E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Grupi i kokainës, SPAK bastis “Klajdi Resort” në Golem, sekuestrohet celulari i pronarit Osman Kokoshi

Korrieri nga Korrieri
08.08.2025
në Aktualitet, Fokus, Investigim, Slider, SPAK News
A A
Grupi i kokainës, SPAK bastis “Klajdi Resort” në Golem, sekuestrohet celulari i pronarit Osman Kokoshi
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Grupi i kokainës, SPAK bastis “Klajdi Resort” në Golem, sekuestrohet celulari i pronarit Osman Kokoshi

SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë në disa qytete të vendit, duke goditur një organizatë të trafikut ndërkombëtar të kokainës me lidhje nga Amerika Latine drejt Evropës.

Në kuadër të aksionit, VNA raporton se është bastisur “Klajdi Resort” në Golem, ku u sekuestrua celulari i pronarit Osman Kokoshi, i dyshuar për përfshirje në aktivitetin e grupit. Kontrollet janë kryer edhe në biznese të tjera të lidhura me anëtarët e dyshuar.

Grupi i kokainës, SPAK bastis “Klajdi Resort” në Golem, sekuestrohet celulari i pronarit Osman Kokoshi

Lista e personave të përfshirë përfshin Riza, Ardian, Albin dhe Elvis Çelën (vëllezër), Fadil alias Jul Balla – pronar i “Ajman Resort”, Franc Çopja i arrestuar në Belgjikë, Petrit Sulejmani alias “Lakatos”, Mariglen Kamami, Denis Daja, Kujtim Gjyla (me detyrim paraqitje), Renato Musaka, Vilson Pepa, Dition Pepa (me detyrim paraqitje), Miklovan Mullai dhe Gert Çerma.

Operacioni, i cili nisi në orët e para të mëngjesit në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Golem, vjen pas muajsh hetimesh ku janë analizuar përgjime të siguruara nga aplikacioni i enkriptuar “Sky ECC”. Sipas burimeve hetimore, grupi kishte ngritur një rrjet të mirëstrukturuar për transportimin e kokainës nga portet e Amerikës Latine drejt Evropës, duke përdorur pika strategjike në Shqipëri për magazinim dhe shpërndarje.

Burime nga dosja hetimore bëjnë me dije se Franc Çopja dhe Ervis Çela konsiderohen si figura kyçe të grupit, ndërsa Fadil alias Jul Balla dyshohet se kishte rol në logjistikën dhe transportin e lëndës narkotike.

SPAK e lidh këtë operacion edhe me disa raste të mëparshme të kapjes së kokainës në portet e Durrësit dhe Vlorës, ku janë sekuestruar sasi të konsiderueshme droge të fshehura në kontenierë me banane apo mallra të tjera importi. Sipas të dhënave, grupi përdorte metoda të sofistikuara për të shmangur kontrollet doganore, përfshirë bashkëpunëtorë brenda pikave të hyrjes.

Hetimet pritet të zgjerojnë rrethin e personave të përfshirë, ndërsa SPAK po punon për gjurmimin e pasurisë së anëtarëve të grupit dhe lidhjeve të tyre ndërkombëtare. Nuk përjashtohen arrestime të tjera në ditët në vijim. /korrieri

Etiketat: klajdi kokoshiklajdi resortosman kokoshiSPAK
Para

Ermal Dredhës i merr flakë dhe eskavatori te plehrat e Vlorës, katastrofa e menaxhimit të qytetit

Pas

Kush e toleron pallatin 21-katësh të Kuteli shpk e Haki Kutelajt që ka uzurpuar rrugën te Xhamlliku?

Nga Kategoria

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen
Aktualitet

“Kisha frikë vajzën”/ Grabitet piceria në Zvicër, pronari shqiptar rrëfen ngjarjen

06.10.2026
10.3k
Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve
Aktualitet

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.3k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre
Aktualitet

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.3k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet
Aktualitet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar

29.09.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

01.10.2026
10.4k
Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

Dështimi i turpshëm i Intesa-s/ Bankës i vodhën 100 milionë euro përmes një mashtrimi ordiner me telefonatë të rreme

29.09.2026
10.4k
“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

03.10.2026
10.3k
Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.