E martë, 24 Nëntor, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Botë

Sulmi me dronë ndaj rezidencës së Putin, çfarë ndodhi në të vërtetë

Korrieri nga Korrieri
31.12.2025
në Botë
A A
Sulmi me dronë ndaj rezidencës së Putin, çfarë ndodhi në të vërtetë
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një ditë pas takimit në Mar-a-Lago mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Kremlini akuzoi Ukrainën se ka tentuar të godasë me dronë një nga rezidencat e presidentit rus Vladimir Putin.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se sistemet e mbrojtjes ajrore të Rusisë kanë rrëzuar 91 dronë, duke e cilësuar sulmin e pretenduar si një akt “terrorizmi shtetëror”.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mohoi çdo përfshirje, duke i quajtur akuzat “gënjeshtra tipike ruse” dhe duke akuzuar Moskën se po përpiqet të minojë përparimin e negociatave të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara.

Akuzat vijnë në një moment delikat diplomatik. Donald Trump ka deklaruar se një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës është “e përfunduar në 95%”. Ndërkohë, Zelensky po përpiqet të ruajë mbështetjen e Uashingtonit, ndërsa Moska pretendon se është e gatshme për një marrëveshje, por kërkon lëshime.

Kremlini nuk ka paraqitur prova për pretendimet. Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, tha se nuk ka arsye për publikimin e tyre, pasi, sipas tij, mbrojtja ajrore ka funksionuar normalisht.

Që nga viti 2022, Ukraina ka kryer sulme në territorin rus, kryesisht ndaj objektivave ushtarake dhe infrastrukturës. Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se një sulm i tillë ndaj rezidencës së Putinit, pikërisht në këtë fazë të ndjeshme të bisedimeve me SHBA-të, do të ishte i pakuptimtë nga ana e Kievit.

Zelensky ka deklaruar se akuzat janë një pretekst për të justifikuar sulme të reja ruse ndaj Kievit, përfshirë ndërtesa qeveritare, gjë që ka ndodhur edhe më herët.

Sipas analizave, Putini po përpiqet të ndikojë te Trump duke paraqitur Ukrainën si palë që po përshkallëzon konfliktin, në mënyrë që të shmangë vendime që mund të favorizojnë Kievin pas kontakteve të fundit mes Zelenskyt dhe ish-presidentit amerikan.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë që akuzat ruse të jenë të sajuara, Trump u shpreh se kjo është “e mundur”, por shtoi se Putin i ka thënë personalisht se sulmi ka ndodhur.

Megjithatë, Trump ka në dispozicion shërbimet e inteligjencës amerikane, të cilat mund të verifikojnë situatën.

Kremlini dhe Ministria ruse e Mbrojtjes janë akuzuar shpesh për përhapje të informacionit të paverifikuar lidhur me luftën në Ukrainë. Për këtë arsye, edhe në këtë rast, vërtetësia e pretendimeve të Moskës mbetet e paqartë.

Para

“Mos lëviz, policia!”/ Arrestohet me armë zjarri në një lokal 31-vjeçari, i përfshirë në disa ngjarje kriminale (VIDEO+EMRI)

Pas

Përdhunoi 12-vjeçaren dhe e la shtatzënë, ky është 70-vjeçari që u arrestua nga policia e Pogradecit

Nga Kategoria

Vuçiç i bën parapritë arrestimit: Nëse guxojnë, 1 milion njerëz do dalin në rrugë
Botë

Vuçiç i bën parapritë arrestimit: Nëse guxojnë, 1 milion njerëz do dalin në rrugë

23.11.2026
10.4k
Sulmi me dron ndaj anijes ruse, reagon MEPJ: Nuk është përdorur territori ynë, pretendimet janë të pavërteta
Botë

Sulmi me dron ndaj anijes ruse, reagon MEPJ: Nuk është përdorur territori ynë, pretendimet janë të pavërteta

23.11.2026
10.4k
Pas 8 vitesh udhëtim epik, sonda hapësinore mbërrin në Mërkur: Do zbulojë misteret e planetit të ekstremeve
Botë

Pas 8 vitesh udhëtim epik, sonda hapësinore mbërrin në Mërkur: Do zbulojë misteret e planetit të ekstremeve

21.11.2026
10.4k
Katastrofa të frikshme, pesë diej në qiell dhe përbindësha, libri misterioz 470-vjeçar del në ankand për 1 milion paund
Botë

Katastrofa të frikshme, pesë diej në qiell dhe përbindësha, libri misterioz 470-vjeçar del në ankand për 1 milion paund

21.11.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

1 në 3 pasuri të sekuestruara nuk është marrë në dorëzim: A po përdoren sërish nga krimi i organizuar?

1 në 3 pasuri të sekuestruara nuk është marrë në dorëzim: A po përdoren sërish nga krimi i organizuar?

19.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k
Nga TikTok te pajisjet e përgjimit, çfarë e lidh Gentian Salën me rrjetin Hyseni-Agasi

Nga TikTok te pajisjet e përgjimit, çfarë e lidh Gentian Salën me rrjetin Hyseni-Agasi

19.11.2026
10.4k
‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë

‘Jam i mbrojtur me shtet’/ Bisedat në Sky ECC të grupit Çela-Çopja: Ministrit, antidrogës dhe gjykatësve i jap rrogë

18.11.2026
10.4k
Skandaloze: Gjykata ia ktheu, por mjeti u çmontua në pikën e bllokimit! Si u zhdukën dhjetëra vetura të sekuestruara…

Skandaloze: Gjykata ia ktheu, por mjeti u çmontua në pikën e bllokimit! Si u zhdukën dhjetëra vetura të sekuestruara…

19.11.2026
10.4k
Jeta merr një kthesë pozitive për këto tri shenja të zodiakut nga 22 nëntori

Jeta merr një kthesë pozitive për këto tri shenja të zodiakut nga 22 nëntori

19.11.2026
10.4k

Boom-i Javës

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

Dimri 2026-2027 përballë dy fenomeneve ekstreme: Vorbulla polare shpërbëhet para kohe, El Niño kërcënon të ndryshojë gjithçka

15.11.2026
10.4k
Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

Aksidenti ku humbi jetën shefi i krimeve në Vlorë, arrestohet shoferi që drejtonte skrepin

18.11.2026
10.4k
Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

Lingota ari, tufa me euro, armë…Ky është Ervis Çela, peqinsi i cili përmbyti Europën me kokainë

18.11.2026
10.4k
Çahen argjinaturat në Tale, rrezikohen nga përmbytjet disa banesa

Paralajmërimi i IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

18.11.2026
10.4k
Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

Abuzimi me pushtetin/ Shtohet radha e grave socialiste që parakalojnë në SPAK

19.11.2026
10.4k
Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

Majkos i vjen goja, Braçes i ikën, Xhafajt i mbahet!

21.11.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.