Një arratisje nga burgu raportohet se ka ndodhur në Durrës.
Mësohet se një i burgosur është arratisur nga shërbimet e Burgut të Durrësit, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i arratisuri është i burgosur Altin Ndoci, i cili ndodhej i shtruar në spital në momentin e ngjarjes.
Ndoci është në burg që prej muajit maj 2020 dhe akuzohej për vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhisë, si edhe Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur menjëherë kërkimet për kapjen e tij.














