E premte, 9 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Kokaina ‘Bugatti’ nga Amerika Latine! Zbulohet SKEMA si kalohej droga në Itali, paratë vinin në Shqipëri me shofer

Korrieri nga Korrieri
29.11.2025
në Aktualitet, Slider
A A
Kokaina ‘Bugatti’ nga Amerika Latine! Zbulohet SKEMA si kalohej droga në Itali, paratë vinin në Shqipëri me shofer
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

ITALI-Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i përbashkët i SPAK me prokurorinë e Breshias. Mediat italiane kanë zbardhur skemën se si funksiononte grupi shqiptar me bazë në Durrës dhe si u zbulua ai. Po ashtu bëhet e ditur se grupi kishte lidhje edhe me “Sacra Corona Unita”.

Sipas hetuesve, të dyshuarit janë pjesë e një organizate të strukturuar të aftë për të trafikuar drogë në shkallë globale. Janë gjithsej 49 të dyshuar, 24 prej të cilëve i janë nënshtruar masave paraprake (21 janë arrest në burg dhe tre janë vendosur nën arrest shtëpiak). Mediat italiane shkruajnë se në krye të grupit që drejtohej nga Shqipëria ishin Denis Myftiu, Erion Kapidani dhe Elvis Doçi.

Roli i shqiptarëve

Selia qendrore e Lecco-s, sipas rindërtimit të bisedave të koduara në Sky Ecc, menaxhohej nga Ardian Deliu. Komunikimet mes Denis Myftiutdhe Erion Kapidanit, zbuluan se Deliut iu besuan afërsisht 80 kilogramë kokainë në pak se një muaj.

Midis nëntorit dhe dhjetorit 2020, Deliu u akuzua për të paktën dhjetë raste trafikimi droge: një kilogram në Padova më 26 nëntor, një tjetër në Pordenone po atë ditë, 1.5 kilogram në Casalpusterlengo më 27 nëntor, tre kilogramë në Torino më 28 nëntor, një kilogram në Zogno më 28 nëntor, një kilogram në Palazzolo sull’Oglio më 30 nëntor dhe tre kilogramë në Piossasso më 5 dhjetor.

Myftiu mbante kontaktet me furnizuesit e lëndëve narkotike, duke përcaktuar sasinë, mënyrat dhe afatet e importimit, si edhe duke vendosur se në cilën bazë logjistike do të dërgohej droga. Për çdo aktivitet të paligjshëm, Myftiu i drejtohej Erion Kapidanit i cili nga provinca e Bërgamos kujdesej për detajet e pritjes, magazinimit dhe më pas shpërndarjes së drogës te grosistët e ndryshëm. Më pas nga data 24 dhjetor 2021, pasi kishte braktisur përfundimisht territorin italian, Erion Kapidani drejtoi trafikun e kokainës të organizatës drejtpërdrejt nga Shqipëria së bashku me Denis Myftiun.

Sipas një bisede të regjistruar më 14 dhjetor 2022, Mytiu raportonte se kishte ende në posedim pesë kilogramë heroinë, të cilën e identifikonte me termin “të zinjtë”, dhe tre kilogramë kokainë, të quajtur “bugatti” në zhargonin e trafikut.

Provat e gjetura përfshijnë edhe fotografi të pakove të drogës dhe një fletë me shënime të hollësishme mbi shpërndarjen, ku përmenden destinacione si Torino, Torbole, Liqeni Garda, Trevizo dhe Udine, si edhe një sasi prej pesë kilogramësh të shënuar si “Zeze”.

Kokaina ‘Bugatti’ nga Amerika Latine! Zbulohet SKEMA si kalohej

PAMJE NGA CHAT-I

Kalimi i drogës

Rrjeti kishte gjashtë baza logjistike në Itali: tre në provincën e Brescias (Rovato, e menaxhuar nga Arlin Buzali; Palazzolo sull’Oglio, nën mbikëqyrjen e Eduart Leba; dhe një në kryeqytet), një në provincën e Lecco-s të menaxhuar nga Deliu, një bazë në Puglia të koordinuar nga Vincenzo Bruno dhe Altin Shehaj, dhe një tjetër në Italinë Veriore.

Këto qendra operacionesh ruanin drogën që vinte nga Amerika e Jugut dhe më pas ua shpërndanin klientëve. E gjithë kokaina me origjinë nga Amerika e Jugut udhëtonte nëpërmjet rrugëve tregtare detare drejt porteve kryesore të Evropës Veriore dhe më pas transferohej në Itali e fshehur brenda automjeteve të rënda. Pasi kalonin doganën, ngarkesat shpërndaheshin në bazat logjistike.

Droga nga Ekuadori transportohej drejt Italisë me kamionë. Ndërkohë, heroina transportohej nga Shqipëria në drejtim të Italisë, përmes autobusëve. Sipas mediave Italiane, shoferët e autobusëve shpesh nuk ishin në dijeni, ndërsa shoferët e kamionëve ishin bashkëpunëtorë të klaneve.  Paratë nga shitjet transferoheshin te udhëheqja shqiptare nëpërmjet korrierëve, të ashtuquajturve “money mules”: shoferë autobusësh të rregullt në linjën Itali-Shqipëri, të cilët transportonin fondet në udhëtimet e tyre të rregullta.

Para

DOSJA/ “Ti, nusja jote dhe….”. Si dekonspironte operacionet oficeri për BOSIN shqiptar të drogës dhe i kthente në ‘biznes’: Nëse do info të tjera, bojnë lekë!

Pas

Koordinoheshin në chat grupe, ndalin rolet dhe niste transporti me autobus! “Rolex”, “Kristal”, dhe…Si i emëronin pakot e lëndëve narkotike

Nga Kategoria

Studimi: 1 në 8 raste të kancerit në botë lidhet me infeksionet, shumë prej tyre të parandalueshme
Aktualitet

Studimi: 1 në 8 raste të kancerit në botë lidhet me infeksionet, shumë prej tyre të parandalueshme

09.10.2026
10.3k
Gjithë ditën KUNDËR, por Braçe tregon si e “bindi” Rama “rrebelin me leje” në fund
Aktualitet

Gjithë ditën KUNDËR, por Braçe tregon si e “bindi” Rama “rrebelin me leje” në fund

09.10.2026
10.3k
Ciu ciu gjithë ditën, por Braçe dhe Spiropali votojnë si çeçua shkrirjen e bashkive siç e kërkoi Rama
Aktualitet

Ciu ciu gjithë ditën, por Braçe dhe Spiropali votojnë si çeçua shkrirjen e bashkive siç e kërkoi Rama

09.10.2026
10.3k
Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale, shkrihen 15 bashki
Aktualitet

Miratohet me 85 vota pro Reforma Territoriale, shkrihen 15 bashki

09.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Autoriteti i Konkurrencës flë gjumë, çmimi i naftës në Shqipëri, nuk merren parasysh ndryshimet në tregjet globale

Bordi rrit çmimet e karburanteve

08.10.2026
10.3k
ALARM Global: Shpërthim murtaje? Vdiq nga një infeksion “i panjohur”, çfarë fshihet pas vdekjes së laborantes në Siberi?

ALARM Global: Shpërthim murtaje? Vdiq nga një infeksion “i panjohur”, çfarë fshihet pas vdekjes së laborantes në Siberi?

08.10.2026
10.3k
Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak

02.10.2026
10.4k
Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

SPAK sekuestron telefonat e Aleks Markut, Ron Yeffet dhe Ardi Veliut

03.10.2026
10.4k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.