E martë, 17 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Ekuadori i shpall luftë kundër minierave të paligjshme të kontrolluara nga kartelet, përfshirja e mafies shqiptare mbetet në qendër të dyshimeve

Korrieri nga Korrieri
12.11.2025
në Botë, Fokus
A A
Ekuadori i shpall luftë kundër minierave të paligjshme të kontrolluara nga kartelet, përfshirja e mafies shqiptare mbetet në qendër të dyshimeve
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka urdhëruar një ofensivë të gjerë ushtarake dhe policore kundër minierave të paligjshme që, sipas autoriteteve, kontrollohen nga kartelet e drogës dhe rrjete të tjera kriminale të lidhura me trafikun ndërkombëtar. Operacionet janë zhvilluar kryesisht në provincat Imbabura, Zamora-Chinchipe dhe Azuay, zona të njohura për shfrytëzimin ilegal të arit, bakrit dhe koltanit – një mineral i rrallë i përdorur në industrinë elektronike dhe ushtarake.

Sipas raportimeve të Reuters, ushtria ka shpërthyer dhe mbyllur dhjetëra tunele minierash të paligjshme, ndërsa pas aksioneve janë regjistruar shpërthime në ura dhe akte hakmarrjeje nga grupet kriminale. Autoritetet besojnë se disa prej këtyre strukturave janë përdorur si kanale për pastrimin e parave të fituara nga trafiku i kokainës, një problem që e ka kthyer Ekuadorin në një nga qendrat kryesore të trafikut në Amerikën Latine.

Presidenti Noboa e ka përshkruar situatën si një “konflikt të armatosur të brendshëm”, duke shpallur 22 grupe kriminale si “akteurë të armatosur jostatë” dhe duke autorizuar përdorimin e ushtrisë në terren për të rivendosur rendin dhe sovranitetin ekonomik.

Burime ndërkombëtare dhe media lokale kanë raportuar prej kohësh për praninë e strukturave të mafies shqiptare në Ekuador, kryesisht në trafikun e kokainës dhe pastrimin e parave përmes kompanive eksportuese të bananeve. Një hetim i medias ekuadoriane zbuloi se disa kompani të regjistruara nga shtetas shqiptarë janë përdorur si “mbulesë” për eksport droge drejt Europës.

Në janar të këtij viti, një gjykatë ekuadoriane dënoi tetë persona në një çështje që përfshinte 43 milionë dollarë të pastruara përmes skemave të lidhura me rrjete shqiptare, ndërsa figura të njohura si Dritan Gjika, i quajtur nga shtypi “kreu i mafies shqiptare në Ekuador”, janë identifikuar si pjesë e këtyre rrjeteve.

Megjithëse nuk ka prova publike që lidhin drejtpërdrejt mafien shqiptare me minierat ilegale, autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë që këto struktura të përdoren si burim i ri pastrimi parash për rrjetet ndërkombëtare të trafikut të drogës.

Para

U kthye nga Barcelona për t’u vrarë: Atentati mafioz në Rinas dhe hakmarrjet mes bandave të Tiranës dhe Durrësit

Pas

Mbeti i plagosur në atentat, detaje nga gjendja shëndetësore e Muçi Shaljanit! Agjenti i AMP-së dhe pronar hoteli në Tiranë

Nga Kategoria

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën
Aktualitet

Kthesa e Erion Braçes, heq dorë nga kandidimi për Tiranën

16.11.2026
10.4k
Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave
Botë

Një histori përtej spiunëve, seksit dhe gënjeshtrave

16.11.2026
10.4k
Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë
Aktualitet

Zhvillime të tejra nga SPAK: Hap “Dosjen Balluku 2”! Hetime për tendera të tjerë

16.11.2026
10.4k
Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat 
Aktualitet

Kandidat i “përbashkët” për Bashkinë e Tiranës, opozita e përçarë

16.11.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës!

Shqipëria drejt tkurrjes së popullsisë, e dyta në Europë pas Ukrainës!

13.11.2026
10.4k
Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2.5 mijë euro për policët, 2750 policë do të marrin 7.5 miliardë lekë

Pushtet pa kontroll, administratë e politizuar dhe korrupsion/ PE jep alarmin për qeverinë e Ramës: Gjithçka në duart e një individi

13.11.2026
10.4k
PS-PD bëhen bashkë kundër popullit: Protesta nuk i do, ata imponohen me kartonët

PS-PD bëhen bashkë kundër popullit: Protesta nuk i do, ata imponohen me kartonët

12.11.2026
10.4k
“Shuplaka” e Komisionit Europian për AKU-në e Blerina Gjylametit: Kategorizimi i bizneseve ushqimore, me korrupsion?!

“Shuplaka” e Komisionit Europian për AKU-në e Blerina Gjylametit: Kategorizimi i bizneseve ushqimore, me korrupsion?!

13.11.2026
10.4k
Djegia e makinës së gazetarit Sami Curri, Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar edhe pas 6 muajsh

Djegia e makinës së gazetarit Sami Curri, Policia nuk ka ende asnjë të dyshuar edhe pas 6 muajsh

14.11.2026
10.4k
Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

Deputetja e gafave kthehet në eksperte të halleve të AKSHI-t, pse Briseida Çakërri firmosi ligjin e fundit të Ramës?

17.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

“Mos fol tani, sqarohemi kur të dalim…”, përgjimi në qeli i nënës e djalit që akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit të tyre!

12.11.2026
10.5k
Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

Egjipti shpall Organizate Terroriste Shoqatën Ardhmëria në Shqipëri: Ka qendra në Tiranë, Dibër, Vlorë, Durrës…

11.11.2026
10.4k
Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ Jeta luksoze e “bosit” të klanit Çopja! (Foto)

11.11.2026
10.4k
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15.11.2026
10.4k
Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua në tarracën e një lokali

11.11.2026
10.4k
Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

Kush është 30-vjeçari që u kap me pistoletë në Bllok (sherr me policët, shkatërron dhe ambientet e Komisariatit nr.2)

13.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.