E hënë, 24 Gusht, 2026
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Gazeta Korrieri
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Koncesionet/ Hiqen kontratat me 1 EURO, ja ndryshimet në ligjin e ri të PPP-ve

Korrieri nga Korrieri
14.01.2026
në Aktualitet, Slider
A A
Koncesionet/ Hiqen kontratat me 1 EURO, ja ndryshimet në ligjin e ri të PPP-ve
103
NDARJE
10.3k
SHIKIME
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Kontratat e partneritetit publik-privat tashmë do të trajtohen me një ligj tërësisht të ri, ku është hequr edhe koncepti i dhënies në përdorim të pasurive publike me vlerën simbolike 1 euro.

Ligji i ri për “koncesionet dhe partneritetin publik privat” është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi më 28 janar.

Por cilat janë risitë që sjellë ky ligj?

Ligji vendos rregulla të qarta për planifikimin, dhënien, administrimin dhe mbikëqyrjen e kontratave të koncesionit, duke u mbështetur në parimet e transparencës, mosdiskriminimit, proporcionalitetit dhe sigurisë juridike. Konkretisht, për çdo koncesion duhet të jetë bërë paraprakisht studimi i fizibilitetit i miratuar edhe nga Ministria e Financave, pasi të jenë analizuar të gjitha kostot-përfitimet dhe mundësitë me rrezik për buxhetin e shtetit.

Në ligj vendosen kritere të forta që njësitë vendore (Bashkitë) të mos hyjnë në kontrata afatgjata pa pasur kapacitete financiare dhe parashikohet që ranë çdo institucioni do të krijohen njësitë e posaçme që do të monitorojnë zbatimin e kontratës në kohë reale. Po ashtu, parashikohet Funksionalizimi i plotë i Regjistrit Elektronik të Koncesioneve, ku do të publikohen dokumentet e procedurave.

Sipas ligjit, para nënshkrimit të kontratës, autoriteti  kontraktues ose enti kontraktues merr nga ofertuesi  më i suksesshëm garancitë e kërkuara për realizimin  e kontratës dhe instrumentet e sigurisë si  kompensim për dëmin që mund të shkaktohet si pasojë e dështimit të koncesionarëve/partnerëve  privatë për të përmbushur detyrimet e parashikuara.

Sigurimi i kontratës së koncesionit/ partneritetit publik privat të shërbimeve  publike do  të jetë deri në 5% të vlerës së kontratës. Kjo masë mund të reduktohet në mënyrë përpjesëtimore gjatë  ekzekutimit të kontratës, por në asnjë rast gjatë  kohëzgjatjes së saj nuk mund të jetë më e vogël se  25% e vlerës fillestare të sigurimit.

Sigurimi i kontratës së koncesionit/partneritetit publik privat të punëve publike do të jetë deri në 5% të vlerës së ndërtimit, ndërsa pas periudhës së ndërtimit do të jetë deri në 5% të vlerës së mbetur të kontratës.

Sa i takon tarifave të koncesionit, shuma dhe mënyra e kompensimit  monetar duhet të specifikohet konkretisht në dokumentet e  tenderit dhe në kontratën e koncesionit/partneritetit  publik privat.

Nga tarifa e koncesionit do të përjashtohen koncesionet/partneritetet publike private, që  aplikohen në fushën e shëndetësisë dhe në fushën e  sportit. Në rast mospagese, urdhri i ministrit përbën titull ekzekutiv për bankat e nivelit të dytë.

Afati i kontratave do të jetë në varësi të punëve ose shërbimeve të  kërkuara. Për kontratat që zgjasin më shumë se 5 vjet, afati maksimal nuk duhet të kalojë kohën e arsyeshme për rikuperimin e investimeve dhe një kthim mbi kapitalin e investuar.  Sipas ligjit, lejohet ndryshimin e kontratës jo më herët se 2 vjet nga fillimi i zbatimit, nëse kjo është parashikuar në dokumentet fillestare.

Nënkontraktimi nuk duhet të tejkalojë 50% të vlerës së përgjithshme të kontratës. Autoriteti kontraktues miraton nënkontraktorët përpara lidhjes së nënkontratës dhe operatori ekonomik kryesor mbetet plotësisht përgjegjës për zbatimin e kontratës, pavarësisht nënkontraktimit. Operatorët do të kenë të drejtë për transferim kontrate nëse subjekti  i tretë përmbush kriteret e kualifikimit, të përcaktuara në dokumentet e tenderit, por vetëm pas marrjes së miratimit paraprak nga ministria përgjegjëse për financat.

