E mërkurë, 7 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! (Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar)

Korrieri nga Korrieri
10.09.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! (Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar)
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Norma e rrezikut të varfërisë në zonat urbane, qytetet e mëdha të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Fierit është rreth dy herë më e lartë se mesatarja e vendeve të BE-së.

Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar nga varfëria (të ardhura nën 60% të mesatares kombëtare), ndërsa në BE kjo normë luhatet rreth 21%, sipas të dhënave nga databaza e Eurostat.

Të dhëna tregojnë se Çekia ka nivelin më të ulët në Europë të varfërisë në zonat urbane, e ndjekur nga Sllovakia dhe Polonia me 11 deri 12%. Në anën tjetër Shqipëria, Belgjika, Spanja dhe Italia kanë nivelin më të lartë të varfërisë në qytetet e mëdha.

Arsyet kryesore të varfërisë urbane në Shqipëri lidhen me të ardhurat e ulëta dhe informalitetin e lartë.

Pagat në sektorët urbanë janë ende shumë më të ulëta krahasuar me standardet europiane dhe shumë punonjës në qytete punojnë pa kontrata dhe sigurime, duke i lënë ata jashtë skemave të mbrojtjes sociale dhe pensioneve.

Gjithashtu varfëria e lartë në zonat urbane të vendit tonë vjen edhe nga kosto e lartë e jetesës në qytete.

Qiratë, energjia, uji dhe shërbimet bazë janë më të shtrenjta në qytete, por të ardhurat nuk janë në përpjesëtim të drejtë me këto kosto.

Mungesa e strehimit social e bën më të vështirë jetesën për familjet me të ardhura të ulëta.

Ndërsa infrastruktura është më e zhvilluar në qytete, cilësia e shërbimeve sociale, arsimore dhe shëndetësore mbetet e paqëndrueshme dhe e pabarabartë.

Migrimi i brendshëm dhe urbanizimi i pakontrolluar ka ndikuar gjithashtu. Qytetet si Tirana, Durrësi dhe Elbasani kanë përjetuar migrim të brendshëm të vazhdueshëm nga zonat rurale.

Këto zhvillime kanë krijuar zonat periferike me strehim informal dhe mungesë aksesi në shërbime publike, duke rritur përqindjen e popullsisë në rrezik varfërie.

Nga ana tjetër mungojnë politikat efektive të mbrojtjes sociale.

Skema e ndihmës ekonomike është shumë e kufizuar dhe shpesh nuk arrin të targetojë grupet më në nevojë.

Sistemi i taksave dhe përfitimeve sociale nuk ka efekt real tek shtresat në nevojë, ndryshe nga vendet e BE-së.

Shumë vende te BE-se e kanë zbutur varfërinë urbane duke ndërtuar banesa publike për familjet me të ardhura të ulëta. Funksionojnë skemat për subvencionim të qirasë për të rinjtë, çiftet dhe familjet me fëmijë.

Politika të tilla si fuqizimi i arsimit dhe trajnimeve profesionale në qytete për të përgatitur të rinjtë për tregun urban të punës ndikon në zbutjen e varfërisë.

Rritja e aksesit në çerdhe e kopshte që ndihmon veçanërisht gratë në punësim është mjet tjetër që përdor BE-ja.

Shembujt nga vendet e BE-së tregojnë se zgjerimi i skemës së ndihmës ekonomike dhe asistencës sociale me pagesa të drejtpërdrejta për familjet që jetojnë nën vijën e varfërisë urbane është një mjet efikas.

Formalizimi i tregut të punës  për të siguruar që punonjësit urbanë kanë sigurime dhe kontrata të rregullta është një mjet tjerë që ka funksionuar në BE për reduktimin e varfërisë urbane./Monitor

Para

Apple lançon iPhone 17 me dizajn dhe teknologji të re

Pas

DETAJET/ Pse e bombardoi Izraeli Katarin

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.4k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k
Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

Rama flet për “zili”, pas kullave shfaqen biznesmenë dhe deputeti socialist: 77 kate në Tiranë, 23 në Pogradec

02.10.2026
10.4k
Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

06.10.2026
10.4k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.