E premte, 27 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Ekzekutimi i Andi Malokut/ Babai i viktimës: Mirë për djalin, po mua pse donit të më vrisnit?! Plarent Dervishaj: Hajde ta them përballë!

Korrieri nga Korrieri
03.10.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Ekzekutimi i Andi Malokut/ Babai i viktimës: Mirë për djalin, po mua pse donit të më vrisnit?! Plarent Dervishaj: Hajde ta them përballë!
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Babai i Andi Malokut, që mbeti viktimë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji në mbikalimin e Shkozetit më 1 Nëntor 2019, është përplasur në GJKKO me një nga të akuzuarit, Plarent Dervishaj.

Genc Maloku u shpreh se ka qenë Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut, i cili ndodhej në makinë me prokurorin Arjan Ndoji kur ndodhi atenati, i cili i tha që pas vrasjes qëndron Plarent Dervishaj.

“‘Rrumi’ ma ka thënë i pari, pasi doli nga spitali se ‘e ka porositur Plarent Dervishaj’. Nuk kishte motiv me djalin tim, s’kishte pse qëllohej, dihet kush ishte motivi”,deklaroi ai para togave të zeza.

Gjatë fjalës së babait të viktimës, ndërhyri edhe Plarent Dervishaj i cili tha: “Më vjen keq për djalin, më vjen keq dhe për Arjan Ndojën, kanë qenë më të pafajshmit në atë atentat”.

Deklarata e tij solli replikën e Genc Malokut, ku ky i fundit iu drejtua “mirë për djalin të vjen keq, po mua pse donit të më vrisnit”.

“Hajde të takohemi ta them përballë”, iu kthye Plarent Dervishaj, duke shkaktuar përplasje mes tyre.

Pas debatit të fortë në sallë mes Plarent Dervishaj dhe dëshmitarit, Genc Maloku u shoqërua jashtë gjykatës.

Pjesë nga dëshmia në seancë:

Genc Maloku: Nuk ishte shofer zyrtar. Një muaj e ca shërbeu. As rrogën e dytë s’mori. Nuk më ka paraqitur ndonjë shqetësim, unë kam qenë në Itali pas 3-4 ditësh ndodhi ngjarja. Djali im shoqërohej me çuna të moshës së tij. Me Pëllumb Muharremin dhe Vullnet Muçën, nuk besoj se ka qëndruar me ta. Djali im është rritur në Tiranë. As me Arben Mërkurin. Fare.

“Rrumi” ma ka thënë i pari, pasi doli nga spitali se “e ka porositur Plarent Dervishaj”. Nuk kishte motiv me djalin tim. S’kishte pse qëllohej.

Dihet kush ishte motivi. As Rrumi, asnjë njeri s’më intereson. Mua më ka ikur djali 23 vjeç. Ma kthen ti dot djalin? Ma kthen?! Normal që nuk ka qenë djali im objektivi.

Ilia Ilia: Qartazi e nderuar që objektivi ka qenë Rrumi e nderuar. Siç dhe ne pretendojmë

Plarent Dervishaj: Më vjen keq për djalin. Më vjen keq dhe për Arjan Ndojën, ata kanë qenë më të pafajshmit në atë atentat.

Kur të ka përmendur Rrumi emrin tim, pse mendon se ta ka përmendur?

Genc Maloku: Nuk e di nga ka ardhur më tha në fillim. Por më pas, më tha emrin tënd. Por pa motiv.

Avokatja: Halit Valterin, si e njihni?

Genc Maloku: E pashë në parlament. Ishte më aktivi. E kontaktova me anë të njerëzve. USB m’u soll te porta në një zarf, e kam deklaruar në prokurori. USB e prisha unë.

Genc Maloku: Mërkuri, ka pasur pseudonimin, “Maneci”. Më ka ardhur një mesazh, “Si shpesh shkon nga prokuroria, më tha jam Plarent Dervishaj”. Është fakt, e kam denoncuar në komisariatin nr. 6.

Genc Maloku-Plarent Dervishajt: Mirë për djalin të vjen keq, po mua pse donit të më vrisnit. Nuk e kuptoj, nuk ju kemi bërë asgjë.

Plarent Dervishaj: Hajde të takohemi ta them përballë.

Debat i fortë në sallë mes Plarent Dervishaj dhe dëshmitarit.

Plarent Dervishaj: A ta ka përmendur Rrumi emrin tim? /vox

Para

SKEMA/ Si silleshin vajzat nga Kolumbia në Shqipëri, i futesnin në borxhe dhe prostituonin…

Pas

Arrestohet polici në Tiranë, tentoi të fuste kokainë në Bllokun e Sigurisë

Nga Kategoria

Kritika e Elisa Spiropalit ndaj socialistëve në pushtet: Një pikë kthese në Shqipëri?
Aktualitet

Rama i jep duart Spiropalit: Tani është e lirë!

27.11.2026
10.4k
Tensionet me Rusinë – Pesë vende të NATO-s bashkojnë forcat për blerjen e 430 mjeteve luftarake
Botë

Tensionet me Rusinë – Pesë vende të NATO-s bashkojnë forcat për blerjen e 430 mjeteve luftarake

27.11.2026
10.3k
I dënuari dhunon punonjësin e policisë në burgun e Burrelit (EMRAT)
Aktualitet

I dënuari dhunon punonjësin e policisë në burgun e Burrelit (EMRAT)

27.11.2026
10.4k
Kryemadhi ia pason Ramës ligjin e minierave që SPAK thotë se Samir Mane e bleu me vila dhe bileta për në Disneyland
Aktualitet

Kryemadhi thotë se s’ka më moral t’u kërkojë votën shqiptarëve

27.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

I gjithë qyteti i Elbasanit pa ujë

I gjithë qyteti i Elbasanit pa ujë

20.11.2026
10.4k
Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

23.11.2026
10.4k
E trishtë/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur kirurg Ylli Ziçishti

E trishtë/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur kirurg Ylli Ziçishti

26.11.2026
10.4k
Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

23.11.2026
10.4k
Vrasja e “Sel Çamit” në Fier, shoqërohen 3 persona: Ja çfarë filmuan kamerat

Vrasja e “Sel Çamit” në Fier, shoqërohen 3 persona: Ja çfarë filmuan kamerat

23.11.2026
10.4k
A ka dorëzuar ambasadori amerikan prova në SPAK për zyrtarë shqiptarë që kanë cryptovaluta në SHBA?!

A ka dorëzuar ambasadori amerikan prova në SPAK për zyrtarë shqiptarë që kanë cryptovaluta në SHBA?!

25.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k
Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

Me armë dhe makinë të blinduar, kapen në Tiranë Ilir Shyti dhe dy ushtarakët Leonard Murataj dhe Ernest Selmani

24.11.2026
10.4k
Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

Nga Alimehmeti te Xhelal Mziu e Elda Hoti, zbardhen emrat e kandidatëve të PD për bashkitë kryesore!

23.11.2026
10.4k
Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

Dy makina të djegura pas vrasjes së Selami Hasanit në Fier, dyshohet se u përdorën nga autorët

23.11.2026
10.4k
Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

Atentati ndaj “Sel Çamit”, nipi i tij del nga gjëndja kritike: U qëllua katër herë

23.11.2026
10.4k
Vrasja e “Sel Çamit” në Fier, shoqërohen 3 persona: Ja çfarë filmuan kamerat

Vrasja e “Sel Çamit” në Fier, shoqërohen 3 persona: Ja çfarë filmuan kamerat

23.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.