E diel, 4 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Argumentimi i GJKKO për masat e sigurisë ndaj Ballukut: Mund të përsërisë krimin, ose të arratiset pasi rrezikon deri në 5 vite burg

Korrieri nga Korrieri
21.11.2025
në Aktualitet, Slider, SPAK News
A A
Argumentimi i GJKKO për masat e sigurisë ndaj Ballukut: Mund të përsërisë krimin, ose të arratiset pasi rrezikon deri në 5 vite burg
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka dhënë arsyetimin mbi masat e sigurisë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, drejtorit të ARRSH Gentian Gjyli dhe administratorit të KESH Erald Elezi, duke konkluduar se të tre paraqesin rrezik konkret për procesin hetimor. Dokumentet e siguruara tregojnë se gjykata ka vlerësuar se ekziston një shkak i rëndësishëm që vë në rrezik marrjen dhe vërtetësinë e provave, për shkak të funksioneve të larta që të pandehurit kanë ushtruar.

Sipas arsyetimit, pozitat drejtuese në Ministrinë e Infrastrukturës, ARRSH dhe KESH krijojnë mundësi reale për të ndërhyrë në dokumente, për t’i fshehur ose për t’i asgjësuar, duke cenuar drejtpërdrejt hetimin. Gjykata nënvizon se organi procedues aktualisht po verifikon dokumente të administruara nga institucionet që vetë të pandehurit i kanë drejtuar, çka shton rrezikun për manipulim.

GJKKO argumenton se Balluku, Gjyli dhe Elezi paraqesin edhe rrezik arratisjeje, për shkak të dënimeve të parashikuara në akuzat që po hetohen, të cilat shkojnë deri në pesë vite burg. Ky faktor, i kombinuar me profilin publik dhe mundësitë e tyre financiare dhe institucionale, sipas gjykatës shton gjasat që ata të shmangin procesin penal.

Në pikën 174 të vendimit, gjykata thekson se rrethanat e faktit dhe personaliteti i të pandehurve krijojnë rrezik që ata të kryejnë përsëri të njëjtat vepra për të cilat po procedohen. Hetimi lidhet me menaxhimin e fondeve publike, një proces që të tre e kanë administruar vetë, ndaj gjykata vlerëson se ndikimi i tyre mbi institucionet ku kanë drejtuar mbetet i lartë.

GJKKO deklaron se masat e sigurisë me karakter ndalues janë të domosdoshme për të mbrojtur provat, për të garantuar mbarëvajtjen e hetimit dhe për të shmangur çdo tentativë të mundshme për të ndikuar procesin. Në arsyetim citohet neni 229 i Kodit të Procedurës Penale, ku theksohet se masa duhet të vendoset në raport me rrezikshmërinë e të pandehurve, rëndësinë e faktit dhe mundësinë e vazhdimësisë së veprimeve me pasoja penale.

Në përfundim, gjykata arsyeton se vetëm masat shtrënguese mund të garantojnë integritetin e hetimit dhe ruajtjen e provave në një çështje që përfshin funksionarë të lartë të shtetit. /korrieri

Para

Grabitën mbi 7000 artefakte me vlerë 870 milionë Euro, shkatërrohet rrjeti kriminal. Hetime edhe në Shqipëri (VIDEO)

Pas

Pezullimi nga DETYRA i zv.kryeministres/ Zbulohet VENDIMI, ja çfarë do ndodhë me Ballukun!

Nga Kategoria

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda
Aktualitet

Mister në SHBA, zhduket nga radarët një avion me 6 persona në bord! Po fluturonte nga Bermuda

03.10.2026
10.3k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon
Aktualitet

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.3k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive
Aktualitet

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut
Aktualitet

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Kemi besim tek SPAK” – Delegacioni i BE në Tiranë reagon për Vlora Hysenin

13 burra pas Vlora Hysenit

29.09.2026
10.4k
Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

01.10.2026
10.4k
Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k
“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

“Shpërblimi” për Pogradecin, deputeti socialist Bledi Çomo pas kullës 23 kate në zemër të qytetit

02.10.2026
10.4k
Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

Emra, adresa dhe të dhëna bankare në shitje online/ FBI zbulon “Rydox”, tregu ilegal i drejtuar nga dy vëllezër shqiptarë!

29.09.2026
10.4k
“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

“iPhone17” i Agasit pa kod, “magazinë” informacioni për SPAK-un: Nga bisedat me Vlora Hysenin, prokurorë e “Bad Boys”

01.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.