E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Proceset që i “shkurtuan jetën” Gilmando Danit

Korrieri nga Korrieri
13.11.2025
në Aktualitet, Fokus, Slider
A A
SKEMA që dyshohet se përdorën killerat për vrasjen e Gilmando Danit duke i shpëtuar syrit të policisë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gilmando Dani që ditën kur u arrestua, duket se kishte një strategji të qartë, i bindur se kurrë nuk do të ndryshonte në burg, aq sa Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dënimin e tij më 29 nëntor 2018.

I dënuar me 12 vjet heqje lirie pasi hetimi gjyqësor vërtetoi se së bashku me Emiljano Shullazin, Endrit Zelën dhe Edrit Qyqen, kishin kërcënuar dhe gjobitur biznesmenin Ylvi Beqja, duke i marrë pesë herë çeqe bankare dhe 23% të ish-hotelit “Vollga” në Durrës, Gilmando Dani ka bërë gjithçka për të rrëzuar këtë vendim.

Përmes të paktën 13 proceseve gjyqësore të hapura në gjykatat e rrethit të Durrësit dhe Kavajës, Gilmando Dani arriti të përfitonte ulje dënimi, duke siguruar lirinë më 6 tetor 2024.

Dokumentet e siguruara nga hetimi tregojnë se 47-vjeçari qëndroi në qelinë e izolimit për 8 vite, 5 muaj e 19 ditë dhe ai ia kishte dalë të ulte kohën e vuajtjes së dënimit për 4 vite e 7 muaj.

Në këto dokumente, Dani përshkruhet nga autoritetet e burgjeve si një person i rehabilituar, që nuk paraqiste rrezikshmëri shoqërore, dhe gjatë vuajtjes së dënimit kishte krijuar marrëdhënie të shëndetshme me personelin e institucionit dhe bashkëvuajtësit.

Megjithatë, një vit pas lirimit, Gilmando Dani duket se nuk kishte mbyllur llogaritë me të kaluarën. Mesditën e 11 nëntorit, breshëritë e plumbave u derdhën mbi makinën që ai po udhëtonte në zonën më të sigurt të vendit, atë të aeroportit Nënë Tereza, në Rinas.

I rehabilituari nga burgjet

Burgu i Rrogozhinës, Gilmando Dani

Dokumentat gjyqësore tregojnë se Gilmando Dani u arrestua për herë të parë në shkurt të vitit 2006 nga forcat speciale RENEA, pas një urdhri kërkimi të lëshuar ndaj tij për akuzat e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “vjedhjes”. Aso kohe u dënua me 2 vjet e 8 muaj burgim, por ky nuk do të ishte dënimi i vetëm që ai do të merrte nga drejtësia shqiptare.

Me vonë ai sërish përfundoi në burg në vitin 2012 ku u gjet fajtor për veprën penale të “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, për të cilën u dënua vetëm me një vit heqje lirie, edhe pse ligji i kohës parashikonte dënime shumë më të ashpra.

I riu rifiton lirinë, për të përfunduar 4 vite më vonë sërish në dyert e drejtësisë.

U arrestua në 2016, ku u dënua me 12 vite burg për veprat penale që kanë të bëjnë me gjobëvënie dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, të drejtuar nga Emiljano Shullazi.

Sipas vendimit të gjykatës, Dani, së bashku me Emiljano Shullazin, Endrit Zelën dhe Edrit Qyqen, kishin kërcënuar dhe gjobitur biznesmenin Ylvi Beqja, duke i marrë pesë herë çeqe bankare dhe 33% të ish-hotelit “Vollga” në Durrës. Ai u dënua për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes për marrje pasurie”, kryer në formën e “grupit të strukturuar kriminal”.

Grupi i Shullazit u dënua në total me 55 vite burg, ndërsa kreu i bandës, Emiljano Shullazi, mori 14 vite dhe aktualisht është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për vepra të tjera të rënda penale.

Megjithatë, pas arrestimit, Dani përdori të gjitha manovrat ligjore që do t’i mundësonin lirimin e hershëm.

Dokumentet e siguruara nga “shteg.org” tregojnë se, pa marrë një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ai iu drejtua gjykatave të rretheve për të përfituar ulje dënimi, dhe kërkesat e tij u miratuan nga drejtorët e burgjeve ku ai vuante dënimin.

Fillimisht, Dani përfitoi një ulje dënimi prej 2 vite, 9 muaj e 23 ditë, për shkak të ligjit që llogarit kohën e paraburgimit gjatë pritjes së përfundimit të hetimit gjyqësor dhe marrjes së vendimit të formës së prerë.

Por menjëherë pas miratimit të kësaj kërkese rezulton se Gilmando Dani i është drejtuar serish gjykatës së Durrësit ku kërkonte një “ulje e masës së dënimit në 500 ditë, dhe për këtë kërkesë ai i referohej periudhës që ka qëndruar në burg nga prilli i vitit 2016 deri në dhjetor të vitit 2021, datë në të cilën përkon edhe me vendimin e gjykatës së apelit, e cila la në fuqi masën e dënimit të dhënë për grupin e strukturuar kriminal nga gjykata e Krimeve të Rënda.

Gjykata e Durrësit e rrëzoi këtë kërkesë, si të pa mbështetur në ligj, por interesante në dokumentet gjyqësore është mënyra se si autoritetet e burgjeve përshkruajnë Gilmando Danin gjatë kohës që ai vuante dënimin në burgun e Rrogozhinës.

