E premte, 9 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

LUPINI I PRONAVE/ Si falsifikoi Rrumi regjistrat e vitit 1929, porosia për Netin: Ço njerëz të pastrojnë toka, të duket sikur ka pronar…

Korrieri nga Korrieri
06.10.2025
në Aktualitet, Fokus
A A
“Po na erdhi Rama, na fiku…”, zbardhen të tjera përgjime të SPAK për grupin e “Rrumit”: O vlla, duhen 10 viktima brenda vitit…
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Aleksandër Laho alias Rrumi ka patur një synim të qartë për të marrë sa më shumë prona. Me apo pa dokumentacion, kjo nuk ishte një problem për të. Në dosjen hetimore me të cilën SPAK iu drejtua gjykatës për të caktuar masat e sigurimit personal, shihet sesi Rumi bashkë me miqtë e tij arriti deri në falsifikimin e regjistrave të pronave të vitit 1929. Në një pasazh, ai i kërkon Vullnet Muçës që të bëjë legalizime të paqena te “Ura e Dajlanit”. Për këtë, kishte menduar edhe manovra të larmishme, si vendosja e disa punëtorëve për të pastruar tokën me qëllim që të dukej, sikur kjo pronë e cila më pas do të legalizohej, kishte një pronar.

Pasazhi 1:

Në datën 5 gusht 2020, në orën 16:01:28, Aleksandër Laho ka biseduar me Vullnet Muçën lidhur me falsifikimin e librave kadastralë të vjetër të zonës “40-44”, si dhe legalizimin në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, që të bëhen në emrin e Lalanit dhe Nanit.

Këto libra i siguron një person me emrin Mozi, që dyshohet se është punonjës në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pasi nga biseda del se ka akses në sigurimin e dokumenteve që mbahen vetëm në arkivën e ZVRPP-së.

1D6E0D: Jam këtu me Mozin, ka kërku nga 40 e poshtë dhe nuk ka gjet.

L629B3: Po të shohë, inshallah gjen nga 40 deri në 44.

1D6E0D: Ok.

L629B3: Se 40 deri 44 është më e mirë.

1D6E0D: Ok se s’ka iku. Ja them un.

L629B3: Me ato legalizimet aty ke Ura Dajlanit, ke fol me ata me ec… apo si ka ra radha?

1D6E0D: Të veç një në emër të Lalanit, një në emër të Nanit.

L629B3: Po u bo me legalizim mirë, eshtë la fusim dhe në sistem po mundëm… dhe çojmë nja 2-3 punëtorë ta pastrojnë… medek ka pronar ajo zonë.

1D6E0D: Ta bojmë iher.

Më tej, ai i sugjeron mikut të tij që të fusë sa më shumë njerëz me pak metra, që në të ardhmen të ketë mbështetjen e tyre.

Pasazhi 2:

L629B3: ajo do bo e gjith… dhe i fut te gjith nga pak në pjesë, i jep nga nai dylym se dhe e mbrojn të gjith pjesën e vet, dhe kemi nevoj për njerëz për mbështetje.

Ndërkohë që në një bisedë të vitit 2020, Rrumi i kërkon Muçës të falsifikojë librat e vitit 1929 përmes fshirjes së bojës së kuqe.

Pasazhi nr3:

Në datën 22 gusht 2020, në orën 11:38:10, Aleksandër Laho bisedon me Vullnet Muçin i quajtur Neti në lidhje me falsifikimin e librave të regjistrimit të pasurive të viteve 1929 dhe 1957.

Vullneti i shkruan Aleksandrit se regjistri që ja ka nisur me foto, ja ka sjellë Mozi dhe janë të vitit 1929 dhe 1957. Aleksandri i shkruan se Mozi, më parë u kishte treguar një regjistër të vitit 1930, dhe se regjistri i vitit 1929 i duket i vështirë për t’u bërë.

