E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

U grabitën 4.7 mln euro italianëve përmes Call Center-ave, GJKKO dënon me burg 16 persona, mes tyre 6 vajza (EMRAT)

Korrieri nga Korrieri
29.10.2025
në Aktualitet
A A
U grabitën 4.7 mln euro italianëve përmes Call Center-ave, GJKKO dënon me burg 16 persona, mes tyre 6 vajza (EMRAT)
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin përfundimtar në çështjen penale kundër 16 të pandehurve, të njohur si grupi i Call Center-ave, të cilët përfituan 4.7 milionë euro duke mashtruar shtetasit italianë përmes platformave online.

Bruno Çobo dhe grupi i tij akuzoheshin nga SPAK për “mashtrim kompjuterik” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.  Sipas vendimit u dhanë dënime që variojnë nga 6 vite e 8 muaj deri në 8 vite burgim efektiv, pas aplikimit të uljes me 1/3 për shkak të procedurës së shkurtuar për anëtarët e grupit.

DËNIMET KRYESORE:

– Bruno Çobo, i konsideruar si një nga drejtuesit e grupit, u dënua përfundimisht me 8 vite burgim, për veprat penale “Mashtrim kompjuterik” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

– Elisa Çaçi (Caci) dhe Gilbert Palushani u dënuan me nga 7 vite e 4 muaj burgim secili.

– Aldo Pasku dhe Bruno Gjika morën dënime përfundimtare prej 6 vite e 8 muaj burgim.

–  Dënime me 6 vite e 8 muaj burg u dhanë edhe për Rezarta Ibrahimin (Çaçi), Valbona Abedinajn, Orland Canin, Florjan Bregun, Hamit Dobin, Greta Gjocin (Pepën), Gjin Shelnishtën, Antoneta Malon (Pepkolaj), Silvana Veliun dhe Mojsi Zunën.

Gjykata urdhëroi që vuajtja e dënimeve të kryhet në burgje të sigurisë së lartë, duke filluar nga dita e ekzekutimit të masave të sigurimit.

VEPRIMTARIA E GRUPIT:

Më 14 mars të vitit 2024, vetëm pak orë pas mbërritjes nga Dubai, Bruno Çobo u paraqit për herë të parë përpara togave të zeza, ku u njoh me masën e sigurisë “arrest në burg” që ishte caktuar më herët në mungesë.

Çobo së bashku me 16 të pandehurit e tjerë akuzohen për pjesëmarrjen në një rrjet kriminal mashtrimesh që dyshohet se ka përfituar 4.7 milionë euro nga shtetas italianë përmes Call Center-ave në Tiranë.

Në seancën e parë gjyqësore ndaj tij Çobo deklaroi se ishte vetëdorëzuar, duke mohuar që të ishte shoqëruar nga autoritetet e Emirateve. “Erdha me këmbët e mia në Shqipëri. Nuk më ka shoqëruar asnjë autoritet i Emirateve apo Dubait. Erdha në Rinas dhe në pikën e kalimit iu komunikova se kush jam dhe cili ishte qëllimi i ardhjes time. U njoftuan shërbimet dhe më shoqëruan. Madje më ngjitën në avion edhe njëherë”, tha ai para trupës gjykuese.

Përmes platformave të investimeve fiktive në bursë ata kanë mashtruar mbi 1200 qytetarë italianë. Paratë e përfituara, sipas hetimeve, janë investuar më pas në kriptovaluta dhe asete të tjera digjitale. Hetuesit theksojnë se në disa raste dëmi ndaj viktimave ka qenë i jashtëzakonshëm pasi vetëm një shtetasi italian, grupi i ka marrë 700 mijë euro përmes skemave të rreme të investimeve.

Para

Tirana kalon dhe Milanon! 18 vite për të blerë një pronë

Pas

Qeveria miraton bashkëpunimin strategjik me Italinë në 10 fusha

Nga Kategoria

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska
Aktualitet

Procedohet penalisht vëllai i Igli Tares, kërcënoi gazetarin Almer Toska

08.10.2026
10.3k
Konflikti për pronën, 93 vjeçari plagos kushëririn 61-vjeçar në Gjirokastër
Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përket

08.10.2026
10.3k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!
Aktualitet

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti
Aktualitet

Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02.10.2026
10.4k
Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

Detaje të reja nga kontrollet e SPAK te miku i Ramës, Ron Yeffet e Ardi Veliu. Hetimi në fokus kompanitë e amerikano-izraelitit

05.10.2026
10.4k
E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan

08.10.2026
10.3k
Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

07.10.2026
10.4k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k
Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

Skandali, KKTU miratoi lejen e Bedinajt në Palasë një muaj para përplasjes me armë

02.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.