E hënë, 5 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Tension mes Tavos dhe minoritarëve pse takoi turqit në Himarë. Reagon Omonia, kryebashkiaku mbyll komentet dhe sqaron në greqisht

Korrieri nga Korrieri
06.12.2025
në Aktualitet
A A
Tension mes Tavos dhe minoritarëve pse takoi turqit në Himarë. Reagon Omonia, kryebashkiaku mbyll komentet dhe sqaron në greqisht
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një takim i kryebashkiakut të Himarës, Vangjel Tavo, me përfaqësues të Fondacionit Turk Maarif ka ndezur reagime të forta në komunitetin lokal, duke hapur një debat të ri politik dhe identitar në një zonë tradicionalisht të ndjeshme.

Takimi, i prezantuar fillimisht nga vetë Tavo si një hap drejt “përmirësimit të arsimit” dhe “zgjerimit të mundësive për të rinjtë e zonës”, përfshinte propozime për hapjen e një shkolle profesionale, ngritjen e laboratorëve të rinj dhe krijimin e një qendre kursesh gjuhësore, mes tyre edhe në turqisht.

Tension mes Tavos dhe minoritarëve pse takoi turqit në Himarë.

Postimi i Vangjel Tavos në rrjetet sociale

Por postimi i Tavos në rrjetet sociale u prit me ashpërsi. Qytetarë dhe aktivistë e akuzuan kryebashkiakun për “futje të turkut në Himarë” dhe për vendime të marra pa konsultim me komunitetin. Flakën e polemikës e ndezi reagimi i OMONIA-s, e cila akuzoi Tavon se po krijon terren për “shërbime shtetërore turke” në një rajon ku, sipas tyre, lëvizje të tilla rrezikojnë bashkëjetesën dhe identitetin lokal.

Në deklaratën e saj, OMONIA e cilëson veprimin “iniciativë të rrezikshme”, duke e lidhur me zhvillimet e fundit politike që çuan në largimin e kryetarit të zgjedhur Fredi Beleri dhe vendosjen e Tavos në krye të bashkisë. Sipas tyre, prania e Maarif në Himarë nuk është çështje arsimore, por tentativë për kontroll dhe ndikim në komunitet.

Tension mes Tavos dhe minoritarëve pse takoi turqit në Himarë.

Sqarimi Vangjel Tavos në shqip

Pas valës së kritikave, Tavo mbylli komentet në postimet e tij dhe publikoi një sqarim të gjatë, në shqip dhe greqisht.

Ai mohoi se ekziston një plan për hapje shkolle dhe e paraqiti takimin si “informim rutinë”, duke theksuar se nuk ka marrëveshje, nënshkrime apo vendime konkrete. Tavo akuzoi OMONIA-n për “politizim të qëllimshëm” dhe për nxitje të ndasive në një kohë kur Himara, sipas tij, ka nevojë për qetësi, transparencë dhe zhvillim.

Tension mes Tavos dhe minoritarëve pse takoi turqit në Himarë.

Sqarimi Vangjel Tavos në greqisht

Kryebashkiaku theksoi se çdo nismë që lidhet me arsimin në Himarë do të shqyrtohet vetëm pas konsultimit me komunitetin dhe se identiteti, gjuha dhe traditat e zonës “nuk negociohen”.

Pavarësisht sqarimeve, debati në Himarë mbetet i hapur.

Zyrtarisht nuk ka vendime për projekte të reja arsimore, por reagimet tregojnë një mosbesim të thellë të komunitetit ndaj çdo iniciative që shihet si ndërhyrje e jashtme në një zonë me histori të gjatë tensionesh kulturore dhe politike. /skyweb.al

Etiketat: vangjel tavo
Para

Fati tragjik i Rumena Kristiç Toptanit, gruas që kërkoi të jetonte pranë familjes së saj dhe përfundoi e dënuar nga regjimi komunist

Pas

Qeveria “fshikullon” fermerët e vegjël: Vetëm 1 në 10 përfiton TVSH-në 10%

Nga Kategoria

Hakerat sulm kibernetik ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri, bllokohet faqja: A ka rrezik?
Aktualitet

Raiffeisen pranon incidentin: Nuk ka sulm kibernetik, situata është zgjidhur

05.10.2026
10.3k
Tjetër skandal me “Wizz Air”/ Anulon fluturimin Athinë-Tiranë, braktis udhëtarët në mesnatë 
Aktualitet

Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

05.10.2026
10.3k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Aktualitet

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.3k
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

05.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

Aboneja falas dhe poshtërimi publik i pensionistëve në dyert e Bashkisë

03.10.2026
10.4k
EMRAT/ SPAK mbyll hetimet, çohet për gjykim banda e mikrokredive

Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

03.10.2026
10.3k
Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

Emri/ Xhuana Nikollaj i dha fund jetës pas dhunës, gjykata cakton arrest në burg për ish-burrin!

02.10.2026
10.4k
Çmimet rriten sërish, goditja më e fortë në dy vitet e fundit

Leku forcon peshën në banka, “kalon” euron! BSH: Rriten depozitat, dominon monedha vendase

30.09.2026
10.4k
Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

Shtypi fëmijën 7 vjeç, Petri Bozo kërkon të shkojë në Tajlandë për Miss Globe

03.10.2026
10.4k
BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

BIA serbe arreston dy persona për ‘spiunazh’ te SHISH!

30.09.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

19.09.2026
10.7k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Shpërthim me tritol në një makinë në Fushë-Krujë, autori ikën në këmbë!

Plas kallashi gjatë operacionit të Policisë në Krujë

29.09.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.