Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka reaguar në rrjetet sociale për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët rusë. Spiropali shpreh shqetësimin për këtë akt, ndërsa solidarizohet me Estoninë.
Në fund, thekson se NATO mbetet e bashkuar ndaj Rusisë.
“Thellësisht të shqetësuar për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga tre avionë luftarakë rusë Mig-31 këtë mëngjes. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatin tonë, Estoninë. NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë”, shkruan Spiropali.
















