E martë, 6 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Parcela me drogë motivi i vrasjes në Shkodër, kryeplaku tregon sherrin që pati me kushëririn 

Korrieri nga Korrieri
03.09.2025
në Aktualitet, Fokus
A A
Parcela me drogë motivi i vrasjes në Shkodër, kryeplaku tregon sherrin që pati me kushëririn 
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një parcelë me drogë është bërë shkaku kryesor për vrasjen me dy plumba pistolete të Piro Prronit, në fshatit Abat të njësisës Administrative në Shkodër.

Vrasja është kryer nga kryeplaku i fshatit Abat, Ndoc Macaj, i cili më pas është vetëdorëzuar tek strukturat policore me ndërmjetësimin e Drejtorit të Qarkut Shkodër.

Ora News ka mësuar se Macaj ka pranuar autorësinë e krimit, por ka argumentuar se një veprim të tillë e ka kryer për tu vetëmbrojtur, pasi viktima Piro Prroni po e sulmonte me një hanxhar që kishte me vetë dhe thikë.

Gjithçka ka ndodhur për kultivimin e disa rrënje me drogë në zonën e quajtur “Pushime”, tokë e cila i përket autorit të krimit Ndoc Macaj,i cili rezulton të jetë dhe kryeplaku i fshatit.

Pas hetimeve të kryera lidhur me zbardhjen e vrasjes, policia paralelisht ka zbuluar dhe parcelën me drogë duke asgjësuar me zjarr të gjitha rrënjët. Ndërsa 5 prej tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale më qëllim ekzaminimin në laborator.

Në dëshminë e plotë, autori i krimit, ndër të tjera ka sqaruar se:

”…unë jam kryeplaku i fshatit Abat prej dy vitesh. Duke qënë se për shkak të funksionit dhe përgjegjësive që kam mbi kontrollin e teritorit të fshatit më datën 28 Gusht 2025, rreth orës 17:00, kam dalë duke kontrolluar zonën në vendin e quajtur”

“Pushime”, pasi ditët e fundit kisha parë lëvizje të dyshimta në këtë zonë dhe kisha merak nëse ndokush mund të jetë duke bërë ndonjë paligjshmëri, në tokën time, pasi kam bjeshkët e mia në këtë vend apo në vende të tjera, pasi ligji më ka ngarkuar për të kontrolluar brenda fshatit. Në momentin që kam arritur në vendin e quajtur “Pushime”, kam parë një parcelë, të kultivuar me rreth 70-80 bimë narkotike Cannabis Sativa…”.

Më tej autori i krimit shprehet se:

“…në këtë moment ka ardhur një bashkëfshatar të cilin e njoh me emrin Spiro Prroni (Piro Prroni) dhe mu drejtua me fjalët:”…Ça lyp këtu…?”.

I thashë: “…kjo është toka jeme dhe kam dalë për ta kontrolluar dhe ç’farë bëhet këtu dhe kush është…?”.

Ai më tha: “…Jena tek për tek, po të myti…”. Dhe në këtë moment ka nxjerrë kmesën(mjet prerës) dhe më është afruar, unë kam ecur 2 (dy) hapa pas dhe i thashë: “…Mos mu afro…”.

Por ai prap është afruar dhe më tha: “..Jemi vetëm për vetëm…”. Në këtë moment kam nxjerrë pistoletën dhe i kam thënë sërish: “…Mos mu afro…”. Ndërsa ai është afruar sërish.

“…unë vazhdoja të tërhiqesha, ndërsa ai më afrohej gjithmonë e më shumë. Në këtë moment kam qitur një fishek në ajër, për ta trembur por ai u afrua sërish, çoi kmesën për të më vrarë.I gjendur në këto kushte, i kam drejtuar armën dhe i kam rënë në krahun e majtë, në shpatull…”-tregon autori I krimit.

Ka ecur disa hapa pas, dhe u ul në tokë. Nga ai moment nuk ka lëvizur më. Më pas kam zbritur deri tek banesa ime dhe kam njoftuar disa përsona ndër ta Kushëririn e Piros dhe punonjësin e Policise që është kushëri i Piros dhe ju kam treguar për ngjarjen e ndodhur. Më pas më kanë telefonuar nga Policia dhe i kam pritur në banesë deri sa kanë ardhur, ku i kam dorëzuar armën, me të cilin kam kryer krimin dhe më kanë shoqëruar në ambjente e Policisë.

“…Unë jetoj gjatë gjith kohës në Dukagjin dhe gjatë dimrit jemi vetëm dy shtëpi që jetojme atje, prandaj dhe kam mbajt armën por në asnjë rast për këtë qëllim. Sot më zuri rreziku me të dhe nuk kam dashur të ndodhë kjo punë. Piro Prroni, e kam kushëri të largët, por nuk është se kam patur kontakt me të. Nuk ka patur njeri-tjetër, kemi qenë vetëm ne të dy. Unë pashë që përvec kmesës në dorë kishte dhe thikë në brez, sipër bluzën, pasi e kishte vendosur në pozicion të dukshëm.
Mu afrua aq afër sa çoi kmesën dhe tentoi të më godasë me të, në këtë moment menjëherë kam nxjerrë pistoletën, të cilën e kisha me vete dhe kam qëlluar në ajër, tek qitje si fillim vetëm për ta trembur dhe për ta larguar. Por Prroni nuk u tërhoq dhe vazhdoi të më afrohet sërish, përsëri ka çuar kmesën dhe tentoi të më godasë, në këtë moment e kam qëlluar drejt, ku plumbi e ka kapur në pjesën e gjoksit. Aty me tha:”…Më vrave…”.

Pas këtij momenti ka ecur 2-3 hapa pas, është ulur në tokë dhe ka humbur ndjenjat, ku më pas ka humbur jetën”./oranews

Para

Arrestohet në Mal të Zi kërkuari për drogë, pritet ekstradimi

Pas

Franca në kolaps, borxhi rekord dhe mundësia që Macron të japë dorëheqjen

Nga Kategoria

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Aktualitet

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..
Aktualitet

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Euro thellon rënien, i afrohet kufirit të 94 lekëve
Aktualitet

Rregullorja e pagesave të menjëhershme, transfertat deri në 500 mijë lekë do të kryhen në 10 sekonda

06.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.4k
Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

Identifikohet viktima e aksidentit në Vlorë, pronari i magazinës së hidrosanitareve u zu poshtë nga materialet

06.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.4k
Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02.10.2026
10.4k
Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

Shpërthimi te “AN Oil” në Sarandë, Inspektorati Teknik: Karburanti ishte jashtë funksionit prej 3 muajsh, në momentin e…

01.10.2026
10.4k
BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

30.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.