Në vijim, Aleksandri i shkruan Vullnetit që regjistrin e vitit 1929 t’ia çojë Dajës ta shikojë dhe të shikojë mundësinë që të fshihej boja e kuqe, dhe interesohet nëse regjistri ka faqe të tjera bosh pas fletës me bojë të kuqe.

Vullneti i përgjigjet Aleksandrit se pas shkrimit me bojë të kuqe ka edhe dy fleta bosh, ndërsa libri i vitit 1957 ka 16 fleta bosh.

Kjo bisedë vërteton faktin se falsifikimi i pronave nga ana e Vullnet Muçës dhe Aleksandër Lahos është bërë gjer te regjistrat që pasqyrojnë origjinën e hershme të pronave.

Në datën 27 gusht 2020, në orën 08:03, Vullnet Muça i identifikuar si Neti i ka dërguar Aleksandër Lahos foto të fletëve bosh të Radhorit të Transkripteve të vitit 1929, të cilat janë pastruar nga shkrimi me bojë të kuqe.

Vullneti shkruan se kishin pastruar një faqe që kishte pak shkrim, ndërsa faqen e fundit nuk e ngacmuan fare pasi kishte shumë bojë. Sipas Vullnetit, është pastruar një fletë që ndodhet afër fundit të regjistrit dhe më pas vijojnë fletët e tjera bosh pa shkrime, ndërsa më pas regjistri mbyllet.

Aleksandri ka shqetësimin se boja me të cilën është bërë shkrimi “vjel” dhe porosit Vullnetin që në rast se boja e shkrimit hapet në fletë të gjejnë bojë “mam” e cila nuk hapet.

Aleksandri shkruan gjithashtu:

“Dim kujt me ja vu” duke nënkuptuar se duhet të gjejnë një person me qëllim që pronën që do të falsifikojnë ta regjistrojnë në emrin e tij.

Në vijim, **Vullneti i shkruan se një person i quajtur Xheku i kishte thënë që për pronën që do të bëjnë duhet të gjejnë një person me prokurë që të ndjekë procedurat dhe i përmend një person me emrin Ardit.

Aleksandri i përgjigjet që sipas tij, prokurën t’ia japin një personi të quajtur Hoti, pasi e kanë nën kontroll.

Provat se si bisedat e zhvilluara në datën 27 gusht 2020 janë materializuar në veprime konkrete, janë edhe fotot e mëposhtme që bëjnë një krahasim se si kanë qenë fletët e regjistrit origjinal dhe si janë pastruar nga shkrimi me qëllim që të rishkruhen me një transkriptim të falsifikuar prone. /zeri

Para

Atentati në Greqi, si u vranë pronari grek i një kampingu dhe punonjësi shqiptar

Pas

TRONDITET TIRANA/ VRITET brenda sallës gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja!

Nga Kategoria

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska
Aktualitet

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

08.10.2026
10.3k
Konflikti për pronën, 93 vjeçari plagos kushëririn 61-vjeçar në Gjirokastër
Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përket

08.10.2026
10.3k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!
Aktualitet

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti
Aktualitet

Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

“Kam duru boll, s’munem ma”, zbardhet DOSJA: Si e çoi Eraldo Fizi ish-partneren drejt vdekjes

03.10.2026
10.4k
Autoriteti i Konkurrencës flë gjumë, çmimi i naftës në Shqipëri, nuk merren parasysh ndryshimet në tregjet globale

Bordi rrit çmimet e karburanteve

08.10.2026
10.3k
Vdekja e dyshuar nga murtaja në Rusi, SHBA lëshon alarmin: Amerikanët të largohen menjëherë, shmangni çdo objekt…

Vdekja e dyshuar nga murtaja në Rusi, SHBA lëshon alarmin: Amerikanët të largohen menjëherë, shmangni çdo objekt…

08.10.2026
10.3k
E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq

E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq

08.10.2026
10.3k
Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

Avokati i Thaçit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët vendimin?

03.10.2026
10.4k
‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

‘LONDON’, ‘7777’…Hapet ankandi për tagart e personalizuara, ja 6 kombinimet e para

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.