E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, kyç ne shtëpi Mirlinda Karçanajn

Korrieri nga Korrieri
16.12.2025
në Aktualitet, Slider
A A
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Hetimi i Prokurorisë së Posaçme për tenderët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit ka hyrë në fazën më të rëndësishme, duke prodhuar masat e para të sigurisë ndaj zyrtarëve dhe biznesmenëve të përfshirë.

SPAK ka lëshuar urdhër-arrest për biznesmenin Ergys Agasi, ndaj të cilit më herët janë kryer kontrolle të gjera në banesa dhe ambiente biznesi në Tiranë dhe Durrës. Dy skuadra të BKH-së të shoqëruara nga Policia e Shtetit ushtruan kontroll në të paktën katër ambiente, duke sekuestruar dokumente e prova që lidhen me hetimin.

Në të njëjtën çështje, Prokuroria ka caktuar masën “arrest me burg” për biznesmenin Ermal Beqiri, pronar i “Soft & Solution”. Sipas SPAK, Beqiri dyshohet se ka përfituar shuma të konsiderueshme nga tenderët e kontestuar të AKSHI-t, të cilët dyshohet se janë paracaktuar për të favorizuar kompani të caktuara.

Ndërkohë, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është vendosur në masën “arrest shtëpie”. Ajo u paraqit në SPAK pak ditë më parë dhe qëndroi mbi tre orë në Prokurorinë e Posaçme pa dhënë deklarata për mediat. Hetimi ndaj saj lidhet me dyshimet për abuzime në 12 procedura tenderuese për mirëmbajtjen e serverave dhe sistemeve të institucioneve shtetërore.

Sipas SPAK, hetimet kanë zbuluar se kriteret teknike të tenderëve dyshohet se janë diktuar nga vetë kompanitë pjesëmarrëse, duke krijuar kushte për garë të manipuluar dhe përfitime të garantuara me vlera që shkojnë në miliona euro.

Në kuadër të hetimit, janë marrë në pyetje rreth 25 zyrtarë të AKSHI-t, kryesisht anëtarë të Komisioneve të Vlerësimit të Ofertave dhe të Shqyrtimit të Ankesave, të cilët dyshohet se kanë pasur rol në procedurat e kontestuara.

Operacioni i sotëm shënon zhvillimin më të rëndësishëm në një prej çështjeve më të mëdha të korrupsionit të viteve të fundit në sektorin e teknologjisë dhe prokurimeve publike. SPAK pritet të vijojë me masa të tjera ndërsa hetimi thellohet mbi skemën e dyshuar të paracaktimit të tenderëve. /korrieri

Etiketat: ergys agasiermal beqiri
Para

E nxirë tërësisht, Belinda Balluku ka marrë çehre burgu

Pas

Detaje nga operacioni te Kodra e Diellit/ Karçanaj dhe Beqiri abuzuan me tenderat e AKSHI-t, kontrolle edhe në banesën e Ergys Agasit! Miliona euro dëm buxhetit të shtetit

Nga Kategoria

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?
Aktualitet

“Na sqaroni” – SHBA e shqetësuar nga murtaja e dalë nga laboratori rus, Trump do telefonojë Putin

07.10.2026
10.3k
Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues
Aktualitet

Denar Biba merr kontrollin e ndihmës shtetërore, shkrihet komisioni ekzistues

07.10.2026
10.3k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!
Aktualitet

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
VIDEO: U filmuan duke marrë 20 mijë lekë, arrestohen dy policë të Komisariatit Nr.3 në Tiranë
Aktualitet

E rëndë në Krujë/ Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli efektivin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

07.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

KAYO, shteti financon dhe privatët kontrollojnë: Pikëpyetjet mbi prodhimin dhe tregtinë e armëve

06.10.2026
10.4k
Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

Tenderat e dyshimtë të Vangjel Tavos/ Si po prokurohen dhjetra milionë euro me gara të çuditshme në Bashkinë e Himarës

01.10.2026
10.4k
Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

Erion Veliaj nuk e frenon dot Ulsi Manjën, PS kokëfortë drejt votimit të hartës së re më 8 tetor

02.10.2026
10.4k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.4k
‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

‘Furtunë’ ankesash për procedurat e OBP-së së Jonaid Myzyrit/ Mbi 50 milionë euro tendera “të ngrirë” në KPP, shëndetësia në kolaps

06.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.