E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Fokus

Projekti i kamerave të sigurisë, “Smart City” fryhet me 134.4 milionë euro

Korrieri nga Korrieri
19.12.2025
në Fokus
A A
Projekti i kamerave të sigurisë, “Smart City” fryhet me 134.4 milionë euro
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Projekti “Albania Smart City”, e vlerësuar si një nga nismat më të mëdha të qeverisë shqiptare në fushën e sigurisë publike dhe teknologjisë, po shoqërohet me rritje të vazhdueshme të kostos financiare, pa një argumentim të qartë publik nga ana e ekzekutivit.

Sipas dokumenteve zyrtare,  kostoja indikative e projektit ka arritur me rishikimin e fundit në 134.4 milionë euro.

Fillimisht, projekti ishte përfshirë në listën e projekteve me rëndësi kombëtare me një kosto indikative prej rreth 60 milionë dollarësh amerikanë. Megjithatë, pas vizitës së presidentit të Emirateve në Tiranë në shkurt të këtij viti, kostoja e projektit u rrit ndjeshëm dhe u parashikua të financohej përmes një huaje nga Fondi për Zhvillim i Abu Dhabit.

Detajet e kësaj huaje u bënë publike përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, i cili u miratua në mars përpara zgjedhjeve, dhe që parashikon ratifikimin e një marrëveshjeje huaje me vlerë 118.5 milionë dollarë amerikanë, e destinuar për financimin e projektit “Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit – Smart City”.

Sipas dokumenteve shoqëruese, projekti parashikon instalimin e 2 239 kamerave ANPR për njohjen automatike të targave, 2 602 kamera PTZ për monitorimin e trafikut, si dhe 3 816 kamera trupi për efektivët e Policisë së Shtetit. Gjithashtu, parashikohet instalimi i 100 radarëve inteligjentë dhe 100 sensorëve për monitorimin e flukseve të trafikut në rrugët e Shqipërisë.

Megjithatë, zhvillimi më i fundit tregon se kostoja e projektit nuk është ndalur në këtë nivel. Me ndryshimin e fundit të listës së projekteve me rëndësi kombëtare, me status të maturuar, qeveria ka rishikuar sërish, pa shumë shpjegime publike, koston indikative të projektit “Smart City”.

Nga 112 milionë euro që ishte në muajin korrik, kostoja është rritur me ndryshimet e fundit të muajit nëntor në 134.4 milionë euro, që me kursin aktual të këmbimit përkthehet në rreth 157 milionë dollarë amerikanë.

Kjo rritje e re e kostos përbën ndryshimin më të fundit dhe më domethënës financiar të projektit të kamerave të sigurisë “Smart City”, i cili pritet të implementohet nga kompania arabe “Presight”, duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën e procesit, arsyet e rritjes së vazhdueshme të buxhetit dhe barrën financiare afatgjatë që projekti do të ketë për financat publike shqiptare.

Projekti i kamerave të sigurisë, "Smart City" fryhet me

Dhe përveç kësaj, një tjetër aspekt i debatueshëm është se kredia do të merret tek arabët e Fondit të Zhvillimit të Abu Dhabit dhe me ato para do të paguhet sërish një kompani arabe, e gjitha kjo pa garë, por vetëm me një marrëveshje.

Para

FATI i Belinda Ballukut mes dy godinave/ Rama mbledh qeverinë te Kryeministria, ndërsa në Kuvend prokurorët e SPAK kërkojnë “LEJE” për arrestimin!

Pas

Trump PEZULLON Lotarinë Amerikane

Nga Kategoria

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!
Botë

Video/ Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë!

07.10.2026
10.3k
Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera
Aktualitet

Hetimi për videot intime, Policia merr në pyetje edhe tre vajza të tjera

07.10.2026
10.4k
Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula
Aktualitet

Kosova bëhet me presidente, kush është Justina Shiroka-Pula

07.10.2026
10.4k
Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim
Aktualitet

Alarm në Siberi pas vdekjes së laborantes 28-vjeçare nga “pneumonia e panjohur” , 200 persona nën vëzhgim

06.10.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dy modelet për krizën/ Europa ul taksat, Shqipëria rrit fitimet nga kriza e karburanteve

Nuk është vetëm nafta

06.10.2026
10.4k
Fushata 220 mijë dollarëshe e lobimit të Veliajt në SHBA kundër drejtësisë

Nga Nesti Angoni te Fusha sh.p.k., si u ndërtua dosja e Erion Veliajt

01.10.2026
10.4k
E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

E reja denoncon ish-partnerin shqiptar në Greqi: Më ka dhunuar dhe më kërcënon

03.10.2026
10.4k
4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

4.7 mln € mashtrime me Call Centera/ Mbi 100 vite burg për grupin e Bruno Çobos, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

06.10.2026
10.4k
Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

Fantazmat pas kullave/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë

05.10.2026
10.4k
Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

Nga sekretet e shtetit te videot intime: Kush i kishte materialet dhe pse dolën pikërisht tani?

05.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.