E mërkurë, 26 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

SKANDALI i mikrokredive/ Ping-pong me dosjen e Gent Sejkos, kush po e amniston guvernatorin e Bankës së Shqipërisë?

Korrieri nga Korrieri
03.01.2026
në Aktualitet, Fokus
A A
INVESTIGIMI/ Banka e Shqipërisë dhe Gent Sejko shërbëtorë të bandës së kredive MCA dhe FINAL , si u hodhën 100 mijë shqiptarë në kthetrat e mafias, ndërhyn SPAK
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Një nga emrat që po amnistohet për skandalin e mikrokredive, që preku qindra mijëra shqiptarë, është Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, roli i të cilit ka qenë rregullimi i institucioneve financiare, por mungesa e një kontrolli solli zhvatjen e klientëve. Me veprime apo mosveprime, Banka e Shqipërisë nuk parandaloi këtë fenomen, megjithëse dhjetëra institucione, zyra apo mijëra klientë u ankuan zyrtarisht për tarifat e vendosura nga institucionet financiare të mbledhjes së borxhit.

Prej më shumë se 1 vit, institucionet ligjzbatuese kanë verifikuar dhe hetuar rolin e Guvernatorit në këtë skandal, teksa një raport voluminoz i Ministrisë së Drejtësisë shkoi në Prokurorinë e Tiranës. Fillimisht hetuesit e akuzës së kryeqytetit bën disa verifikime dhe lëshuan masa sigurie kryesisht për pronarët e institucioneve financiare, teksa e ndan dosjen në disa nëndosje, një prej të cilave ka qenë edhe ajo e Gent Sejkos.

Hetimet vijuan disa muaj në këtë akuzë, teksa që prej muajit prill 2025, dosja dhe disa fashikuj të këtij procedimi penal, u transferuan nga Prokuroria e Tiranës në drejtim të Prokurorisë së Posaçme. Arsyetimi ishte se, vetëm SPAK-u mund t’a hetojë Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Procedimi penal u regjistrua, teksa deri më tani dosja e tij është lënë “në sirtar” dhe po tentohet që të mbyllet.

SKANDALI i mikrokredive/ Ping-pong me dosjen e Gent Sejkos, kush po e amniston

Faksimile: Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Gjykatës që të pushojë hetimet ndaj Gent Sejkos

Deri më tani kemi parë vetëm një ping-pong me dosjen e Gent Sejkos, teksa deri më tani s’kemi parë zyrtarët e lartë të Bankës së Shqipërisë që të pyeten te SPAK-u. Gazetarët dhe kameramanët që qëndrojnë para derës së Prokurorisë së Posaçme s’kanë filmuar ndonjë nëpunës të BSH-së, madje as Sejkon, drejtorët apo edhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Duket se, që nga momenti që dosja u transferua në SPAK, të gjithë kanë qenë në një mendje për të amnistuar Guvernatorin e Bankës, Gent Sejkos, duke mos dashur që të përsëritet historia e Fullanit. Por, faktet janë evidente, ankesat janë dhe veprimet e mosveprimet padyshim që duhen hetuar.

VoxNews ka mësuar se, në datën 24 dhjetor 2025, u zhvillua një seancë në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Gent Sejko”. Kjo është kërkesa e dytë e organit të akuzës për të pushuar procedimin penal, pasi kërkesa e parë është bërë nga Prokuroria e Tiranës, por e bërë në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës, dhe jo në Gjykatën e Posaçme. Gjykata e Rrethit vendosi që kompetencë ka vetëm GJKKO-ja, ndaj dhe dosja u transferua te SPAK-u.

Por, edhe Prokuroria e Posaçme duket se mendon njësoj si prokurorët e rrethit, pasi prokurorja e posaçme Dorina Bejko i ka kërkuar gjykatës që të mbyllë çështjen. Kërkesa i ka shkuar gjyqtares Flora Hajredinaj, e cila urdhëroi SPAK-un për të disatën herë që të hetojë Gent Sejkon për skandalin e mikrokredive. Gjykata mendon se mund të ketë abuzime ndaj ka insistuar.