Pothuajse në të gjitha proceset që Dani ka hapur në gjykatë për të përfituar ulje të masës së dënimit ai përshkruhet si një njeri me sjellje të mira dhe nuk paraqiste rrezikshmëri shoqërore.

“Ai nuk u ndëshkua me masë disiplinore, ruajti komunikim të mirë dhe krijoi marrëdhënie të shëndetshme me personelin e institucionit dhe bashkëvuajtësit. Dani u tregua i motivuar për të respektuar etikën e komunikimit dhe manifestoi sjellje të rregullta dhe tolerante në marrëdhëniet me të tjerët” – përshkruhet nga autoritetet e burgjeve Gilmando Dani.

Dhe pse në asnjë dokument që “shteg.org” disponon nuk shkruhet se 47-vjeçari është ndëshkuar nga autoritetet, në media është raportuar se Dani së bashku me grupin e tij ka qëndruar për më shumë se 1 vit në izolimin “41-BISS”. Termi “41-bis” përdoret shpesh si referencë ndaj izolimit të fortë që aplikohet për të dënuar të rrezikshëm ose për persona që konsiderohen “bosë të krimit”.

Qëllimi i “41-BISS” është të ndërpresë çdo kontakt mes të burgosurit dhe organizatës jashtë burgut, duke shmangur urdhrat apo komunikimet që mund të drejtojnë veprimtari kriminale nga qelitë.

Masa përfshin izolim total, ndalim të komunikimeve, kufizim të vizitave dhe kontroll të rreptë të çdo kontakti me botën e jashtme.

Dokumentet e tjera tregojnë se Dani mori pjesë në aktivitete rehabilituese dhe kulturore. Ai u përfshi në seanca këshillimi individuale dhe grupore, si dhe në aktivitete kulturore, sportive dhe fetare të institucionit. Autoritetet e drejtorisë së burgjeve të Rrogozhinës theksuan:

“Ai mori pjesë aktive në temat e diskutimeve, respektoi ritet dhe aktivitetet fetare, dhe tregoi sjellje të mirë në marrëdhëniet me të tjerët.”

Si rezultat i sjelljes së tij të mirë dhe pretendimit për rehabilitim, Dani përfitoi një ulje të dënimit prej 80 ditësh nga Gjykata e Durrësit në vitin 2023, ndërsa një ulje tjetër prej 2 muajsh e 28 ditësh i ishte njohur për shkak të punës së kryer në ambientet e izolimit.

Megjithatë, dokumentet e drejtorisë së burgjeve tregojnë se ai nuk ka shfaqur interes për punë, por ishte i interesuar për kurset e formimit profesional, pa ndjekur programe arsimore, megjithëse kishte përfunduar arsimin 12-vjeçar.

“Ai mori pjesë në aktivitetet rehabilituese, duke përfshirë seancat e këshillimit individuale dhe grupore, ku u bë pjesë aktive e tematikave të diskutuara. Gjithashtu, ai u përfshi në aktivitetet kulturore, sportive dhe fetare të institucionit, duke respektuar ritet dhe duke marrë pjesë në aktivitetet fetare të organizuara” – vijon përshkrimi i zyrtarëve të drejtorisë së burgjeve.

Për sjellje të mirë dhe me pretendimin se është reabilituar dhe se duhet shpërblyer për këtë qëndrim, ai ia doli të përfitonte një ulje dënimi prej 80 ditësh nga gjykata e Durrësit në vitin 2023, ndërkohë që një ulje tjetër prej 2 muajsh dhe 28 ditësh duket se e ka përfituar për shkak të punës së kryer në ambientet e izolimit. “Shteg.org” e pati të pamundur të verifikojë se çfarë pune ka kryer konkretisht Gilmando Dani, por në dokumentet e lëshuara nga drejtoria e burgjeve të Rrogozhinës thuhet se ai nuk ka shfaqur kurrë interes për punë.

“Edhe pse nuk shfaqi interes për të punësuar në institucion dhe nuk u përfshi në organikën e punës, Dani ishte i interesuar për kurset e formimit profesional, ndërkohë që nuk tregoi dëshirë për programe arsimore, megjithëse kishte mbaruar arsimin 12-vjeçar” thuhet në dosjet e kërkesave të dërguara në gjykatë nga Gilmando Dani.

Kjo nuk është kontradita e vetme që ka në përshkrimin e Gilmando Danit nga drejtoria e burgjeve.

Gjykata e Durrësit konstaton se nuk ka gjetur prova që lidhin përshkrimin pozitiv nga autoritetet e burgjeve me kërkesat për ulje të dënimit të Danit. /Lindita Çela – Shteg.org

Para

Pjesë e kartelit Sinaloa, Departamenti i Shtetit sanksionon Luftar Hysën dhe familjen e tij

Pas

Akuzohet për pastrim parash për Kartelin e Sinaloa, kush janë anëtarët e familjes Hysa

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!
Botë

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhet pas 3 muajsh misteri, arrestohen gruaja dhe partneri i saj!

06.10.2026
10.4k
BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

BSH zbarkon në Raiffeisen Bank, dyshohet për ndërhyrje dhe përgjegjësi në nivele drejtuese

07.10.2026
10.3k
Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Adi Hila dëshmon në polici pas videove intime: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

02.10.2026
10.4k
Koncesionet dhe PPP-të “përpinë” 100 milionë euro në 9 muaj

Digjitalizimi në letër, kesh në ekonomi: Paraja jashtë bankave arrin në 5.8 miliardë euro

02.10.2026
10.4k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.