Ministrja e Mbrojtjes së Lituanisë ka paralajmëruar se kufiri verilindor i NATO-s “po testohet me qëllim”, pas akuzave të Estonisë se avionë rusë kanë shkelur hapësirën e saj ajrore.
Dovile Sakaliene tha se incidenti është “provë e qartë” se operacioni i NATO-s ‘Eastern Sentry’, i cili synon forcimin e krahut lindor të Evropës, “ka vonuar prej kohësh”.
Ajo shtoi se Turqia “ka dhënë tashmë shembullin” në vitin 2015, kur forcat ajrore turke rrëzuan një avion rus, pasi Ankaraja deklaroi se ai kishte shkelur hapësirën ajrore turke.
Tre avionë rusë u kapën duke fluturuar në hapësirën ajrore të Estonisë mëngjesin e së premtes, 19 shtator. Ata qëndruan për 12 minuta para se të dëboheshin nga një mision italian i patrullimit ajror.
Estonia është vendi i tretë anëtar i NATO-s që raporton një shkelje të hapësirës së saj ajrore nga Rusia në javët e fundit, pas Rumanisë dhe Polonisë që kanë raportuar incidente të ngjashme.
