“Hetimet i ndjej prokurorja Dorina Bejko, por as e ka marrë mundimin t’a hetojë. Madje, ajo nuk është paraqitur as në seancat në GJKKO 3 herë rresht, pasi njëherë ka qenë në Hagë, njëherë në Bruksel me ish-drejtuesin Altin Dumani dhe një herë mungoi gjyqtarja” thanë burimet nga Gjykata e Posaçme për VoxNews.

Redaksia jonë mësoi se, në seancën e datës 24 dhjetor, prokurorja Dorina Bejko kërkoi 30 ditë kohë për të kryer disa verifikime të fundit që ta ndajë përfundimisht mendjen për Gent Sejkon. Por, gjykata i ka dhënë 60 ditë kohë, ku gjatë kësaj kohe SPAK-u të ndajë mendjen nëse do e marrë të pandehur Gent Sejkon për shpërdorim detyre, apo do e pushojë procedimin penal për mungesë provash.

VoxNews ka mësuar se Sejko po hetohet për skemën e mbledhjes së borxhit, që preku qindra mijëra shqiptarë. E përfshirë ka qenë shoqëria Micro Credit Albania dhe një grup zyrash private të përmbarimit, noterë apo edhe shoqëri të tjera të lidhura me të. Ka dyshime se, Sejko apo edhe zyrtarë të tjerë të lartë të Bankës së Shqipërisë, duke përfshirë edhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, kanë shpërdoruar detyrën, ndaj dosja u transferua në SPAK, teksa do të shikohej mundësia nëse MCA kishte kryer mashtrime, fshehje të të ardhurave, pastrim parash apo grup kriminal.

Para

Shqipëria, me përqindjen më të ulët të popullsisë në Europë që arrin të kursejë

Pas

Nis LUFTA e MADHE! SHBA bombaron Venezuelën

Nga Kategoria

Ermal Beqiri mbetet në burg në Francë, mediat franceze: Biznesmeni milioner kishte bërë foto me Macron gjatë vizitës zyrtare në Tiranë
Aktualitet

Ermal Beqiri mbetet në burg në Francë, mediat franceze: Biznesmeni milioner kishte bërë foto me Macron gjatë vizitës zyrtare në Tiranë

25.08.2026
10.3k
“Ethet e Nilit” në Korçë, a duhet të kemi frikë? – ISHP: Virusi nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por vetëm nga mushkonjat
Aktualitet

“Ethet e Nilit” në Korçë, a duhet të kemi frikë? – ISHP: Virusi nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por vetëm nga mushkonjat

25.08.2026
10.3k
U arrestua për spiunazh, Fatmir Sheholli i dha 1 mijë euro Milaim Zekës për të publikuar materiale nga shërbimi sekret serb
Aktualitet

U arrestua për spiunazh, Fatmir Sheholli i dha 1 mijë euro Milaim Zekës për të publikuar materiale nga shërbimi sekret serb

25.08.2026
10.3k
Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar
Aktualitet

Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar

25.08.2026
10.4k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Si u mashtrua Kambisti në Tiranën nën emrin e Bashkim Ulajt

Si u mashtrua Kambisti në Tiranën nën emrin e Bashkim Ulajt

24.08.2026
10.4k
Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

Kryeministri Mickoski në Pustec, për të dytën herë luhet vetëm himni maqedonas; kryebashkiaku kërkon ndjesë

21.08.2026
10.4k
Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

23.08.2026
10.4k
Çelniku e zgjidhi hallin, por çfarë të bëjnë të tjerët që nuk i luten dot Ramës për rrugën?!

Çelniku e zgjidhi hallin, por çfarë të bëjnë të tjerët që nuk i luten dot Ramës për rrugën?!

24.08.2026
10.4k
Ishte larguar nga banesa, gjendet i pajetë 42-vjeçari në Tiranë, ja për çfarë dyshohet

Djali i sëmurë mendor vr*u nënën me sqepar dhe pla*osi rëndë babanë, policia tregon çfarë ndodhi në Lushnje

24.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

23.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia

“Visi i Garave” u kap me një tjetër në vilë, dhunoi bashkëshorten dhe u përlesh me Policinë

23.08.2026
10.4k
Kamerat zbardhin minutë pas minute vrasjen e portugezit në Ksamil: U fut në det për të shpëtuar…

Kamerat zbardhin minutë pas minute vrasjen e portugezit në Ksamil: U fut në det për të shpëtuar…

23.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.