E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Vrasja e shqiptares në Kanada, ish-partneri me precedentë, në 2023 qëlloi me armë drejt shtëpisë së saj

Korrieri nga Korrieri
24.10.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Vrasja e shqiptares në Kanada, ish-partneri me precedentë, në 2023 qëlloi me armë drejt shtëpisë së saj
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasje e 29-vjeçares, Savannah Kulla, nga ish-partneri i saj Anthony Deschepper. Mediat kanadaze kanë zbuluar se autori është një emër i njohur për autoritetet.

Autori i ngjarjes Anthony Deschepper kishte qenë më parë në një lidhje me Savannah.

“Ata ishin ndarë prej disa muajsh dhe kishin një vajzë njëvjeçare, e cila ndodhej në vendngjarje në momentin e incidentit”, tha kryetari i bashkisë së Bramptonit, Patrick Broën, gjatë një konference për shtyp të enjten pasdite.

Deschepper, 38 vjeç, vdiq pas një përplasje me policinë në Niagara Falls më 22 tetor. Ai po përballej gjithashtu me akuza për mbajtjen e armëve të zjarrit që datonin nga shtatori 2023, “ku viktimë ishte Savannah Kulla”, shtoi Broën.

Vrasja e shqiptares në Kanada, ish-partneri me precedentë, në

SAVANNAH KULLA

Dokumentet gjyqësore të siguruara nga CTV News Toronto konfirmojnë se dy vite më parë Deschepper “kishte qëlluar me armë zjarri duke vepruar në mënyrë të pakujdesshme ndaj jetës së Savannah Rose Kulla Davies.”

Sipas asaj që raportojnë mediat kanadeze, mësohet se ai kishte gjithashtu ndalime të mëparshme për armë zjarri që datonin nga vitet 2006 dhe 2019, sipas dokumenteve. Në fakt, Deschepper kishte shmangur policinë për një muaj pasi dyshohej se kishte qëlluar me armë në shtëpinë e Kullës, përpara se të arrestohej nga policia e ëaterloo-s. Megjithatë, ai u lirua me kusht pak kohë më vonë dhe gjyqi për ato akuza ishte planifikuar të zhvillohej vetëm vitin e ardhshëm.

Kryebashkiaku i Brampton, Patrick Broën tha se lirimi me kusht i dhunuesve të përsëritur është “neglizhencë absolute”

“Ka shumë arsye pse ky vrasës duhej të ishte në paraburgim — mjaftonte që të respektohej vetëm një prej tyre, dhe Savannah do të ishte gjallë sot”, tha Broën.

“Kur dikush ka një histori të dokumentuar dhune, shkeljesh me armë zjarri dhe abuzimi në marrëdhënie, lirimi i tij me kusht nuk është drejtësi — është neglizhencë absolute”, shtoi ai.

Gjatë së njëjtës konferencë, Superintendenti David Kennedy nga Policia Rajonale e Peel-it tha se hetuesit mësuan se i dyshuari kishte një “histori të rëndësishme dhune.”

“Dhe po, kishin kaluar më shumë se dy vjet nga ngjarja e vitit 2023, për të cilën ai ishte akuzuar për herë të fundit për armë zjarri. Është e qartë se lirimi i tij përbënte një rrezik të madh për Savannah-n dhe ndoshta edhe për të tjerë në komunitetin tonë”, tha superintendenti.

Të mërkurën, nëna e Kullës, Karen, i tha CTV News Toronto se Deschepper ishte “i fiksuar” pas vajzës së saj, duke pretenduar se ai e kishte ndjekur dhe ngacmuar vazhdimisht.

Vrasja e shqiptares në Kanada, ish-partneri me precedentë, në

KAREN KULLA

“Ajo ishte e dashuruar me të. Ishte dashuri me shikim të parë, mesa duket. Ai ishte i mrekullueshëm në fillim dhe gjatë shtatzënisë, por më pas, u bë gjithnjë e më keq”,tha ajo, duke shtuar se ai e kishte ndjekur dhe ngacmuar vajzën e saj më të vogël.

“Ai i telefononte 50, 60, 70 herë në ditë, e kupton? Kishte instaluar kamera dhe ne nuk e dinim… i kishte instaluar për ta mbajtur nën vëzhgim”, tha Karen.

Ajo shtoi se vajza e saj kishte provuar të largohej nga i akuzuari.

“Ajo shkonte ta takonte dhe i thoshte: ‘Kaq, mbaroi’, dhe këtë bëri fundjavën e kaluar… Mendoj se ai nuk e priti mirë këtë gjë dhe ky është rezultati”, tha Karen me dhimbje.

Ngjarja e rëndë ndodhi të martën rreth orës 14:00, në parkingun pranë kryqëzimit të Airport Road dhe Queen Street East, ndërsa viktima u gjet e vdekur në vendgjarje.

Mediat e huaja raportojnë se autori pas krimit ka marrë një prej fëmijëve të tyre dhe ka tentuar që të largohet nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij, por është ekzekutuar nga policia, në tentativë për ta arrestuar. Ndërkohë, policia kanadeze po vijon hetimet për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa komuniteti shqiptar në Kanada ka shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen tragjike të Savannah Kulla.

Para

Trump ndërpret negociatat tregtare me Kanadanë

Pas

Një tjetër opozitare kalon në radhët e PS! Ish-kryetarja e PD në Sarandë emërohet nënkryetare e Bashkisë

Nga Kategoria

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!
Aktualitet

Pandit i shërohet goja: Videot nuk janë me seks, por me lidhje me krimin!

17.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?
Aktualitet

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për biznesmenin italian Francesco Becchetti

17.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së
Aktualitet

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

Pak kohë pas vdekjes zhduken sende personale të Giorgos Mazonakis, MISTERI në vilën e këngëtarit

12.11.2026
10.4k
Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

Fjalimi/ Pse Rama e kurseu Veliajn në asamblenë e PS-së

16.11.2026
10.4k
Djegia e makinës së gazetarit Sami Curri, Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar edhe pas 6 muajsh

Djegia e makinës së gazetarit Sami Curri, Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar edhe pas 6 muajsh

14.11.2026
10.4k
KLSH zbulon abuzime dhe shkelje në 7 bashki: Miliarda lekë taksa të pambledhura, tendera me probleme dhe investime që nuk u shërbejnë qytetarëve

KLSH zbulon abuzime dhe shkelje në 7 bashki: Miliarda lekë taksa të pambledhura, tendera me probleme dhe investime që nuk u shërbejnë qytetarëve

13.11.2026
10.4k
Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai: “Napoleoni” shqiptar, Denis Matoshi dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai: “Napoleoni” shqiptar, Denis Matoshi dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

13.11.2026
10.4k
Rama nga Dublini për protestën e flamingove: Urrejtje ndaj Trump, bulevardi i Tiranës u kthye në fushëbetejë! ‘Si Çezari kundër Pompeut’

Rama nga Dublini për protestën e flamingove: Urrejtje ndaj Trump, bulevardi i Tiranës u kthye në fushëbetejë! ‘Si Çezari kundër Pompeut’

12.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.