E enjte, 8 Tetor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama replika me ndërtuesin: Po bëj 20 vite që merrem me rracën tuaj

Korrieri nga Korrieri
24.12.2025
në Aktualitet
A A
Rama replika me ndërtuesin: Po bëj 20 vite që merrem me rracën tuaj
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim me komunitetin e biznesit, ku u përfshi në një debat me një ndërtues.

Një nga ndërtuesit kërkoi përfshirjen në Paqen Fiskale, mirëpo kreu i qeverisë u përgjigj duke thënë ‘Çfarë mbështetje doni ju? Jeni sektori më me fitim dhe që shfrytëzon më shumë punëtorët’.

Debati i plotë:

Erjon Harizi, shoqata e ndërtuesve: Ne iu kemi kërkuar me disa shkresa që ta shohim pak shkallën e taksës së infrastrukturës, të paktën ta ndajmë me këste. Është shumë e konsiderueshme, paguhet përnjëherë dhe e vë në vështirësi sektorin tonë.

Rama: Këtu hapet një diskutim më vete, problemi me ndërtuesit është kompleks. Sot vazhdohet të punohet veshë, pa partiturë. Edhe pse ka një ndryshim, prapë standardet e zbatimit të projekteve janë ende larg asaj që duhet të jenë dhe dëmet që shkaktohen vazhdojnë të jenë prezente. Ne kemi kaluar një bllok të ri masash ligjore lidhur me ndërtimin, shpresoj që të ndihmojë për të rritur cilësinë. Njerëzit paguajnë jo pak dhe është ëndrra e tyre. Janë paratë e një jete ose janë kredi që duan një jetë të shlyhen dhe nuk ka dëm më të madh se sa të paguajnë një produkt të cilësisë së parë dhe të marrin një produkt të cilësisë së tretë. Sa i përket pagesës së taksës së infrastrukturës, është diçka që po diskutohet. Por duhet të jetë e lidhur edhe kjo me performancën e kompanive. Ne nuk mund të marrim përsipër Aventura që të lejojmë këste dhe të jemi para kompanish që e kanë hapur gropën dhe ngrenë duart lart e nuk paguajnë dot se thonë “kështu është një muhabet”. Për momentin nuk kemi një ndryshim imediat.

Harizi: Është çështja e garancisë.

Rama: Unë them të mos shkohet te garancia se pastaj do thuhet “ku do ti gjejmë lekët e garancisë”. Ajo që ndërtuesit duhet të kuptojnë është se ky vend u ka dhënë shumë më tepër se sa ata po japin mbrapsht në aspektin e cilësisë. Këto ndërtime që bëhen do të jenë aty për dhjetëra vite. Nuk mund të tolerohet që ndërkohë që ne miratojmë projekte të cilësisë së parë kur i sheh, atje në terren shpesh nuk ngjajnë fare. Siç ndodhi me një zonjë që kishte blerë apartamentin me ballkon dhe kur shkoi i kish ikur ballkoni dhe I kishin hapur derë në katin e parë. Këto gjëra janë kriminale. Është kriminale që njerëzit paguajnë për të marrë një shtëpi dhe nuk marrin dot hipotekën sepse ndërtuesit luajnë me lejen. Gjërat tani po ndryshojnë se ne kemi krijuar listën e zezë dhe kush hyn aty nuk do marrë leje për shumë vite.

Harizi: Po ata të listës së bardhë?

Rama: Listën e bardhë e shohim se mund të nxihet menjëherë. Kam 20 e kusur vjet që merrem me racën tuaj dhe e di mirë çfarë lloji mënyre keni që funksiononi. Lista e bardhë është e bardhë për sa kohë që nuk është e zezë.

Harizi: Këto janë raste sporadike që nuk mund të nxijnë një sektor. Nuk i shërben ekonomisë.

Rama: Tani të lutem. Unë besoj që asnjë shqiptar që blen dhe investon kursimet e jetës nuk iu ka borxh të lëvizni 1 mm nga gjëja që pretendoni se po i shisni. Ua tregoni projektet kur ata paguajnë dhe kur i sheh pastaj…nuk janë një e dy. Ne nuk po nxijmë gjë. Ju duhet të ngrini nivelin. Mos e kërkoni te pasqyra fajin, kërkojeni te fytyra. Nuk ka asnjë njeri asnjë borxh që ndërtuesit të mos i qëndrojnë korrekt ligjit, shoqërisë dhe atyre që paguajnë. Nuk është një kafe pa cilësi, është një gjë që e vendos atje dhe mbetet aty për 100 vjet. Si mund të rrijë aty një gjë e shëmtuar, kur ty nuk të është dhënë e drejta të ndërtosh një gjë të shëmtuar, por një gjë të bukur. Ka vende të bukura që janë të varfra, por a keni parë ndonjë vend të shëmtuar që është i pasur? Nuk ka. Këtë punë e ndan arkitektura. Është shëmtuar Shqipëria në shumë pjesë të saj që nga katrahurat që janë bërë në Golem. Për sa na takon po bëjmë maksimumin që të ngremë nivelin për këtë arsye. Vjen merr një leje për të bërë një godinë spektakolare dhe bën një kafaz pëllumbash. Nuk jam unë problemi, mbase nuk je as ti problemi se nuk e di çfarë ndërtimesh bën, po të mos e vazhdojmë këtë bisedë që të mos shoh ndërtimet e tua pastaj dhe të them «ore si flet njëherë…».

