Pasi mori besimin e 83 deputetëve në Kuvend, qeveria e re “Rama 4”, është betuar edhe te Presidenti Bajram Begaj, i cili më herët kishte dekretuar kabinetin e ri qeveritar.
Kreu i qeverisë dhe ministrat e kabinetit të ri u betuan këtë të premte në presidencë për të nisur punën për mandatin e katërt të qeverisë.
Kryeministri Rama mbërriti në Presidencë në orarin zyrtar të përcaktuar për betimin e kabinetit të ri qeveritar, në orën 10:00, ndërkohë që ministrat e tij kishin shkuar më herët.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së re morën votëbesimin në Kuvend me 83 vota pro në një seance e cila zgjati për 25 minuta.
Qeveria “RAMA 4”:
Belinda Balluku – Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës
Albana Koçiu – Ministria e Punëve të Brendshme
Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Petrit Malaj – Ministria e Financave
Blendi Gonxhja – Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit
Sofjan Jaupaj – Ministria e Mjedisit
Mirela Kumbaro – Ministria e Arsimit
Evis Sala – Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Delina Ibrahimaj – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Besfort Lamallari – Ministria e Drejtësisë
Pirro Vengu – Ministria e Mbrojtjes
Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor
Majlinda Dhuka – Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë
Adea Pirdeni – Ministre e Shtetit për antikorrupsionin
Toni Gogu – Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin.
















