E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

‘Thika në duart e të miturve’, dështimi i SISTEMIT ARSIMOR dhe drejtësisë rrit numrin e VRASJEVE te fëmijët!

Korrieri nga Korrieri
15.12.2025
në Aktualitet, Fokus
A A
‘Thika në duart e të miturve’, dështimi i SISTEMIT ARSIMOR dhe drejtësisë rrit numrin e VRASJEVE te fëmijët!
104
NDARJE
10.4k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Vitet e fundit, Shqipëria është tronditur nga disa ngjarje ku të mitur janë vrarë nga bashkëmoshatarët e tyre, pas konflikteve që shpesh nisnin si debate të vogla dhe përfundojnë në akte ekstreme.

Fenomeni është shndërruar në një alarm kombëtar, ndërsa thika është bërë arma më e përhapur në duart e adoleshentëve.

Më 12 dhjetor 2025, pranë shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër, ndodhi një përplasje mes disa adoleshentëve, si pasojë e së cilës dy prej tyre mbetën të plagosur me mjet prerës.

Më 25 nëntor 2025 në Durrës, një konflikt i ngjashëm përfundoi me humbje jete. 15-vjeçari Erjon Boba humbi jetën në spital disa ditë pasi u plagos me thikë në gjoks, gjatë një konflikti për motive të dobëta mes bashkëmoshatarëve.

Autori i dyshuar, vetëm 14 vjeç u ndalua nga policia.

Në Tiranë, në vitin 2024, një konflikt i nisur në rrjetet sociale mes nxënësish përfundoi në mënyrë tragjike pranë shkollës “Fan Noli”, ku 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën dhe një tjetër nxënës mbeti i plagosur.

Përplasja, që u zhvendos nga hapësira virtuale në ambientet pranë shkollës, riktheu në vëmendje brishtësinë e sigurisë në institucionet arsimore dhe mungesën e mekanizmave efektivë parandaluese.

Autori i ngjarjes, i mituri Marjo Përlleshaj, u dënua më pas nga gjykata me 16 vite burg.

Shkolla “Kolë Jakova” në Tiranë në 2024, ishte skena e një tjetër rasti ku një 14-vjeçar u plagos gjatë një sherri mes nxënësish.

Edhe ky episod, ashtu si të tjerët, u cilësua nga ekspertët si sinjal i mungesës së strukturave reale për të parandaluar përshkallëzimin e konflikteve.

Në Gramsh, në vitin 2023, një ngjarje e rëndë tronditi qytetin dhe ngriti sërish alarmin për dhunën mes të miturve.

Fatjon Bici, vetëm 15 vjeç, u vra me thikë në lulishten e qytetit, teksa po kthehej nga shkolla.

Ai kishte ndërhyrë për të ndarë një sherr mes kushëririt të tij dhe katër bashkëmoshatarëve, por përpjekja për të shmangur konfliktin u kthye në tragjedi.

Një goditje me thikë në zemër i mori jetën në vend.

Hetimet zbuluan se konflikti kishte nisur më herët në rrjetet sociale, përpara se të përshkallëzohej në dhunë fatale në mes të qytetit.

Në Tiranë, Korçë dhe qytete të tjera janë regjistruar raste të shumta plagosjesh mes nxënësve të klasave të 8-ta dhe të 9-ta, shpesh brenda ose pranë shkollave. Incidentet nisnin nga bullizmi, presioni shoqëror dhe konfliktet e vogla të rrjeteve sociale.

Avokati Alban Duraj i cili ka ndjekur disa prej këtyre çështjeve thotë se vrasjet mes bashkëmoshatarëve nuk janë më raste të izoluara, por sinjal i një fenomeni kompleks ku ndërthuren trauma sociale, dhuna e heshtur dhe mungesa e politikave parandaluese efektive.

Çfarë parashikon ligji? Ligji shqiptar ka një kuadër të qartë për të miturit:

Kodi Penal përcakton se përgjegjësia penale fillon në moshën 14 vjeç.
Ligji 37/2017 për drejtësinë penale për të miturit kërkon trajtim të specializuar, me fokus tek rehabilitimi, jo ndëshkimi.
Ligji 18/2017 garanton mbrojtje të fortë për viktimat e mitura, nga mbështetja psikologjike te mospublikimi i identitetit.

Por, avokati Duraj thekson se zbatimi është i mangët.

“Kuadri ligjor shqiptar garanton trajtim të veçantë në çdo fazë procedurale, përmes strukturave të specializuara, me fokus jo ndëshkimin, por rehabilitimin, por raste konkrete tregojnë se mbështetja psikologjike, sociale dhe institucionale mbetet e kufizuar. Edhe autorët të cilat janë të mitur, shpesh ekspozohen publikisht në media”, shprehet ai.

Sfidat aktuale dhe boshllëqet institucionale sipas avokatit, janë mungesë e bashkëpunimit mes shkollës, familjes dhe institucioneve si dhe sistemi i drejtësisë, që shpesh nuk ka kapacitetet e duhura për çështjet e të miturve.

Studimet tregojnë se bullizmi fizik, psikologjik dhe dixhital janë faktorë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e sjelljeve agresive dhe kriminale.

Në Shqipëri, mungesa e strukturave të ndërhyrjes së hershme, raportimi i ulët dhe normalizimi i dhunës në shkolla përkeqësojnë situatën.

Ndaj, për të frenuar fenomenin, kërkohet forcim i zbatimit të drejtësisë për të miturit, ngritja e qendrave të ndërhyrjes së hershme, zbatim i detyrueshëm i moduleve të edukimit social në shkolla, mbështetje më e madhe për familjet, përfshirë këshillim dhe ndihmë psiko-sociale./ACQJ

Para

Telefonata e Romës dhe pazari 140 mln dollarë Smart City i “hanë” kokën Julian Hodajt

Pas

Goditi me thikë vëllain pas sherrit, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan!

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!
Botë

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

Videot me Adrian Hilën/ Reagon për herë të parë Monika Lubonja, denoncon kompozitorin: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

07.10.2026
10.4k
INVESTIGIMI/ “Masakër” me shëndetin e shqiptarëve: AKU “bashkëpunon në krim”. Investigimi zbulon tmerret në fabrikat e prodhimit të qumështit, djathit, kosit..

Shqipëra e mbushur me reklama për ushqim BIO, por bulmeti shënon rekord nga jashtë: Në gusht u importuan 4 mijë ton

06.10.2026
10.3k
Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

Mjekët japin alarmin për shtimin e infarkteve te të rinjtë

01.10.2026
10.4k
Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

Zvarritja e gjyqeve, rasti i Prof. Dr. Qirjako Menikos: Një jetë pritje për pronën e familjes, por iku nga kjo botë pa marrë drejtësi

01.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.