimin e bankës për t’i dhënë informacionin, si edhe dëmshpërblim monetar për shqetësimin e shkaktuar.

Gjykata ka refuzuar kërkesën e tij, pasi përfaqësuesit ligjorë të bankës kanë deklaruar se materiali i kërkuar, si edhe dokumenta të personave të tjerë, tashmë i janë vënë në dispozicion Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës.

Sipas zyrtarëve të Bankës, “ndihemi viktima në këtë histori dhe kemi bërë kallëzim penal në Polici për të zbuluar autorët e mashtrimit”.

Deklarimet e përfaqësuesve të Raiffeisen Banka zbulojnë edhe skandalin, përmasat e të cilit deri më tani janë kufizuar në 20 raste mashtrimi.

Banka: Skemë mashtrimi

“Në të gjithë këtë histori, viktima e parë është banka”, kanë deklaruar përfaqësuesi ligjorë të Raiffeisen gjatë këtij procesi gjyqësor.

“Rreth 20 klientë kanë marrë kredi 9 milion lekë. Banka është e interesuara e parë për të vënë në dispozicion të prokurorisë dhe policisë për të vërtetuar këtë skemë mashtrimi. Çfarë interesi ka Banka të fshijë dokumentet?”, vijuan më tej përfaqësuesit ligjorë, në formë reagimi për pretendimin e 33-vjeçarit se mungesa e dhënies së informacionit mund të ishte një tentativë për të fshehur gjurmët e skandalit financiar.

Në një debat me palën paditëse në gjyqësor, përfaqësuesi e Bankës duket se nuk kanë qenë shumë të artikuluar, megjithëse detajet e prezantuara prej tyre pranojnë situatën problematike.

“Banka e pranon që është viktimë e kësaj skeme. Janë edhe me vidio personat që kanë kryer këtë vjedhje. Si konkluzion, banka nuk ka arsye t’i zhdukë provat dhe ia kemi vënë në dispozicion policisë. Banka, në të gjithë këtë situatë, mund ta besh që sot padi për shpërblim dëmi dhe do jua vëmë në dispozicion Gjykatës të gjithë provat. Nuk i zhduk dot. E pranojmë që llogaria juaj është çelur në emrin tuaj. Fotografia nuk ështe e juaja. Në bankë ka dështuar ID-ja e atij personi, por kartën e identitetin nuk e ka marrë në bankë ai. Dhe vërtetimin për sigurimet shoqërore nuk e ka marrë në bankë, pasi ai vërtetim mund të merret vetëm në E-albania”, citohet përfaqësuesi i “Raiffeisen Bank” në vendimin gjyqësor të datës 30 korrik 2025/ boldnews.al

Para

U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos, zhduket biznesmeni i njohur!

Pas

FOTO/ “Na rrahu njëri na bëri peshk”, DETAJE të REJA: Zbulohet arsyeja pse u dhunua, Genard Hajdini dhe babai i tij! 

Nga Kategoria

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen
Aktualitet

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre
Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet
Aktualitet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k
Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

01.10.2026
10.4k
“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

01.10.2026
10.4k
KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

06.10.2026
10.3k
Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

Zbulohen projektet dhe investitorët/ Tre resorte të tjera po projektohen në Zvërnec

29.09.2026
10.4k
Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.