Pas vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, mësohet se po diskutohen si hapa të mëtejshëm që mund të ndjekë qeveria.
Kryeministri Edi Rama mund të emërojë një zv.kryeministër të ri, pa e shkarkuar nga ky pozicion Belinda Ballukun e cila vijon të jetë e pezulluar me vendim të GJKKO-së nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës.
Në këtë mënyrë, Balluku nuk do të kishte të drejtë firme, ndërkohë që vendimi i pezullimit të saj nga ana e Gjykatës së Posaçme do të dërgohet direkt në Gjykatë Kushtetutese.
















