E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Njihuni me Zara Rahim, mendjen brilante që fshihet pas fitores së Mamdamit në Nju Jork dhe që përmbysi çdo rregull të strategëve politikë

Korrieri nga Korrieri
11.11.2025
në Botë, Slider
A A
Njihuni me Zara Rahim, mendjen brilante që fshihet pas fitores së Mamdamit në Nju Jork dhe që përmbysi çdo rregull të strategëve politikë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kur Zohran Mamdani tronditi politikën e New York-ut duke mposhtur ish-guvernatorin Andrew Cuomo në primaret demokratike dhe më pas duke fituar zgjedhjet për kryebashkiak, vëmendja publike u përqendrua kryesisht tek prezenca e tij në rrjetet sociale dhe fakti që ishte si “magnet” për votuesit e rinj.

Por pas fitores historike të 34-vjeçarit që do të betohet në janar si kryebashkiak qëndronte një mendje strategjike: Zara Rahim, eksperte komunikimi që prej më shumë se një dekade vepron në ndërthurjen mes politikës, kulturës dhe strategjisë digjitale.

Strategjia që ndryshoi fushatën

Rahim, e cila prej muajit shkurt ka shërbyer si këshilltare e lartë e Mamdanit dha udhëzime që u kthyen në “boshtin” e gjithë fushatës. Siç raporton New York Times, ajo i kërkoi Mamdanit të “harrojë New York-un që shpikin strategët politikë” dhe të ndërtojë “një fushatë për qytetin e vërtetë“.

Ky mesazh u bë themeli i një lëvizjeje masive nga baza, që mobilizoi mbi 90 mijë vullnetarë dhe aktivizoi votues që për vite të tëra kishin mbetur jashtë radarit të elitës politike të qytetit.

Një karrierë mbresëlënëse

35-vjeçarja, me origjinë nga një familje bangladesho-amerikane dhe e rritur në Floridën e Jugut, ka një profil të pazakontë për një stratege politike. Ajo nisi karrierën e saj si praktikante në fushatën e rizgjedhjes së Barack Obamës në vitin 2012, ku u promovua shpejt si Drejtoreshë e Përmbajtjes Digjitale për Floridën.

Aty ajo mësoi si të përdorte fuqinë e rrjeteve sociale për të ndërgjegjësuar votuesit.

Pas kësaj përvoje, Rahim punoi në Zyrën e Strategjisë Digjitale të Shtëpisë së Bardhë, më pas në Uber, ku ndihmoi në hartimin e legjislacionit për shërbimet e transportit të përbashkët. Në vitin 2016, ajo iu bashkua fushatës presidenciale të Hillary Clinton dhe më pas kaloi në botën e modës, si Drejtoreshë e Komunikimit në revistën “Vogue” nga viti 2017 deri në 2018.

Në atë periudhë, ajo bashkëpunoi me emra të njohur nga moda, arti dhe politika, duke përpunuar aftësi që më vonë do të ishin vendimtare për të ndërtuar imazhin publik të Mamdanit.

Kohët e fundit, Rahim ka punuar si konsulente e pavarur komunikimi, me klientë të njohur si A24, Mariah Carey dhe Netflix.

Një fushatë e bazuar në autenticitet

Për fushatën e Mamdanit, Rahim ndërtoi një strategji që bazohej në autenticitet dhe kontakt të drejtpërdrejtë me komunitetet, veçanërisht ato që zakonisht anashkalohen nga fushatat tradicionale. Ajo kuptoi se prania e fuqishme në rrjetet sociale nuk mjaftonte, nëse nuk mbështetej nga përfshirja reale në terren.

Sipas New York Times, Rahim organizoi një kalendar intensiv aktivitetesh ku videot për TikTok dhe Instagram xhiroheshin mes takimeve të shumta me banorët. Mamdani fliste në spanjisht dhe hindi, duke iu drejtuar punëtorëve e komuniteteve shumëkulturore të qytetit.

“Ka bangladeshas apo njerëz nga Afrika Perëndimore që nuk kishin votuar kurrë në një primare për kryebashkiak”, shpjegoi Rahim. “Por kur shohin dikë që shkon në xhamitë e tyre dhe e trajton lagjen e tyre me respekt, ata ndihen përfshirë”, shtoi ajo.

Sot, në New York jetojnë rreth një milion banorë myslimanë.

Përballja me sulmet

Strategjia e Rahim përfshinte edhe mënyrën e reagimit ndaj sulmeve politike. Kur Andrew Cuomo bëri komente që u cilësuan si islamofobike nga mbështetësit e Mamdanit, Rahim reagoi menjëherë, duke e dënuar publikisht retorikën e tij.

“Ai po përpiqet të tërheqë votuesit myslimanë vetëm duke thënë shikoni këtë myslimanin e keq, është një taktikë e dëshpëruar e një njeriu që nuk ka asgjë për t’u thënë myslimanëve”, deklaroi ajo për CNN.

Një ekip fitues dhe një tranzicion historik

Rahim bashkëpunoi ngushtë me figura kyçe të fushatës si Maya Handa, Tascha Van Auken dhe Faiza Ali, të cilat patën një rol vendimtar në fitore. Van Auken, drejtoi një operacion masiv vullnetarësh që trokiti në 1.6 milion dyer vetëm gjatë primareve, duke realizuar 247 mijë biseda me votuesit.

Në zgjedhjet e përgjithshme, rrjeti i vullnetarëve u zgjerua në mbi 90 mijë persona.

Fushata ndërthurte organizimin klasik derë më derë me videot online që bëheshin virale.

Videot e Mamdanit në internet grumbulluan dhjetëra miliona shikime, por mbi të gjitha, fushata ruajti, siç e përshkruan ekipi, “kulturën e lidhjes”, në vend të “kulturës së shfrytëzimit” tipike të fushatave tradicionale.

Pas fitores së Mamdanit më 4 nëntor, ai shpalli një ekip tranzicioni totalisht me gra, ku përfshihen: Zara Rahim, ish-kryetarja e Komisionit Federal të Tregtisë Lina Khan, ish-nënkryetarja e Bashkisë Maria Torres-Springer, presidente e “United Way” Grace Bonilla, dhe ish-nënkryetarja Melanie Hartzog.

Ky ekip do të drejtojë përgatitjet ndërsa Mamdani do të marrë detyrën më 1 janar 2026, duke hyrë në histori si kryebashkiaku i parë mysliman, i pari me origjinë nga Azia Jugore dhe më i riu në më shumë se 100 vjet në krye të New York-ut.

Para

DETAJET/ Hapet dosja tjetër, pse u thirr dhe kur duhet të paraqitet Berisha në SPAK

Pas

I vihet zjarri mobilerisë në Vlorë

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!
Botë

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k
BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese
Aktualitet

BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.4k
SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

SPAK zbarkon në vilën e Ron Yeffet, kontroll biznesmenit izraelit!

02.10.2026
10.4k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

02.10.2026
10.4k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.4k
Detaje nga aksidenti TRAGJIK në Gramsh/ Dalin EMRAT e mësueses dhe shoferit që humbën JETËN, në gjendje të RËNDË infermierja!

E rëndë në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për arrest kardiak

06.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.