Harizi: Dakord jam.

Rama: Dakord je? Mirë i shohim, po mos del pastaj gjysmagjel. Dëgjo mua. Shkoi gruaja bleu apartament me ballkon dhe kur shkoi atje ishte bërë derë. Dhe ai hajvani atje thoshte “është zonë kodrinore”. Mos na e hap këtë muhabet tani. Paqe me ndërtuesit nuk ka. Më keni mbrapa këmba këmbës. Keni ca bashki që mund të bëni lodra sa të doni. Po u kapët nuk e ka fajin njeri. U morëm vesh.

Harizi: Pjesërisht.

Rama: Te ajo pjesërishtja fute mirë në mendje. Paqe me ndërtuesit nuk ka.

Harizi: Ai është sektori kryesor.

Rama: Pikërisht se është sektori kryesor, duhet të performoni me maksimumin e përgjegjshmërisë. Çfarë mbështetje doni ju? Mbështetje ju që akoma deklaroni punonjës me 500 mijë lekë. E dimë shumë mirë që nuk ka punonjës me pagë minimale në ndërtim. Më shih në sy. Jo në Tiranë, po askund. Nuk të vjen të të shtrojë një pllakë me 500 mijë lekë. Po nuk keni fajin ju. Na i ka lidhur duart Kushtetuesja që ka vendosur të mos na lejojë ne t’iu vendosim tavan dhe ju luani. Bëni deklarimet dhe pastaj kërkoni. Ju jeni sektori me më shumë fitim në Shqipëri. Ju duhet të na mbështesni ne, jo ne ju. Jeni sektori ku shfrytëzohet më shumë punonjësit. Tani keni filluar ta kuptoni që nuk luhet me punonjësit se nuk gjeni. Tani që të mos u ngelen ndërtimet pa bërë, shkundini mirë xhepat se i keni të fryrë shumë. Paguani punonjësit me 1500-2000 euro se ndryshe do ngeleni më keq. Çfarë mbështetje tu japim ne.

Harizi: A mund të flas?

Rama: Jo ore se nuk është kaq demokratike kjo. Bëni ato gjëra që keni për të bërë dhe jepuni njerëzve atë që u takon dhe mos kërkoni fare, fare, fare asgjë. Zero. Kërkoni vetëm që të mos jeni në listën e zezë.

Para

“Shqiptarët minoritet në RMV”/ Gafa e Spiropalit shkakton reagime në Shkup

Pas

Ç’po ndodh? Çmimi i arit arrin një rekord të ri

Nga Kategoria

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan
Aktualitet

E pyeti për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Kushnerin – Rama ndërpret intervistën me gazetarin amerikan

08.10.2026
10.3k
Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka
Aktualitet

Arrestohet ish-ortaku i Behgjet Pacollit, Valon Lluka

08.10.2026
10.3k
“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim
Aktualitet

“Pse i shkruan motrës në Instagram”/ Vëllezërit i zënë pritë dhe dhunojnë policin në Krujë, shpallen në kërkim

08.10.2026
10.3k
E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq
Aktualitet

E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq

08.10.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

SMS mashtruese në emër të Raiffeisen Bank, klientëve u kërkohen të dhënat e kartës dhe kodet e sigurisë

02.10.2026
10.4k
I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

I grabiti me dhunë dy varëse floriri një gruaje në rrugë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës!

07.10.2026
10.3k
Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

Nëna vidhte me thasë Postën në Durrës, djali 18-vjeçar rreh punojësin e Policisë

05.10.2026
10.4k
E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq

E rrë*byen, e vr*në dhe e hodhën në liqen, SPAK zbardh dinamikën si u vra Renis Dobra, 4 autorët dërgohen në gjyq

08.10.2026
10.3k
“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

“Grepi” i SPAK te KAYO: Industria në emër të shtetit, biznesi në duart e privatëve

03.10.2026
10.4k
Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

Virusi misterioz në Siberi, frikë për një pandemi të re?

07.10.2026
10.4k

Boom-i Javës

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet

01.10.2026
10.6k
Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

Vajza e Eli Farës “tërbon” ndjekësit, shfaqet nudo në vaskë/ FOTO

23.09.2023
10.5k
Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

Videot erotike të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova bën denoncim në Polici: Pamjet i nxorri një person që është pjesë e tyre

06.10.2026
10.4k
Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

02.10.2026
10.4k
Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

Arrestohet në Tiranë Martin Mane , djali i Samir Manes

13.01.2025
10.5k
Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

Berisha nxjerr emrin: Burri i Alketa Vejsiut , Ardi Nelaj i Orion pagoi seancat e detoksit të Ramës në Bolzano

10.02.2025
11.3k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.