E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kryemadhi: Haxhinasto me probleme mendore, i tha Metës të përgjon Monika

Korrieri nga Korrieri
18.11.2025
në Aktualitet
A A
“Puç zemra!! “ SMS-të, zonja e Samir Manes, Eva Mane çon Monikën dhe vajzat në Disney Land dhe koncerin e Beyonce, Sava Bardhi pret biletat
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” TV, foli për largimin e saj nga Partia e Lirisë.

Kryemadhi tha se njerëzit që rrethonin Ilir Metën e futën në paranojë kundër saj, duke përmendur Edmond Haxhinaston si një nga personat që i ka thënë Metës se kompjuterat e Kryemadhit e përgjonin.

Po kështu, sipas Kryemadhit, Metës i është thënë në mënyrë të gënjeshtërt se ajo po bashkëpunonte me SPAK kundër tij.

Kryemadhi foli edhe për deputetët e PL, të cilët i cilësoi si të paaftë, ndërkohë për Tedi Blushin tha se flet në televizion paradite, që ta shohë Meta nga televizori i burgut.

Biseda:

Ylli Rakipi: Divorci me Metën solli edhe divorcin tuaj me Partinë e Lirisë (PL) dhe politikën.

Monika Kryemadhi: Meta mund të kishte të drejtë të vendoste për mua apo këdo aty, sepse Shqipëria fshat është, jo metropol i madh dhe ata që i themelojnë gjërat, thonë është e imja dhe vendos vetë. Meqenëse kishte edhe çështjen e divorcit në mendje dhe kalkulimin e vet, me një Monikë në parti do ta kishte të vështirë për shkak të konfliktit, pasi ne konflikt në jetë kemi patur vetëm për politikën. Për të mos vazhduar pastaj me aspektin organizativ. U përdor zonja Silva Caka atëherë me ndryshime statutore për të më larguar dhe për të më linçuar më pas. Po zonja Caka u përjashtua për vete pastaj. I gjithë qëllimi, ishte dëmtimi i një bashkëpunimi politik mes meje dhe Metës, ai bënte politikën e madhe dhe unë organizimit. Përçarja e kësaj…

Ylli Rakipi: Ju vendin në parti e kishit fituar vetë.

Monika Kryemadhi: Ishte strategji, janë metodat e Sigurimit të Shtetit, nuk e përdori Meta, por mendoj se e përdori SPAK.

Ylli Rakipi: Mendoni se nga partia ju largoi SPAK-u?

Monika Kryemadhi: Një dëshmitar në SPAK, që ka lidhje familjare me një nga bashkëpunëtoret e ngushta të Metës, pas thirrjes në SPAK, pati një cedim total të sjelljes së Metës në familje dhe parti, kishte një sikur SPAK kishte Monikën bashkëpunëtore, që kishte shitur Ilir Metën, e gjitha vite, mos harrojmë që edhe mediat, shumë gazetarë, që bënin sikur flinin me Dumanin dhe gdhiheshin me Kllapin, i shihje në media dhe televizione, intimidonin, unë e dija veten time, Meta kishte të drejtë të tensionohej, pasi nga ato që janë ngritur, nuk ka patur dijeni.

Ylli Rakipi: Ju mund t’ju largonte nga PL vetëm Meta. Kjo që thoni ju, SPAK-u, se na thonë këta nuk janë mirë.

Monika Kryemadhi: SPAK gjeti në momente vulnerabiliteti Metën, për shkak të njerëzve që e rrethuan. Meta nuk merrej me organizim partie, apo të shihte ka kafe apo ka letër higjienike, ka qenë shtetar. Kur Meta hyn në muhabete të vogla dhe presionin jo kështu dhe ashtu, dhe manipulimet, çfarë sollën? A e dini se Haxhinasto edhe sot e kësaj dite, po e pres të më sjellë ekspertin e kompjuterave që i ka thënë Metës, që dy kompjuterat e Monikës, të kanë përgjuar ty dhe partinë? Po pres edhe sot e kësaj dite, të takoj ekspertin e zotit Haxhinasto.

Ylli Rakipi: Thua që Haxhinastoja ndikoi për këtë?

Monika Kryemadhi: Mendoj se ka patur problemet e veta mendore, paranoja, ka futur edhe Metën në paranojë. Si shpjegohet që në të gjithë këtë, u bë beteja për të futur katër deputetë në parlament. Ja ku i keni, kush nga këta ka thënë një fjalë për Metën në Parlament?

Ylli Rakipi: Blushi ka thënë.

Monika Kryemadhi: Blushi bërtet te dera e Kuvendit, jo në sallë, vetëm aty përjashta, që ta shohë Meta në televizor, bën intervistë dhe ikën. Kush nga këta ka kërkuar sqarim për shkeljen e procedurave ndaj Metës?

Ylli Rakipi: Blushin e kam dëgjuar shpesh.

Monika Kryemadhi: Vetëm për pyetjen që i ka bërë Dumanit në Komisionin e Ligjeve, por edhe këtë ia bëri si nder Ulsiu, që tha ma jep fjalën në orën 12 të bëj pyetje se me sheh Meta nga burgu. Këtë ka bërë ai. Pjesa tjetër, janë inekzistent por kanë një institucion si PL, e kanë kthyer inekzistentë. Por PL nuk është fytyra e këtyre njerëzve.

Para

Ambasada e SHBA në Tiranë: Kemi rinisur punën pas ndërprerjes së fondeve buxhetore

Pas

“Aleanca” greko-shqiptare e abuzimit në tunelin e Llogarasë: Balluku bëri tenderin, Berberi mbylli pazarin, greku fiksoi çmimin

Nga Kategoria

Konflikti për pronën, 93 vjeçari plagos kushëririn 61-vjeçar në Gjirokastër
Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Kurbin, ja kujt dyshohet se i përket

08.10.2026
10.3k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!
Aktualitet

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti
Aktualitet

Pas 7 vitesh përpjekje, 117-vjeçarja përfiton shtesë të posaçme pensioni nga shteti

08.10.2026
10.3k
ALARM Global: Shpërthim murtaje? Vdiq nga një infeksion “i panjohur”, çfarë fshihet pas vdekjes së laborantes në Siberi?
Aktualitet

ALARM Global: Shpërthim murtaje? Vdiq nga një infeksion “i panjohur”, çfarë fshihet pas vdekjes së laborantes në Siberi?

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.4k
Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

Pasi shpërfillën kundërshtitë e qytetarëve, Mazniku shpjegon “fjalorin” e reformës territoriale: Bashkitë nuk shkrihen, thjesht zhduken duke u “bashkuar”

05.10.2026
10.4k
Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

Njihuni me Mane Drizan, “Tony Montana” shqiptar që ekzekutoi 5 persona në 3 shtete brenda 3 viteve!

08.10.2026
10.3k
“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim

“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim

08.10.2026
10.3k
SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

06.10.2026
10.3k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.