Ligji përcakton se Autoriteti ose enti kontraktues mund të  ndërpresë kontratën kur koncesionari/partneri  privat nuk mund të kryejë detyrimet e veta, për  shkak të paaftësisë paguese, shkeljeve serioze apo  çështjeve të tjera, që pengojnë apo nuk lejojnë  vazhdimin e kontratës apo dështon në sigurimin e financimit të projektit brenda 12 muajve, përveç rasteve kur është parashikuar ndryshe në kontratë.

Risitë e ligjit të ri të koncesioneve

Analizë e fizibilitetit teknik dhe financiar para miratimit të projektit;

Çdo projekt me ndikim financiar, miratimin ex-ante nga Ministria e Financave;

Bashkitë nuk lejohet të firmosin kontrata afatgjata pa pasur kapacitete financiare;

Krijohen njësitë e posaçme për monitorimin e kontratave në kohë reale;

Funksionalizimi i plotë i Regjistrit Elektronik të Koncesioneve;

Garanci, 5% e vlerës së kontratës./scantv

Para

E RËNDË në Këlcyrë/ Konflikt në familje, 30-vjeçarja merret me forcë në makinë dhe dhunohet nga vëllai dhe xhaxhai i saj!

Pas

“Nuk kishte besim te drejtësia”/ Babai i Altin Ndocit thirrje të birit: Dorëzohu…

Nga Kategoria

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë
Aktualitet

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

23.08.2026
10.4k
Visi i garave dhunoi dhe kërcënoi gruan me armë, si e arrestoi policia
Aktualitet

“Visi i Garave” u kap me një tjetër në vilë, dhunoi bashkëshorten dhe u përlesh me Policinë

23.08.2026
10.4k
Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?
Aktualitet

Mbledhja me “dyer të mbyllura” në Pogradec, çfarë kërkoi Rama?

23.08.2026
10.3k
ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?
Aktualitet

ÇUDIA/Pse krutani qëlloi me armë ndaj zjarrfikësve që po shuanin zjarrin!?

23.08.2026
10.3k

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Protestat e studentëve “gjunjëzojnë” Vuçiçin, Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme

21.08.2026
10.4k
Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

Sterilizimi ndryshon “formë”, jo përfituesit/ OSHIS nis me “këmbën e gabuar”, i jep 1.7 mln euro pa garë kompanisë të ish-drejtorit të koncesionarit

21.08.2026
10.4k
Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

Zgjerohet skandali, sanitarja që ndërronte orat Rolex dhe florinjte me prodhime false kishte “goditur” 6 familje të pasurish në Tiranë

23.08.2026
10.4k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k
Aksioni i SPAK: Zbardhen emrat e inspektorëve të IMT-së, dy të arrestuar dhe dy në kërkim 

I akuzuar për trafikimin e 7.5 tonëve kokainë, ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka

21.08.2026
10.4k
VIDEO/ Dalin pamjet e papublikuara të arrestimit të “El Chapos”: Njerëzit e mi kanë marrë porosi të mos bëjnë gjë nëse kapem

VIDEO/ Dalin pamjet e papublikuara të arrestimit të “El Chapos”: Njerëzit e mi kanë marrë porosi të mos bëjnë gjë nëse kapem

23.08.2026
10.4k

Boom-i Javës

Rama sulmon protestuesit nga Thethi: Sharlatanë, delirantë dhe ekstremistë, që kundërshtojnë investimet e huaja

Rama gati largimet, po i mbledh ministrat në Pogradec t’u japë lajmin e keq

21.08.2026
10.5k
Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

Nga Dhërmiu po fryn erë shkarkimesh: Rama përgatit furtunën në qeveri dhe administratë

20.08.2026
10.4k
“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

“Jemi me zemër të thyer”, shkolla në zi për 15-vjeçarin Alvi Muhaxhiri pas aksidentit tragjik në Manzë

20.08.2026
10.4k
“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

“Po largohem, ju dua shumë” – Kishte marrë leje, arratiset nga burgu i Reçit, Petrit Ndoci

21.08.2026
10.4k
Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

Kush po bën pazar me Bankers?/ Si po “harrohen” 240 milionë dollarët që Shqipëria fitoi në arbitrazh

21.08.2026
10.4k
Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

Foto hot/ Kim Kardashian “ndez” rrjetin, pozon me të brendshme leopardi!

21.08.2026
10.4k

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shfaq të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Investigim
  • SPAK News
  • Botë
  • Show Bizz

© 2026 Gazeta Korrieri.